GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Intervista

Basha apo Berisha? Flamur Hoxha: Jam pjesë e ashtit të PD-së

08:09 - 10/11/21
në Intervista
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha apo Berisha? Flamur Hoxha: Jam  pjesë e ashtit të PD-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti demokrat i qarkut të Kukësit, Flamur Hoxha, në një intervistë për Gijotina.com ka treguar më shumë rreth kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ndërsa ka shprehur qëndrimin e tij në përplasjen Berisha-Basha. Hoxha tregon arsyet se pse banorët e Kukësit e votuan përfshirë këtu dhe të majtë, gjë që u reflektua në votat e grumbulluara më 25 prill. Ai gjithashtu ka folur dhe për premtimet elektorale, ku tregon qëllimin e tij më të madh.

Partia Demokratike siguroi dy mandate në qarkun e Kukësit, njëri prej të cilëve i juaji, pse mendoni që qytetarët iu zgjodhën ju si përfaqësuesin e tyre në parlament dhe jo dikë tjetër?

Flamur Hoxha: Banorët e rajonit të Kukësit, pa dallime partiake, demokrate, pa parti por dhe socialistë më votuan më 25 prill 2021, me një shumicë dërrmuese votash sepse më pranuan me dashuri, e pranuan me entuziazëm zgjedhjen që kishte bërë PD duke më caktuar kandidat e drejtues politik në qarkun e Kukësit. Mora mbi 11 mijë vota më shumë se PS sepse të gjithë u bënë bashkë dhe bujarisht të gjithë më pranuan. Më pranuan si një demokrat aktiv në tre dekada, më pranuan për historinë time familjare si familje e internuar me gjysh të pushkatuar, më pranuan edhe si një njeri tek i cili qytetarët shohin modelin e sipërmarrësit të suksesshëm dhe humanistit modest. Banorët e rajonit të Kukësit më zgjodhën sepse unë nuk përçoja fshehtësi tek ata, i shihja në sy dhe u solla si njëri nga ata, si njeri prej tyre. Nuk ka pse të ketë barrierë mes deputetit e zgjedhësit, zgjedhësit janë të parët.

Ju keni kandiduar fillimisht si deputet në zgjedhjet e vitit 2017 në Tiranë, ku ndonëse fituat një numër të konsiderueshëm votash, sërish nuk u bëtë pjesë e parlamentit, këtë herë pse zgjodhët të garonit në Kukës?

Flamur Hoxha: Në 2017 isha i 15-ti në listën e deputetëve të Tiranës. Unë bëra fushatë në Kamzë – Paskuqan, mora shumë vota mbi 22000, por PD nuk nxori 15 deputetë. Në zgjedhjet e 2021 PD më dha mundësinë në Kukës dhe nuk kisha pse të mos e pranoja kandidimin në vendlindje nga e cila në 1976 jam larguar në klasën e dytë drejt internimit. Do të doja të bëja fushatë në Kamzë – Paskuqan pasi aty kisha punuar e kisha shumë njohje nga fushata e kaluar e 2017 dhe banorët e Kamzës e Paskuqanit janë modeli i njerëzve vitalë që kanë ngritur qytet nga hiçi, nga zero. Ata dinë ta vlerësojnë e ta ndërtojnë jetën.

A jeni i sigurt nëse në këto katër vite do të arrini t’i përmbushni të gjitha premtimet elektorale të fushatës, dhe cila është problematika do ta trajtoni me prioritet?

Flamur Hoxha: Jam i sigurt që nuk do të gënjej askënd e për asgjë, nuk do t’i iki askujt, nuk do t’i shmangem askujt, por nuk jam i sigurt në mbajtjen e gjithë premtimeve pasi nuk fitoi pushtetin Partia Demokratike, por Partia Socialiste dhe ajo ka programin e saj, dhe nuk qeveris me programin tim as për zonën time elektorale. Gjithë premtimet e mia kanë pasur në bazë faktin që do ta fitonte pushtetin Partia Demokratike.

Por një gjë e kam qëllim të madh, të bind kuksianët, hasjanët e tropojanët se nuk janë të varfër siç i cilësojnë të gjithë qeveria e OJF-të e qeverisë, por janë të vjedhur, të grabitur, janë ai komunitet në trojet e të cilit prodhohet energjia elektrike kryesore për vendin dhe mineralet kryesore për vendin dhe ata banorë nuk përfitojnë asgjë nga këto pasuri, asnjë taksë ekstra nuk jep qeveria për këto tri bashki, Kukës, Has, Tropojë. Është padrejtësi historike që u bëhet banorëve të qarkut Kukës nga gjithë qeveritë.

Në debatin mes ish-liderit historike të PD, Sali Berisha dhe kreut aktual, Lulzim Basha, ju zgjodhët të qëndroni neutral, madje dolët me një reagim në Facebook ku shpjegonit përse, mos ndoshta kjo vjen sepse nuk doni të krijoni më shumë krisje brenda PD-së, apo për arsye personale?

Flamur Hoxha: Qëndrimi im në status është shprehur qartë dhe pa mëdyshje, në mënyrë të drejtpërdrejtë, në ç’do resht që përcjell fjalën time të shenjtë. Unë jam me Partinë Demokratike, pjesë e ashtit të saj, në ADN-në e saj./ Intervistoi: Denajda Lami/ Gijotina.com

Etiketa: Flamur HoxhaPD

Lajme të lidhura

“Indeksimi 4.1% nuk përmirëson jetesën e pensionistëve”! Ekspertja: Pensioni iu mbulonim vetëm 50% të kostove mujore
Fact-Checking & Analize

“Indeksimi 4.1% nuk përmirëson jetesën e pensionistëve”! Ekspertja: Pensioni iu mbulonim vetëm 50% të kostove mujore

13:13 - 19/09/24
“Ligji për tatimin e profesioneve të lira s’është korrekt”/ Ekspertja: Preket buxheti familjar
Intervista

“Ligji për tatimin e profesioneve të lira s’është korrekt”/ Ekspertja: Preket buxheti familjar

14:45 - 01/05/24
Pensionistët presin indeksimin! Eksperti Koço Broka: A mund të thotë qeveria që nuk e zbatoi ligjin?!
Aktualitet

Pensionistët presin indeksimin! Eksperti Koço Broka: A mund të thotë qeveria që nuk e zbatoi ligjin?!

14:02 - 10/04/24
Para
INSTAT: Transporti dhe kafenetë rritje rekord të çmimeve në tetor

INSTAT: Transporti dhe kafenetë rritje rekord të çmimeve në tetor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25

Me qëllimet e shprehura publikisht për “ringritje” dhe “rizgjim” të Partisë Demokratike, ish-deputeti dhe anëtari i kryesisë së kësaj partie,...

Lexo më shumë
Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

Seanca paraprake për Erion Veliaj, biznesmeni Elman Abule paraqitet në GJKKO

09:38 - 05/12/25
Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

Qarkullonin me armë dhe lëndë narkotike në makinë, në pranga dy të rinjtë (Emrat)

09:32 - 05/12/25
Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

Aksident në aksin Maqellarë-Peshkopi, raportohet për disa të plagosur

09:11 - 05/12/25
Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

Shqipëria me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë

08:58 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com