GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Basha aseti i Ramës”, Berisha: Demokratët do marrin në dorë fatet e tyre ditët e para të vitit të ri

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Gafa e Berishës, harron që është live: Ta përsëris mesazhin dhe një herë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një reagim në emër të Komisionit të Rithemelimit të PD në lidhje me konferenca për shtyp të mbajtura njëra pas tjetrës nga kryeministri Edi Rama dhe kryedemokrati Lulzim Basha.

“E ardhmja nuk mund të jetë humbje dhe disfatë por vetëm FITORE! Në ditën e parafundit të vitit që po lëmë pas, shqiptarët dëgjuan njëri pas tjetrit buratinin e qeverisë dhe kukullën e tij që vazhdon të uzurpojë dhe për pak ditë PD, në rolet e tyre 8 vjeçare. Si çdo vit buratini i qeverisë që kalon nga skandali në skandal, foli për suksese imagjinare, pasojat e të cilave kanë detyruar 500 mijë shqiptarë të largohen nga vendi. Në anën tjetër, kukulla e tij vazhdoi refrenin bajat të betejave që sapo kanë filluar dhe pas 8 vitesh humbjesh, deshtimesh dhe disfatash, u paraqitet shqiptarëve si ardhmja!

Sot aseti më i madh i Edi Ramës është Lulzim Brava sepse përmes tij, Rama nuk u ka vjedhur vetëm të tashmen dhe të ardhmen por mbi të gjitha shpresën! Arsyeja e vërtetë përse rregjimi më i korruptuar i Europës sapo ka siguruar mandatin e tretë është opozita e korruptuar e Lulzim Bravës dhe pazareve qe ai bën tash 8 vjet me sakrificat e demokratëve! Lulzim Brava ka humbur zgjedhjet, ka humbur qytetarët, ka humbur demokratët, ka humbur delegatët, ka humbur strukturat dhe vetë Partinë Demokratike, por i gënjen mendja se do mund të vazhdojë pazaret dhe marrveshjet e fshehta me Edi Ramën me vula dhe brava!” – shkruan Berisha.

Berisha thotë se sot aseti më i madh i Edi Ramës është Lulzim Brava, pasi sipas Berishës, përmes Bashës Rama ka vjedhur të ardhmen dhe shpresën. Ai shton se në ditët në vijim demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre duke u bërë përmbarues të vullnetit të tyre politik.

“Kjo ka marrë fund! Në ditët në vijim, demokratët do të marrin në dorë fatet e tyre duke u bërë përmbarues të vullnetit të tyre politik. Koha kur sakrificat e tyre nëpërkëmbeshin për pazaret e Lulzim Bravës ka marrë fund. Ditët e para të Vitit te Ri do të shënojnë ndarjen përfundimtare nga pazar-humbjet dhe rikthimin e shpresës tek qytetarët dhe demokratët për një opozitë të vërtetë dhe fituese. Komisioni i Rithemelimit”- u shpreh Berisha.

Etiketa: DemokratetEdi RamafatetLulzim BashaSali Berishaviti ri

Lajme të lidhura

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…
Breaking Views

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Veliaj kërkesë zyrtare institucioneve përkatëse: Dua urdhrin, arsyen e transferimit
Breaking Views

Veliaj kërkesë zyrtare institucioneve përkatëse: Dua urdhrin, arsyen e transferimit

20:31 - 28/10/26
Para
Asnjë si Bayern, skuadra e Nagelsmann e mbyll vitin me rekord

Asnjë si Bayern, skuadra e Nagelsmann e mbyll vitin me rekord

Discussion about this post

TË FUNDIT

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?
Breaking Views

Balluku në SPAK/ I komunikuan mbarimin e hetimeve, çfarë ndodh brenda 10 ditëve?

23:05 - 28/10/26

SPAK i ka komunikuar mbylljen e hetimeve ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, tetë ditë pas komunikimit të 5 akuzave.. procesi përfshin më...

Lexo më shumë
“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

“Më goditën direkt në ballë me granatën e gazit”, Eva: Ta harrojnë se dhuna do na thyejë…

21:59 - 28/10/26
Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

Ndeshje e çmendur në Elbasan, verdheblutë përmbysin Partizanin në fund

20:59 - 28/10/26
Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

Venezia shënon dy autogola, Interi ngjitet sërish në krye të Serie A

20:53 - 28/10/26
Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

Gati arrestimi i Vuçiçit, synimi është largimi i tij nga politika

20:46 - 28/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com