GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Rama nuk mund ta shkarkojë Ballukun, se janë bashkë në vjedhje

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Rama nuk mund ta shkarkojë Ballukun, se janë bashkë në vjedhje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, në një deklaratë të fortë për mediat, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po mbron Belinda Ballukun pas vendimit të GJKKO për pezullimin e saj nga detyra, duke vepruar si “avokat i një të pandehure” dhe jo si kryeministër i një vendi europian.

Bardhi theksoi se Rama refuzon ta shkarkojë Ballukun sepse, sipas tij, ajo e ka shantazhuar Kryeministrin për shkak të aferave të përbashkëta korruptive.

Pjesë nga deklarata:

Edhe pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të pezulluar zëvendës kryeministren dhe ministren e infrastrukturës dhe energjisë Belinda Balluku, kryeministri nuk u ngrit në lartësinë e një kryeministri europian dhe të shkarkonte të pandehurën nga prokuroria e posaçme. Ka një arsye pse Edi Rama nuk mundet ta bëjë këtë. Belinda Balluku e ka ulur në gjunjë dhe e shantazhon me aferat e përbashkëta të abuzimit me pushtetin.

Pra sot kemi një lajm të keq. Një vend, në vend që të mbrojë interesat e shqiptarëve, Edi Rama, kryeministri i vendit zyrtarisht është avokati i një të pandehur për abuzime miliona euro me tenderat publikë. Pse nuk ka fuqi Edi Rama që të shkarkojë Belinda Ballukun, por sfidon drejtësinë, sfidon shqiptarët dhe përbuz parimet themelore të çdo vendi demokratik perëndimor. Përgjigja është vetëm një. Ai është në krye të çdo afere korruptive në këtë vend. Edi Rama dhe Belinda Balluku janë bashkë në aferën e tunelit të Llogarasë.

Kompaninë fituese të tunelit të Llogarasë nuk e përcaktoi apo paracaktoi Belinda Balluku, por e paracaktoi Edi Rama dhe Belinda Balluku. Dhe siç ndodhen mesazhet e Belindës në telefonin e Evis Berberit për zbatimin e një urdhri të kundraligjshëm të shefit të saj, ashtu ndodhen edhe mesazhet e Edi Ramës në telefonin e Belinda Ballukut.

Kjo është fotografia e datës 3 qershor 2021, fiks tre muaj përpara se të hapej gara për tunelin e Llogarasë, që përcakton qartë se Edi Rama ka dalë dhe paracaktuar bashkë me Belindën e tij kompaninë fituese të tunelit të Llogarasë duke i dhënë 50 milionë më shumë sesa ç’ishte oferta gjatë garës së parë të anulluar. Kjo nuk bën vaki në asnjë vend të Europës, që kryeministri dhe zëvendësja e tij të pozojnë me kompanitë e paracaktuara përpara se të hapin garën duke shkelur konkurrencën e lirë.

 

Etiketa: BallukuBardhiRama

Lajme të lidhura

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe
Aktualitet

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes
Aktualitet

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Para
Bardhi: Rama nuk mund ta shkarkojë Ballukun, se janë bashkë në vjedhje

“Zgjedhjet ishin të lira”/ Bardhi sulmon Marta Kos: Edhe Rama do të turpërohej nga deklarata të tilla

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje
Aktualitet

Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, dyshohet për hakmarrje

22:43 - 11/07/26

Një atentat me armë zjarri tronditi mbrëmjen e së sotme Shkodrën, ku mbeti i vrarë Aleksandër Koçeku. Viktima u gjet...

Lexo më shumë
“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

“Rama i quan protestuesit sorra e korba”/ Gazetari Osman Stafa: Jeni shqiponjat që po luftojnë për Shqipërinë ndryshe

22:21 - 11/07/26
Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

Gent Progni ironizon në protestë koncertin e Kanye West: Sot ishte rritur çmimi i sufllaqes

22:01 - 11/07/26
Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

Publikohen formacionet zyrtare të çerekfinales Norvegji-Angli, Haaland sfidon Harry Kane

21:39 - 11/07/26
Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

Zyrtare/ Paolo Maldini emërohet drejtor teknik i Italisë

21:20 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com