GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Rama është i tmerruar se fundin e ka të lidhur dhe të njëjtë me Veliajn

16:35 - 12/02/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Rama është i tmerruar se fundin e ka të lidhur dhe të njëjtë me Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar pas qëndrimeve të forta të kryeministrit Rama, për arrestimin dhe hetimet e zhvilluara për kryebashkiakun Erion Veliaj.

Sipas Bardhit, Rama është shqetësuar jo për arrestimin e kryebashkiakut Veliaj apo se ai “humbi statusin e të paprekshmit”, por se në Shqipëri ka gjyqtarë dhe prokurorë që arrestojnë pa lejen e tij dhe se pom e kupton që fundin e ka të lidhur dhe të njëjtë me Veliajn

Reagimi

Lufta reale ndaj korrupsionit qeveritar është e vetmja mundësi që Shqipëria të ecë përpara në rrugën e saj të integrimit europian. Tërbimi i këtyre 48 orëve i Edi Ramës ndaj drejtësisë ka të bëjë vetëm me faktin se po kupton që fundin e ka të lidhur dhe të njëjtë me Erion Veliajn! Sepse të korruptuarit e kanë fundin të njëjtë…..në burg!

Do të mjaftonin:

  • 100 mije euro cash të gjetura në zyrën e bashkëshortes së Erion Veliajt (aq sa është paga totale e kryebashkiakut në 4 vjet);
  • 850 mijë euro vetëm blerje online;
  • 1 milionë e 100 mijë euro përfitime në vetëm 9 episode gjatë ushtrimit të detyrës;
  • 850 mijë euro të sekuestruara në llogari bankare;
  • një prokuror dhe një gjyqtar profesionist dhe i vendosur për të luftuar korrupsionin,

që shqiptarët të shihnin fytyrën e vërtetë të Edi Ramës në raport me drejtësinë.

Erion Veliaj ishte dhe mbetet simbol i korrupsionit në Shqipëri!

Me bekimin dhe ndihmën e Edi Ramës, u shndërrua shpejt në njeriun që braktisi interesin e qytetarëve shqiptarë dhe veçanërisht të qytetarëve të Tiranës, për t’u kujdesur vetëm për mirëqënien personale dhe të familjes së tij. Sipas të dhënave në dosje, ai rezulton deri më sot të jetë jo vetëm i korruptuar, por edhe i vetmi zyrtar publik në detyrë që ka guxuar me shkrim të intimidojë dëshmitar, hetues apo prokurorë, me qëllimin e vetëm që të vijonte të gëzonte statusin i paprekshëm.

Por, tërbimi i Edit dhe Erionit ndodh për motive të ndryshme. Ndërsa Erion Veliaj tërbohet se humbi statusin i paprekshëm, Edi Rama nuk shqetësohet nga arrestimi i Erion Veliajt apo humbja prej tij i statusit i paprekshëm.

Edi Rama po shqetësohet sepse po kupton atë që kam thënë gjithmonë, që nga dita e parë e ngritjes së strukturave të posaçme, se në Shqipëri ka prokurorë dhe gjyqtarë që arrestojnë edhe pa lejen e Edi Ramës, apo se ka prokurorë dhe gjyqtarë të ndershëm, të pavarur dhe me integritet që e kanë seriozisht luftën ndaj korrupsionit.

Edi Rama do të kishte nevojë për prokurorë e gjyqtarë që i shantazhon, i kërcënon dhe që i japin çertifikatë ndershmërie pa asnjë hetim Ols Ramës, që nuk luftojnë korrupsionin real që po i merr frymën Shqipërisë, apo që marrin urdhra nga zyrat e PS. Por, për shqiptarët është shumë herë më mirë që të shohin Edi Ramën që i merret fryma, ulëret, kërcet dhëmbët e plakuara, sesa të vijojmë me të korruptuarit që i kanë marrë frymën Shqipërisë në 12 vjet.

Etiketa: BardhiKryesore1RamaVeliaj

Lajme të lidhura

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje

09:59 - 12/01/26
E rëndë në Greqi/ Djali dhe vajza mbysin babanë me jastëk, i ndihmon edhe dhëndri
Aktualitet

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

09:45 - 12/01/26
Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro
Aktualitet

Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

09:40 - 12/01/26
Para
Rama do t’ia japë privatit edhe Pallatin e Kongreseve, do veprohet si me stadiumin me kullë

Rama do t’ia japë privatit edhe Pallatin e Kongreseve, do veprohet si me stadiumin me kullë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqiponjat kapin dy të rinj me kanabis dhe lëndë piroteknike në makinë
Aktualitet

Shpërthim me lëndë plasëse në një servis në Vaun e Dejës, policia jep detaje

09:59 - 12/01/26

Një ngjarje e rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit të së hënës në fshatin Shelqet të Vaut...

Lexo më shumë
E rëndë në Greqi/ Djali dhe vajza mbysin babanë me jastëk, i ndihmon edhe dhëndri

Atentat në Greqi, plagosen me armë zjarri pronari shqiptar i një restoranti dhe djali i tij

09:45 - 12/01/26
Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

Nga Instagrami i Boçit te bizneset e Abules, skema 50 milionë euro që u hoq nga sekuestro

09:40 - 12/01/26
EMRAT/ U qëllua brenda në makinë, identifikohet viktima në Has

Ndryshime në polici, emërohen drejtuesit për Korçën, Lezhën dhe Durrësin (Emrat)

09:37 - 12/01/26
Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius

Mot i acartë në Qarkun Elbasan, termometri në zonat malore zbret në -15 gradë Celsius

09:02 - 12/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com