Shqipëria do të luajë sonte një ndeshje për “jetë a vdekje” kundër Polonisë, e vlefshme për fazën Play Off të Botërorit. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho do të tentojnë me çdo kusht të marrin një rezultat pozitiv, paçka se në letër duket e vështirë.
Polonia është një kundërshtar që e njohim mirë, madje para 3 vitesh ishte trajneri brazilian që deklaronte në konferencë për shtyp: “Lojtarët tanë do ta hanë barin”. Edhe pse kuqezinjtë u mposhtën minimalisht, paraqitja kundër Polonisë ishte e jashtëzakonshme duke treguar menjëherë dorën e trajnerit të ri pas largimit të Edi Rejës. Në Tiranë, Shqipëria dhuroi spektakël teksa i mposhti polakët 2-0 me gola të Jasir Asanit dhe Mirlind Dakut.
Megjithatë, sonte gjithë prozhektorët janë drejtuar nga Varshava, aty ku do të zbresin “luftëtarët” tanë. Ndeshja Poloni – Shqipëri është programuar të zhvillohet në orën 20:45.










Discussion about this post