GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Barrikadat në veri, kamionët që bllokuan kufirin janë të ministrit në qeverinë e Kosovës

21:54 - 09/08/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Barrikadat në veri, kamionët që bllokuan kufirin janë të ministrit në qeverinë e Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në mesin e makinerive të rënda, me të cilat serbët në veri të Kosovës ngritën barrikada dhe bllokuan pothuajse të gjitha rrugët që çojnë në vendkalimet kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak, sipas hulumtimit të Radios Evropa e Lirë, kishte edhe automjete pothuajse identike me ato që përdoren nga shërbimet komunale serbe në komunat në veri të Kosovës. Këto shërbime, si Ndërmarrja Publike “Standard” nga Mitrovica Veriore, janë nën kontrollin e Listës Serbe, partisë udhëheqëse të serbëve në Kosovë që është e afërt me Partinë Progresive Serbe (SNS) të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Me datat 31 korrik dhe 1 gusht, kamerat e Radios Evropa e Lirë kanë regjistruar edhe praninë e punonjësve të kompanisë “Standard”, të cilët ishin me uniforma pune në barrikada. Drejtor i kësaj kompanie është Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, i cili është edhe ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës të kryeministrit Albin Kurti.

Radio Evropa e Lirë është përpjekur të kontaktojë me Rakiqin, por ai nuk është përgjigjur. REL i është drejtuar edhe Aleksandar Trajkoviqit, të cilin mediat vendore e prezantojnë si “udhëheqës” i ndërmarrjes “Standard”. Pyetjes se çfarë po bënin punëtorët dhe kamionët e asaj kompanie në barrikada, Trajkoviq i është përgjigjur se: “Duhet t’ia bëni drejtorit të kompanisë atë pyetje, unë vërtet nuk mund t’i përgjigjem kësaj pyetjeje për ju”.

Ai ka thënë se është “vetëm menaxher i sektorit ekonomik”.

Në faqen zyrtare të ndërmarrjes “Standard” thuhet se kjo kompani është e ngarkuar “për kryerjen e veprimtarive komunale në territorin e komunës së Mitrovicës”.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar të kontaktojë edhe me Aleksandar Spiriqin, kryetar i komunës paralele serbe në Mitrovicën e Veriut, lidhur me praninë e kamionëve të shërbimeve komunale serbe në barrikada, por ai nuk është përgjigjur. Përveç komunave paralele të Serbisë në Kosovë, të cilat nga autoritetet e Kosovës konsiderohen institucione ilegale, ka edhe komuna me shumicë serbe që punojnë sipas ligjeve të Kosovës, por në të cilat në pozita udhëheqëse janë po ashtu zyrtarët e Listës Serbe.

Për shembull, Zoran Todiq është kryetar i Komunës së Leposaviqit që funksionon sipas sistemit të Kosovës, por ai drejton edhe komunën paralele serbe. Shoferë të maskuar dhe kamionë pa targa në barrikada. Shumë nga kamionët në barrikada ishin pa shenja, disa edhe pa targa.

Megjithatë, një kamion cisternë që mund të shihet në pamjet e Radios Evropa e Lirë në Rudarë, ka pasur targat e Beogradit. Anash duket edhe një shirit i verdhë.

Më 16 maj 2019, Ndërmarrja Publike “Gradska çistoqa” (Higjiena e qytetit) nga Beogradi ua dhuroi një automjet identik përfaqësuesve të komunës paralele serbe të Zubin Potokut.

Për këtë ka raportuar edhe vetë ndërmarrja në ueb sajtin e saj.

Gjithashtu, në njërën nga fotot shihet një cisternë e ngjashme me atë që ndodhej në barrikadë, por nuk shihet numri i targës, pasi fotografia është bërë anash.

REL i është drejtuar Doganës së Kosovës me kërkesën për marrjen e numrit të targës së cisternës që ishte importuar në Kosovë nga Beogradi si donacion më 16 maj 2019, për qëllime të komunës paralele të Zubin Potokut. Megjithatë, Dogana nuk është përgjigjur.

Në barrikada, ekipi i REL-it ka filmuar edhe një kamion të bardhë për mbeturina, në të cilin është logoja e Ndërmarrjes Publike “Gradska çistoqa” (Higjiena e qytetit) nga Beogradi. Fotoja është e anës së djathë të kamionit dhe nuk duken targat, por dallohet logoja e ndërmarrjes.

Kjo kompani i ka dhuruar një kamion të tillë kompanisë “Standard” në Mitrovicën e Veriut më 18 qershor 2020. Këtë e ka bërë të ditur Administrata e Qytetit të Beogradit në faqen e saj zyrtare, së bashku me fotografitë nga ceremonia solemne në Mitrovicën e Veriut.

Siç shihet, në ceremoni ka marrë pjesë edhe nënkryetari i atëhershëm i kryeqytetit, Goran Vesiq, i cili ka bërë një foto para kamionit të dhuruar.

Radio Evropa e Lirë e ka kontaktuar Goran Vesiqin, tashmë ish-nënkryetar i Beogradit, përmes Viber-it, por ai nuk ka kthyer përgjigje.

REL-i, po ashtu i ka dërguar Ndërmarrjes Publike “Gradska çistoqa” (Higjiena e qytetit).

Kërkesë për qasje në informata me rëndësi publike, lidhur me numrat e targave të automjeteve të dhuruara komunave në veri të Kosovës REL-i i ka dërguar edhe Ndërmarrjes Publike “Gradska çistoqa” (Higjiena e qytetit). As ky institucion nuk është përgjigjur.

Përveç automjeteve, të cilat janë të lidhura me shërbimet komunale lokale, rrugët në veri të Kosovës janë bllokuar edhe nga kamionë të disa kompanive private nga Serbia. Një kamion i kuq kishte logon e kompanisë së “Srbija autoput” (Autostrada e Serbisë) në barrikadën në afërsi të Zubin Potokut.

Bëhet fjalë për një firmë private me seli në Beograd, e cila merret me ndërtimin e rrugëve dhe autostradave.

Drejtor dhe pronar i kësaj firme është Zhelko Jankoviq. Në dy vitet e fundit kjo kompani ka fituar rreth njëzet tenderë për ndërtimin, rindërtimin dhe mirëmbajtjen e rrugëve lokale në Serbi.

Radio Evropa e Lirë i ka dërguar kërkesë kësaj kompanie për dhënien e më shumë informatave për kamionët e tyre në barrikada, por përgjigje nuk ka kthyer deri në publikimin e këtij teksti. Askush nuk u është përgjigjur as thirrjeve telefonike.

Radio Evropa e Lirë ka kontaktuar edhe Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, lidhur me përdorimin e automjeteve komunale, por nuk ka marrë përgjigje.

Ndryshe, shoferët e kamionëve që bllokuan rrugët në veri të Kosovës më 31 korrik dhe 1 gusht mbanin kryesisht maska në fytyrë.

Në Jarinjë të Poshtme afër pikës kufitare me Serbinë, në pamjet e Radios Evropa e Lirë shihen se si dy burra, me maska në fytyrë, të armatosur dhe me jelekë antiplumb po qëndronin pranë barrikadave./REL/

 

 

Etiketa: barrikadatbllokuankamionetKosovëskufirinministratqeveriaveri

Lajme të lidhura

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë
Aktualitet

Certifikohet pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë

17:58 - 05/12/25
Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR
Kosovë & Rajon

Lista Serbe merr pushtetin në komunat veriore të Kosovës, të pranishme edhe forcat e KFOR

10:55 - 05/12/25
REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?
Aktualitet

REL: Çfarë po ndodh në shtëpinë e prokurorëve të Kosovës?

17:30 - 04/12/25
Para
Anëtarësimi në NATO i Finlandës dhe Suedisë, Biden firmos dokumentet

Anëtarësimi në NATO i Finlandës dhe Suedisë, Biden firmos dokumentet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri
Aktualitet

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25

Në lagjen Gostil të qytetit të Kukësit, situata është bërë e padurueshme. Sa herë që fillojnë reshjet, kolektori kryesor i...

Lexo më shumë
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Për AKSHI-n që i bien në qafë politikisht

Zhdukja misterioze e Daniel Shimës, Lala: AKSHI drejtohet nga banda kriminale

09:05 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com