GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha, akuza publike për OSHEE dhe Eurobondin, por i voton në Kuvend

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha, akuza publike për OSHEE dhe Eurobondin, por i voton në Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetët e Partisë Demokratike i binden urdhrit të kryetarit për të votuar në Kuvend projektligjet e propozuara nga socialistet ndryshe nga qëndrimet që mbajnë në opinionin publik. Prej kohësh deputetë të Partisë Demokratike kanë hedhur akuza ndaj OSHEE menaxhimit dhe abuzimeve të mëdha me fondet publike, por nga ana tjetër ata nuk kanë guxuar t’u qëndrojnë këtyre deklaratave dhe të votojnë kundër në kuvend por kanë abstenuar.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përpara nisjes së seancës plenare të së enjtes ka urdhëruar deputetët se si të votojnë në pikat që janë në rendin e ditës. Ndonëse detajet janë takuar në mbledhjet rutinë që bëhen përpara seancës në selinë blu, serish deputetëve demokratë u ka mbërritur një mesazh në të cilin shkruhet: “Përshëndetje! Për kujtesë për votimin: 1- Projektligji për Eurobond, votimi pro; 2- projektligji për huanë e OSHEE – abstenim; 3- projektligji për buxhetin faktik – kundër; 4- projektvendimi për ngritjen e komisionit hetimor për inceneratorët “PRO” sipas propozimit të PD”.

Siç duket qartë në mesazhin e mësipërm për projektligjin për Eurobondin të votohej pro. Pra demokratët janë pro vendimit të mazhorancës, por 12 minuta më vonë në telefonin e deputetëve ka mbërritur një tjetër mesazh në të cilin thuhej: “Më falni, ka një gabim, eurobond abstenim”.

Pjesa më e madhe e deputetëve u bindën symbyllur e siç duket në ketë njoftim të Kuvendit, për borxhin 700 milionë euro kanë votuar pro 78 deputetë të Partisë Socialiste e aleate si dhe 33 deputetë të Partisë Demokratike kanë abstenuar dhe vetëm 4 vota janë regjistruar kundër nga sekretaria e Kuvendit. E njëjta panoramë edhe për kredinë 70 milionë euro të OSHEE-së, ku kanë votuar pro 76 deputetë, 36 demokratë kanë abstenuar dhe vetëm 3 vota janë regjistruar kundër.

NNdonëse në deklaratat zyrtare PD vazhdimisht ka patur kritika për eurobondin, asnjëherë nuk ka dalë kundër marrjes borxh të 700 milionë eurove. Ndërsa deklaratave të mëparshme, edhe të numrit 2 të demokratëve për vjedhjet në OSHEE janë hedhur poshtë pas vendimit për të abstenuar për këtë projektligj.

Etiketa: deputeteeurobondKryesore1kuvendPDvotim

Lajme të lidhura

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur
Aktualitet

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
PD kundër projekt-kalendarit/ Bardhi: Të mos përfshihet Reforma Territoriale, të vijojë konsultimi publik
Aktualitet

Bardhi: Nuk kemi bojkotuar Reformën Zgjedhore, PS po zvarrit procesin dhe po shmang rekomandimet

11:55 - 11/11/26
Para
Dasho: Spitalet po iu japin ryshfet mjekëve për të filluar punë

Dasho: Spitalet po iu japin ryshfet mjekëve për të filluar punë

TË FUNDIT

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta
Aktualitet

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburantit, ja sa do shitet nafta

12:50 - 11/11/26

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e naftës dhe benzinës në Shqipëri. Vendimi i ri, i marrë sot, sjell...

Lexo më shumë
Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

Magji afrikane apo studim anormal? Jenisheri shfrenon fantazinë, i shkruan Maran: E bëjmë bashkë Shqipërinë të çudisi botën

12:39 - 11/11/26
Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

Media kanadeze i kushton artikull protestave në Shqipëri: Qeveria e trajton vendin si pronë për ta shitur

12:33 - 11/11/26
Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

Nga plagosja në Vlorë te trafiku i drogës/ Kush është Luka Beqiraj, shqiptari i ekzekutuar në Spanjë?

12:10 - 11/11/26
Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

Kontrolle në Rinas, arrestohen dy persona në kërkim

12:00 - 11/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com