GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bardhi: Tirana vazhdon të mbetet me plehra, pa ujë dhe pa rrugë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Tirana vazhdon të mbetet me plehra, pa ujë dhe pa rrugë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrugët dytësore të njësisë administrative nr. 9 në Tiranë janë të shkatërruara. Prej vitesh nuk është bërë asnjë investim për shtrimin e tyre, kanalizimin apo ujin e pijshëm.

Banorët shprehin shqetësimin se kjo situatë nuk ka marrë asnjëherë zgjidhje ndonëse përfaqësues të Bashkisë Tiranë i kanë premtuar investime apo legalizime në këmbim të votës. Prej 11 vitesh është shtruar rrjeti i ujësjellësit, por banorët e kësaj zone në qendër të Tiranës thonë se në shtëpitë e tyre nuk kanë ujë nga ky rrjet.

Zëdhënësja e fushatës së opozitës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi bashkëbisedoi me banorët të cilët shprehën shqetësimet e tyre.

“Kam 32 vjet që kam ardhur këtu dhe është kjo rrugë që shikoni që përmbytet sa bie shiu i parë. Kanë ardhur ta shtrojnë, e kanë filluar asfaltin mandatin e parë dhe ne nuk i lejuam sepse ne kërkuam kanalizimin. Kush ka fituar tenderin për ujin e pijshëm ka shtruar tubat dhe sahatin. Ka 11 vjet që është bërë ky investim dhe ujë nuk ka. Kanë ardhur para 5 muajsh dhe kanë vënë një kapak pusete.  Plehrat në lagje ashtu do jenë deri sa të jenë këta”, tha një banor.

Ndërsa një tjetër banor theksoi: “Kam ardhur që në vitin 1992 në këtë lagje. Kur vijnë për vota shtrëngohen dhe thonë, do t’i bëjmë legalizimet. Sa mbarojnë votimet, nuk i shohim më. Shiheni rrugën. Që nga 1992-shi, rruga është kështu. Ujin nuk e kemi të mirë, ne e blejmë me makina, ujin e pijshëm.”

Kryetarja e degës së PD, Eda Grimci për njësinë administrative 9, tha se bashkia hedh asfalt elektoral për të mashtruar qytetarët e për t’i marrë votën por në të vërtetë është po kjo bashki e cila në drejtimin e Erjon Veliajt nuk ka investuar asgjë, ndryshe nga sa propagandon.

Etiketa: Kryesore1plehraTiranauje

Lajme të lidhura

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26
Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:01 - 15/11/26
“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…
Aktualitet

“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…

17:42 - 15/11/26
Para
Xi Jinping në Rusi, Ukraina e shqetësuar

Xi Jinping në Rusi, Ukraina e shqetësuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës
Aktualitet

Protesta para Kryeministrisë/ Qytetarja: Shteti bashkëpunon me mafian, kërkojmë dorëheqjen e Ramës

19:26 - 15/11/26

Protesta kundër qeverisë vijon për të 169-ën ditë radhazi, ndërsa qytetarë dhe protestues kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe...

Lexo më shumë
Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen sërish para Kryeministrisë, kërkojnë dorëheqjen e Ramës

19:01 - 15/11/26
Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit

Shqipëria e mbyll në avantazh pjesën e parë me Bjellorusinë, edhe 45 minuta për arritjen e objektivit

18:57 - 15/11/26
Zhbllokohet sfida në Budapest, Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë ndaj Bjellorusisë

Zhbllokohet sfida në Budapest, Manaj kalon në avantazh kuqezinjtë ndaj Bjellorusisë

18:39 - 15/11/26
Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

Vrasja e Artjol Ramajt në Spanjë/ Konflikti për 5 euro i mori jetën shqiptarit, Prokuroria kërkon 22 vite burg për autorin

18:03 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com