GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: SPAK të hetojë kullat e resortet, pastrohen 1.6 mld euro

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi mbledh grupin parlamentar të PD-së, ‘rikthimi’ i Bashës ndez debate
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ka drejtuar një thirrje SPAK që të hetojë lejet për kullat dhe resortet.

Bardhi tha se duhen hetuar lidhjet Qeveri-Bashki-Trafikatë, ndërsa shkruan në rrjetet sociale se në Shqipëri pastrohen në sektorin e ndërtimit 1.6 mld euro.

“A mund të ndodhë kjo pa dijeninë e 2 njerëzve që japin lejet kryesore të ndërtimit, Edi Ramës dhe Erion Veliajt? Përgjigja është: Jo, kurrë! Kushdo që orienton debatin, duke anashkaluar këtë fakt, i shërben parasë së pistë.

Këtë qendrim kemi mbajtur si grup parlamentar, edhe në korrik, kur u diskutua nisma e koleges Jorida Tabakut për të përmirësuar ligjin kundër pastrimit të parave. Nuk ka asnjë dyshim, se ata që janë ortakë në pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit, nuk mund të pranojnë veprimin e ligjit kundër tyre. Prandaj, jemi sot vendi ku qeveria, bashkia, të korruptuarit dhe trafikantët e drogës janë ortakë mes tyre me leje ndërtimi dhe pastrimi parash. 👇

Si një nga deputetët që kam ngritur vazhdimisht zërin dhe kam sjellë fakte për denoncimin e përfshirjes së qeverisë dhe bashkisë në biznesin e pastrimit të parave përmes kullave shumëkatëshe ripërsëris thirrjen për SPAK-un që të tregojë se është më i fuqishëm se korrupsioni politik dhe se krimi i organizuar.

2 vjet më parë, SPAK-u hapi një hetim, pasi në përgjimet e Antimafias italiane u zbulua se lejet e ndërtimit në Tiranë jo vetëm blihen me para të pista, por ndërtimi i kullave, me firmën e Ramës dhe Veliajt, shërben për pastrimin e parave të krimit të organizuar.

Qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të dinë çfarë po bëhet me këtë hetim. Heshtja e Prokurorit të Përgjithshëm dhe e SPAK-ut nuk i shërben interesit publik.

Nisja për ndërtimin e kullës më të lartë në Ballkan në qendër të Tiranës, duke zaptuar një tjetër hapësirë zë gjelbër, ka bërë të domosdoshëm ndërhyrjen e drejtësisë për të hetuar procedurat e marrjes së lejes, pronarët reale, si dhe burimet e financimit. Dhe jo vetëm për këtë rast. Duhet hetuar çdo leje e ngjashme në Tiranë dhe në Bregdetin e Shqipërisë, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë veshur kostumin e investitorit strategjik”, tha Bardhi.

Etiketa: BardhihetimeKryesore1kullaresorteSpak

Lajme të lidhura

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA
Aktualitet

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu
Aktualitet

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26
SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!
Aktualitet

SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

11:34 - 11/09/26
Para
Rikthehet COVID-19? Shtrohen në spital fëmijë të infektuar

Rikthehet COVID-19? Shtrohen në spital fëmijë të infektuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki
Sport

Finlandë–Shqipëri, dalin në shitje biletat për tifozët kuqezi në Helsinki

12:10 - 11/09/26

Tifozët shqiptarë tashmë mund të sigurojnë biletat për të ndjekur nga afër Kombëtaren kuqezi në transfertën ndaj Finlandës, e vlefshme...

Lexo më shumë
Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

Punimet e Konventës Republikane në Dallas, Berisha takim me drejtues të lartë të drejtësisë në SHBA

11:50 - 11/09/26
Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

Qeveria shpërthen ndaj Ahmetajt pas audiopërgjimit për trafikun e armëve: Të ketë guximin të vijë këtu

11:40 - 11/09/26
SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

SPAK merr nën hetim deputetin Luan Baçi, akuzohet për fshehje pasurie!

11:34 - 11/09/26
“O hajdut!”/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, qytetarë e presin me protesta

“O hajdut!”/ Ish-ministri Ilir Beqaj paraqitet në SPAK, qytetarë e presin me protesta

11:11 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com