GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Basha, Berisha apo Bardhi, ja me cilin grupim do të bashkëpunojë Rama

13:08 - 13/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha, Berisha apo Bardhi, ja me cilin grupim do të bashkëpunojë Rama
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bled Çuçi, kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së, tha sot se mazhoranca dhe opozita do të bashkëpunojnë mes tyre lidhur me zgjedhjen e Avokatit të Popullit, reformën zgjedhore, por edhe thellimin e reformës në drejtësi.

Por me cilën opozitë do të bashkëpunojë Partia Socialiste, në kushtet kur janë të paktën 3 grupime brenda PD-së të cilët shfaqin qëndrime të ndryshme?

Çuçi shprehet se PS do të bashkëpunojë me atë parti që njihet nga Gjykata.

“Kryetarin e një partie opozitare nuk e caktojmë ne, por është ai që njeh gjykata. Për ne nuk ka rëndësi se ku e ka zyrën ai, ne do të trokasim në derën e kryetarit që njihet nga Gjykata”, tha Çuçi.

E ndërsa është pyetur se me cilin nga kryetarët e grupit parlamentar të PD do të diskutohet, në kushtet kur Lulzim Basha ka depozituar një kërkesë në Kuvend ku ai është vetëemëruar në këtë funksion, dhe në anën tjetër Gazment Bardhi, pretendon se ka mbështetjen e shumicës së deputetëve, Çuçi shprehet se nuk është ai që zgjedh kreun e Grupit Parlamentar demokrat.

“Kjo është një betejë çoroditëse që ka PD, tek e cila ne nuk mund të hyjmë. Ne do të diskutojmë me ata që kanë përfaqësinë ligjore, që njihen nga Gjykata.

Ne do trokasim në zyrën në radhë të parë që ka përfaqësinë ligjore për t’u trokitur dhe në radhë të dytë që është i prirur të bëjë më të mirën për Shqipërinë. Se ku e cakton zyrën opozita nuk është çështja.

PD tani për tani e ka një kryetar të grupit parlamentar dhe një kryetar të partisë. Secila parti rregullohet me ligjet e veta.

Kryetarin e grupit parlamentar të një partie e njeh Kuvendit. Unë përgjigjem për grupin parlamentar të PS-së.

Në konferencën e kryetarëve do ulem me këto që në bazë të ligjit i takon të ulet. Mos prisni ta zgjedh unë kryetarin e një grupit parlamentar të PD-së. Nuk e zgjedh PS-ja se kush është kryetari. E zgjedh ligji, rregullat që kemi përcaktuar bashkërisht dhe aty e ul Kuvendi atë që në bazë të ligjit duhet të jetë dhe përfaqësues të deputetëve. Do ta shihni shumë shpejt. Duroni! Për ne interes kanë prioritetet. Më pyesni se çfarë ndodh brenda grupit parlamentar të PS-së. Grupi parlamentar i një partie i ka rregullat e qarta. Ka ligje. Nuk e përcaktojmë ne dhe nuk kam as dëshirën, as tagrin…Nuk është grupi parlamentar i PS-së që do përcaktojë se kush është kryetari i një partie, apo një grupi parlamentar të caktuar”, tha ai.

Çuçi tha se mazhoranca do të punojë me opozitës për të zgjedhur një figurë dinjitoze për Avokat të Popullit, sikundër u shpreh se mundësia për ti dhënë emigrantëve të drejtën e votës në zgjedhjet e ardhshme, pret konsensusin e opozitës.

“Kemi një draft të detajuar lidhur me votën e emigrantëve, ata kanë të drejtën Kushtetuese për të votuar, ndërsa ne presim konsensusin nga opozita për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor që mundësojnë këtë të drejtë”, tha Çuçi.

Gjithashtu Çuçi foli për reformën territoriale, e cila është kundërshtuar nga opozita, me argumentin se ajo favorizon Partinë Socialiste në proceset zgjedhore, ndërsa përe ish-ministrin e Brendshëm, kjo reformë ishte një sukses, edhe pse në qëndrimin e socialistëve, nëse do të bëhet një ndarje e re, duhet të ulet numri i bashkive nga 61 që janë aktualisht.

Etiketa: CuciKryesore1PDreforma

Lajme të lidhura

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares
Aktualitet

Lushnje/ Sekuestrohen pasuritë e Saimir Taullaut, i njohur si kundërshtar i Aldo Bares

19:09 - 19/02/26
Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera
Aktualitet

Zjarri përfshin ambientet e Bashkisë Vorë, reagon kryetari Blerim Shera

18:32 - 19/02/26
Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani
Botë

Bordi i Paqes/ Rama bisedon me Trump pas mbylljes së takimit, u bashkohet edhe Osmani

18:24 - 19/02/26
Para
“Mos e teproni”, ja çfarë thonë yjet për shenjën tuaj

Ja shenjat e horoskopit që do përjetojnë ndryshime të mëdha në jetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni
Breaking Views

Conference League/ Surprizë në Bosnjë, ndalet ekipi anglez, Noah “rrëzon” holandezët në Armeni

22:32 - 19/02/26

Sot në orën 18:45 u luajtën katër ndeshje të vlefshme për fazën “play-off” të Ligës së Konferencës, dhe rezultatet surprizuese...

Lexo më shumë
Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

Europa League/ Nottingham trondit Stambollin, Fenerbahçe bie në shtëpi, Dinamo e Zagrebit zhgënjen tifozët

22:21 - 19/02/26
Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

Shembet ura në Maliq, dëmtohet nga prurjet e lumit Devoll

22:01 - 19/02/26
Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

Derbi i kryeqytetit, Komisioni i Disiplinës gjobit Partizanin dhe Tiranën

20:46 - 19/02/26
Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

Presidentja Osmani nga Bordi i Paqes: Bashkë me Amerikën dhe aleatët për paqen, sigurinë dhe të ardhmen!

19:22 - 19/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com