GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Basha: Bashkëpunim me ekspërtet e misionit për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse

13:28 - 31/10/17
në KRYESORE, Politikë, Të Gjitha, Video
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një takim me kreun e misionit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e fundit parlamentare në vend. Në fokus të diskutimeve ka qënë raporti i këtij misioni, i parë në funksion të reformës zgjedhore, të cilën kryedemokrati Lulzim Basha e ka përcaktuar si primare për forcën politike që drejton. Evidentimi në këtë raport i rolit të individëve me rekorde kriminale, ne zgjedhje, tregon për Lulzim Bashën deformimin që i është bërë vullnetit të qytetarëve.

Kryetari i Partisë Demokrtike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me kreun e delegacionit të OSBE /ODIHR për zgjedhjet e 25 qershorit të këtij viti, Peter Taylor. Diskutimi është përqëndruar tek përfundimet e raportit të misionit që Tejlor kryeson, të cilat për kryetarin e frontit opozitar Basha, dokumentojnë shqetësimet e ngritura prej tij dhe shkeljet e rënda, pasojë e të cilave ishte deformimi i vullnetit të shqiptarëve. Evidentimi në raportin e OSBE-ODIHR të rolit domethënës të individëve me rekorde kriminale në fushatën elektorale, për Lulzim Bashën tregon gjithçka. Basha nënvizoi gjithashtu se përgjimet e Antimafias italiane konfirmojnë faktin e rolit të krimit dhe parave të drogës në shit-blerjen e votës dhe kërcënimin e votuesve. Njëkohësisht Lulzim Basha i shprehu kreut të misionit të ODIHR se reforma zgjedhore është prioritet i forcës politike që drejton dhe se shqetësimet e raportit për zgjedhjet e fundit parlamentare tashmë janë prioritare për vendin tonë. Kreu i opozitës kërkoi edhe mbështetjen e ekspertizës së misionit të kryesuar nga Peter Tailor, për implementimin e këtyre rekomandimeve por edhe problemeve me procese si lista e zgjedësve, sistemi i adresave, financimi, vota e emigrantëve dhe të tjera me rëndësi parësore si to. Veçon votimin dhe numërimin elektronik si kushtin parësor të opozitës. Partia Demorkatike kërkon me ngulm një reform tërësore që jo vetëm të adresojë problemet e mëdha por edhe të fuqizojë të drejtën e qytetarëve për të vendosur duke kufizuar atë të kryetarëve të partive – mësohet të ketë thënë kryedemokrati Basha, i cili mori mbështetjen e ambasadorit Taylor për një bashkëpunim të plotë me OSBE/ODIHR dhe ekspertizën e tyre në këtë reformim të sistemit elektoral.

 

https://youtu.be/r9kbBJXdpTM

Etiketa: BASHAbashkepunimOSBEReforma Zgjedhore

Lajme të lidhura

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes
Breaking Views

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile
Aktualitet

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Para
Aurela Gaçe tregon si reagojnë njerëzit në rrugë: E shkreta si është katandisur!

Hiqet kryqi nga statuja e Papa Vojtilës në Francë, Polonia dorëzon notë proteste

TË FUNDIT

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve
Aktualitet

Pasoja e dosjes “Balluku”, bllokohet raporti IBAR, kyçi i negociatave për nisen e mbylljes së kapitujve

23:00 - 15/03/26

Shqipëria ka ngecur në Bruksel, mes Komisionit dhe Këshillit të Bashkimit Europian. Edhe pse qeveria e unionit thotë që vendi...

Lexo më shumë
Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

Superiore, AF Elbasani barazon Vllazninë në krye të renditjes

22:04 - 15/03/26
Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

Durrës/ “Qyteti” sekret nëntokësor që u ndërtua për mbrojtjen civile

21:52 - 15/03/26
Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

Mbyllet numërimi, ja kush u zgjodh kryetar i degës së PD-së në Shkodër

21:33 - 15/03/26
Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com