GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bardhi shpërthen ndaj Ballukut: Flet ti për drejtësi! Je përfaqësuese e krimit…

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi shpërthen ndaj Ballukut: Flet ti për drejtësi! Je përfaqësuese e krimit…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka replikuar ashpër me zv.kryeministren Belinda Balluku, të cilën e ka quajtur si përfaqësuesen e krimit të organizuar në qeveri.

Shkak për sherrit janë bërë deklaratat e Ballukut se falë PS u realizua reforma në drejtësi dhe ndaj po vepron ndaj të korruptuarve.

“Reforma në Drejtësi është bërë nga PS, keni qenë aty dhe se bëtë kurrë dhe nëse  sot drejtësia është duke vënë në vend të drejtën e qytetarëve është duke u bërë për shkak të asaj reforme dhe transparencës që ka krijuar PS dhe qeveria. Këto historitë me ministrat që duhet të largohen, ju mund ta kërkoni por ministri do vazhdojë se po e bën punën mirë”, tha Balluku.

Por gjatë replikës, Gazment Bardhi ka thënë se Belinda Balluku ka çuar paratë e shtetit tek kompanitë e krimit të organizuar, ndërkohë që e ka quajtur zv.kryeministren si të përfshirë në korrupsion.

“Ajo gjezdis botën me lekët e shqiptarëve, na tregon ajo drejtësinë neve. Një përfaqësuese e krimit të organizuar, na flet për drejtësinë. Ke ti fytyrë të përmendësh drejtësinë?! Ti (Belinda Ballukut) je përfaqësuese e krimit të organizuar në qeveri”, tha Bardhi.

Replikat në Kuvend:

Belinda Balluku: Reforma në Drejtësi është bërë nga PS, keni qenë aty dhe se bëtë kurrë dhe nëse  sot drejtësia është duke vënë në vend të drejtën e qytetarëve është duke u bërë për shkak të asaj reforme dhe transparencës që ka krijuar PS dhe qeveria. Këto historitë me ministrat që duhet të largohen, ju mund ta kërkoni por ministri do vazhdojë se po e bën punën mirë.

Ministrja do ju njoftojë se si po merren masat për ata mjekë për të cilët jemi të tronditur dhe neveritur për gjithçka kanë bërë, dhe ndërkohë do nisim një kërkesë për ndryshimin e urdhrit të mjekut për t’i hequr licencën këtyre mjekëve për gjithmonë… Çfarë bëjmë ne për sistemin e Drejtësisë këtë e dinë të gjithë shqiptarët.

Dashnor Sula: Kur i kape? Pse s’i kape në tre vjet… Mos fol kot o burri i dheut…

Gazment Bardhi: I çove lekët e shtetit të kompanitë e krimit dhe shkojë bëjë shoping me leket e shtetit. Kujt i flet ajo për drejtësinë?!

Lindita Nikolla: Ty të flet për drejtësinë dhe të gjithë të tjerëve.

Gazment Bardhi: Ajo (Belinda Ballukut) është e korruptuar…

Lindita Nikolla: Ju flasim për drejtësinë dhe të gjitha të tjerat që po behën. Ulu në vend…

Gazment Bardhi: Ajo gjezdis botën me lekët e shqiptarëve, na tregon ajo drejtësinë neve. Një përfaqësuese e krimit të organizuar, na flet për drejtësinë.

Lindita Nikolla: Ju tërheq vërejtjen…

Gazment Bardhi: Aman dhe ti (Nikollës) me këto vërejtje.

( Balluku ndërhyn nga vendi pa mikrofon)

Gazment Bardhi: Ke ti fytyrë të përmendësh drejtësinë?! Ti (Belinda Ballukut) je përfaqësuese e krimit të organizuar në qeveri.

Ina Zhupa: Ti je përfaqësuese e një qeverie që deri më sot nuk ka çuar asnjë dosje vetë në SPAK, si përfaqësuese e një qeverie që s’ka kallëzuar asnjë nga njerëzit dhe i zbulon vetëm kur i kap SPAKU ju duhet të kishit turp dhe ky parlament sot duhet të kishte pranuar interpelancën për skandalin te Onkologjikut.

 

 

Etiketa: BallukuBardhi

Lajme të lidhura

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa
Aktualitet

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26
Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë
Aktualitet

Një vilë luksoze në këmbim të tenderit, si e fshehu Belinda Balluku pronën e dytë në Palasë

08:30 - 11/09/26
Para
Video që tregon se drejtuesit e spitalit e dinin ç’ndodhte tek spitali Onkologjik

Video që tregon se drejtuesit e spitalit e dinin ç’ndodhte tek spitali Onkologjik

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati
Aktualitet

Deputeti demokat Luan Baçi paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

10:41 - 11/09/26

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, është paraqitur këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe...

Lexo më shumë
Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

Rama shkarkon nga detyra Besfort Lamallarin, ja kush vjen në postin e ministrit të Brendshëm

10:11 - 11/09/26
Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

Trajneri i Fenerbahces deklaroi dorëheqjen, shpërthen presidenti: İsmail Kartal nuk lëviz, vendos unë këtu

09:57 - 11/09/26
Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

Shqipëria po zbrazet nga të rinjtë, edhe ata që mbeten nuk kanë ku të punojnë

09:28 - 11/09/26
Marjana Koçeku ironizon Ramën: Flasin për besën njerëz që nuk ia kanë idenë çfarë është besa

“Të parët e rajonit në PISA”/ Reagon Koçeku: Rezultatet janë të manipuluara, shumë shkolla nuk u testuan!

08:54 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com