GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Barometri: Shqiptarët, më të shqetësuarit nga rritja e çmimeve

07:56 - 20/07/23
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Inflacioni më i lartë në 2 dekada, shqiptarët paguajnë çmimet më të larta!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur bota u mbërthye nga inflacioni i lartë pas luftës në Ukrainë, Shqipëria kishte rritjen më të ulët të çmimeve në rajon, por Barometri i Ballkanit 2023 nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) gjeti se vendi ynë kishte përqindjen më të lartë të popullsisë së pakënaqur nga çmimet.

Sipas anketës, 65% e popullsisë së Shqipërisë ishte shumë e pakënaqur nga niveli i lartë i çmimeve. Niveli i pakënaqësisë ishte më i lartë dhe me diferencë nga vendet e tjera, ku 47% të qytetarëve të rajonit shprehen pakënaqësi.

Shqipëria kishte nivelin me të ulët të inflacionit gjatë vitit të kaluar me 6.7%, ndërsa mesatarja rajonale e inflacionit ishte 12% vitin e kaluar. (shiko grafikun e mëposhtëm).

Pas Shqipërisë, më të shqetësuarit për çmimet ishin qytetarët e Malit të Zi, të cilët në masën 55% ishin të pakënaqur, por ndërkohë inflacioni në Malin e Zi vitin e kaluar u rrit në nivele dyshifrore 13%.

Në Maqedoninë e Veriut, 54% e qytetarëve ishin shumë të pakënaqur me nivelin e çmimeve, teksa inflacioni vitin e kaluar u rrit me 14.2%, niveli më i lartë rajonal.

Rreth 46% e qytetarëve të Serbisë ishin të pakënaqur me çmimet vitin e kaluar, teksa inflacioni në këtë vend u rrit me 11.6%.

Më herët këtë vit institucionet financiare ndërkombëtare kanë zbuluar se treguesi i inflacionit në Shqipëri nuk paraqet realitetin.

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në një studim për efektet e inflacionit në vendet e Ballkanit Perëndimor tregoi se rajoni po përballet ketë periudhë me nivelet më të larta të rritjes së çmimeve që nga rënia e regjimeve moniste në vitin 1990.

Të dhënat nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor (Serbia, Shqipëria, Bosnja, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Kosova) tregojnë se rritja e çmimeve ka qenë më e fortë për grupin e produkteve ushqimore duke e bërë më të ashpër rritjen e çmimeve në një Rajon ku varfëria është ende në nivele të larta.

Teksa inflacioni në tërësi shfaqi nivel të ulët vetëm 6.7 për qind në raport me Rajonin, çmimet e ushqimeve u rriten me ritme dyshifrore në vendin mestaraisht me 12 për qind.

Shqipëria ka peshën më të lartë për shpenzimet për ushqime në Europë, me 42% të totalit të buxhetit, nga 13% që është mesatarja europiane.

Edhe në raport me rajonin, Shqipëria ka peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime. Për Maqedoninë e Veriut treguesi është rreth 31%, për BosnjëHercegovinën 29.5%, për Serbinë rreth 24%, për Malin e Zi 24.6%, sipas Eurostat (viti 2019). Të dhënat për Kosovën mungojnë nga Eurostat, por pesha është më e ulët se 40%, sipas statistikave kombëtare.

Por në Shqipëri peshës së lartë të ushqimeve në shpenzimet konsumatore i korrespondon një nivel më i ulët të ardhurash. Shqipëria vazhdon të ketë paga gati 30% më të ulëta se mestarja rajonale sipas të dhënave zyrtare, duke bërë që shqetësimet për çmimet të jenë më të mprehta në vendin tonë.

Kategoria kryesore e ushqimeve të shportës, si drithërat, vajrat vegjetale pësuan goditje të menjëhershme nga ndryshimet në tregjet ndërkombëtare, duke u rritur me 9.4% në Ballkan, në BE u rritën me vetëm 3.2%, ndërsa në Shqipëri, mbi 20%.

Së dyti, problemet strukturore të bujqësisë në rajon bëhen shkak për çrregullime të çmimeve që vijnë nga tregjet e brendshme. Por gjithashtu çmimet nga tregjet ndërkombëtare përçohen në nivele më të larta se ndryshimet reale.

 

Etiketa: CmimeShqiptare

Lajme të lidhura

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll
Breaking Views

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment
Breaking Views

Qarkullim me një korsi në rrugën Librazhd–Pogradec pas dëmtimeve në segment

18:57 - 19/02/26
Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’
Aktualitet

Dështimi i qeverisë me ujërat e zeza, miliona euro për pastrimin e Lanës i ‘mori lumi’

08:36 - 19/02/26
Para
Shqipëria, me mbështetjen më të ulët financiare nga BE

Shqipëria, me mbështetjen më të ulët financiare nga BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com