GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bardhi: Transporti falas rrit standardin e jetesës, ulet ndotja…

11:32 - 29/03/23
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Bardhi: Transporti falas rrit standardin e jetesës, ulet ndotja…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, Silvi Bardhi ka sqaruar opinionin në lidhje me propozimin e Belind Këlliçi për transport publik falas.

Në një deklaratë nga selia blu, Bardhi ka evidentuar 250 vende të botës në të gjitha kontinentet që ofrojnë një shërbim të tillë falas për banorët e tyre, si dhe ka theksuar se transporti publik falas do të ulë kostot e jetesës, do të ulë ndotjen dhe do të shtojë vendparkimet.

Deklarata:

Erjon Veliaj është zënë ngushtë, pasi propozimet e Belind Këlliçit dhe platforma që ai ka për qytetarët, për problemet që ata hasin, zgjidhjet që ai ofron dhe masat për uljen e kostove të jetesës, po e nxjerrin zbuluar qeverisjen e keqe të Tiranës në këto 8 vite.

Projekti i Belindit për transportin falas duket se ka prishur rëndë qetësinë e Veliajt, i cili në këto dy mandate ka shtuar barrën mbi njerëzit, ka rritur taksat dhe tarifat, dhe ka ofruar shumë pak shërbime.

Në përgjigje të qëllimit dashakeq për keqinformimin e publikut, e vërteta është se ekziston Charm City Circulator sikurse quhet shërbimi publik i transportit që ofrohet falas në qendrën e qytetit të Baltimorës prej vitit 2010.

Përbëhet nga katër linja të cilat mbulojnë rrugët kryesore të qytetit, vendndodhjet më të rëndësishme, stacionet kryesore si dhe shërbimin Ëater Taxi Harbour Connector.

Ky i fundit është gjithashtu një tjetër shërbimi falas i transportit publik nëpërmjet trageteve detarë që lidh gjashtë porte urbane të gjirit Chesapeake.Sot ka rreth 250 lokacione në botë që ofrojnë pjesërisht ose plotësisht transportin publik falas.

Shembujt variojnë nga transport publik plotësisht falas në qytete si Talini në Estoni, Kansas City në SHBA e Chengning në Kinë e deri tek transporti publik që ofrohet falas në mënyrë të pjesshme sikurse ndodh në qytete si Perthi i Austrialisë apo edhe konkretisht Baltimorë në SHBA.

Transporti pa pagesë përbën një shërbim publik tjetër të nevojshëm që iu jepej taksapagueseve në këmbim të tatimeve të mbledhura prej tyre, sikurse përdoren pa pagesë shkollat apo rrugët, të cilat gjithashtu financohen nga taksat e qytetarëve.

Ky fakt tremb Veliajn dhe ortakët e tij të cilët këto taksa i kanë shpërdoruar për xhepat e tyre pa iu dhënë diçka në këmbim qytetarëve.

Detyra e qeverisjes lokale është që të ofrojë shërbime publike për taksat që mbledh, dhe Belind Këlliçi do e ndryshojë traditën aktuale ku paratë e taksapaguesve shkojnë për inceneratorë, për tendera korruptivë, për propagandë apo për punësim militantësh partiakë.

E njëjta gjë vlen për pronat publike që jepen për shërbëtorët e qeverisë ndërkohë që në ato territore ishte e parashikuar që të ndërtohej një shkollë e mesme për një zonë që ka nevojë sepse ka një popullsi sa Korça.

Plani i Belind Këlliçit është që të sjellë ndryshimin e kërkuar prej qytetarëve, dhe me taksat e mbledhura të mbulojë koston e transportit publik.

Në këtë mënyrë ka për ta ofruar atë falas për qytetarët sepse kështu ul koston e jetesës së qytetarëve, të cilët paguajnë më shumë se 6% te buxhetit te familjeve shqiptare për transport.

Duke bindur qytetarët që të heqin dorë nga makina për të përdorur transportin publik falas, do të shfryhet trafiku nëpër rrugë, do të ulet ndotja e ajrit dhe e zhurmave, shpejtohet qarkullimi dhe shtohen vendet e lira për parkim.

 

 

 

 

Etiketa: BardhiKryesore1transport

Lajme të lidhura

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses
Breaking Views

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Berisha: Të shtunën në orën 18:00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës
Lajme

Berisha: Të shtunën në orën 18:00 qytetarët do protestojnë për arrestimin e Ramës

19:21 - 23/02/26
Kushtetuesja i jep të drejtë PD: Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve
Breaking Views

Kushtetuesja i jep të drejtë PD: Shfuqizohet vendimi i Kuvendit për numrin e komisioneve

16:40 - 23/02/26
Para
Bënte manovra me makinë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Bënte manovra me makinë, arrestohet 25-vjeçari në Tiranë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës
Ekonomi & Sociale

“Fatkeqësi natyrore?” Inxhinieri Ngjeqari rrëzon justifikimin e Ramës për shembjen e rrugës

23:17 - 23/02/26

Inxhinieri me përvojë, Xhevair Ngjeqari, i ftuar nw “Studio 24”, e sheh problemin e krijuar me rrugët në aksin e...

Lexo më shumë
E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

E pohoi Kryeprokurori Braho: Balluku shkon në punë, edhe pas vendimit të Kushtetueses

22:38 - 23/02/26
Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

Skandali “Balluku”/ Përdori njerëz të krimit për të kërcënuar dëshmitarët

22:17 - 23/02/26
Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

Aksident fatal në Tropojë/ 34-vjeçari humb jetën, pasagjeri në gjendje kritike

21:10 - 23/02/26
Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

Transferimi/ Egnatia finalizon detajet e shitjes së futbollistit

20:19 - 23/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com