GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha: Berisha u vetpërjashtua nga PD, iu ra me shkelm vlerave të demokratëve

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha: Berisha u vetpërjashtua nga PD, iu ra me shkelm vlerave të demokratëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka deklaruar se përballja me paraardhësin e tij, Sali Berisha nuk mund të evitohet, teksa ka theksuar se ndihet përgjegjës për fatin e demokratëve. Basha nënvizoi se interesat e tij dhe të Berishës janë të ndryshëm, ku Berisha lufton për interesat e tij personal, ndërsa ai për ato të PD-së.

“Ndihem më shumë përgjegjës për fatet e PD-së, demokratëve dhe për fatet e shqiptarëve. Ndërsa ajo që ju e quani përballje me Berishën është e paevitueshme. E rëndësishme është që nga kjo përballje secili ti dije motivet e palëve. Interesat e mia janë të demokratëve përballë interesave vetjake të Sali Berishës”- tha ai.

Basha argumentoi se vendimi për përjashtimin e Berishës nuk mund të shmangej për dy arsye, etike dhe politike.

“Ishte një detyrim, i pashmangshëm. Për dy arsye: Etike dhe politike. Arsyeja etike e cila duhej të dominonte është standardi i vendosur nga PD dhe nga unë  me propozimin për vettingun e politikanëve kemi argumentuar se shpallja non grata është e mjaftueshme mbajtja e një posti. Përtej këtij standardi një arsye tjetër ka të bëjë me përgjegjësinë e kryetarit të partisë. Përgjegjësia e kryetarit është vendosja në prioritet e interesave të demokratëve”- tha ai.

Lidhur me vendimin e Berishës për të mos pranuar këtë vendim të Bashës për përjashtimin e tij nga PD-ja, pas shpalljes ‘non-grata’ dhe nisjen e “foltores”, kreu aktual i PD-së u shpreh se ligjërimi i mbajtur nga paraardhësi i tij mbart të njëjtat tipare të komunizmit, stigmatizimin e atij që nuk mendon si ti.

“Ajo që unë konstatoj është që vendimi është marrë me 9 shtator dhe pasa atij vendimi ka ndërmarrë një tur takimesh ka përdorur një ligjërim e cila për fat të keq rikujton pjesë të trashëgimisë së tij politike me dritëhijet e tij, me nje fjalor që mbart të njëjtat tipare të komunizmit, stigmatizimin e atij që nuk mendon si ti.”

Basha shtoi se Berisha po keqpërdor demokratët duke i manipuluar në favor të interesave të tij personal, teksa theksoi se ai u vetpërjashtua nga PD duke i rënë me shkelm vlerave që mbajnë bashkë demokratët.

“ Ajo që ndodhi nga 9 shtatori është keqpërdorimi maksimal i demokratëve, manipulimi për interesa vetjake të një njeriu. Ai mund ta kishte ndërmarrë një tur se vendimi i tij non grata është i padrejtë, se respekton demokratët dhe nuk do u bëhet barrë grupit parlamentar të tij por nuk duhej të manipulonte gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen demokratët sot për interesat e tij. Prej ditës time në parë në PD kam thënë se nuk jam i kulturës së përjashtimit, por nuk mund të ndaloj dikë të vetëpërjashtohet duke u rënë me shkelm vlerave që mbajnë bashkë demokratët”- tha ai.

Etiketa: BASHAberishafoltorenon grataPDperjashtim

Lajme të lidhura

Protestat e opozitës, Maliqi kërkon aksione dhe jo fjalë: Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit
Aktualitet

“Shqipëria në rrezik serioz”/ Maliqi: Të shtunën të gjithë në këmbë përballë qeverisë së krimit të drejtuar nga Rama

08:15 - 30/10/26
“Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho, se ti je maskara
Aktualitet

“Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho, se ti je maskara

07:47 - 30/10/26
Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS
Breaking Views

Transferimi i Veliajt në Fier/ Agron Duka: Kryebashkiaku doli pro studentëve! Kazani zien edhe në PS

22:57 - 29/10/26
Para
Donald dhe Beatrix kurorëzojnë martesën brenda BBV me një “french kiss” (VIDEO)

Donald dhe Beatrix kurorëzojnë martesën brenda BBV me një “french kiss” (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestat e opozitës, Maliqi kërkon aksione dhe jo fjalë: Duhet më shumë revoltë dhe marshim drejt Surrelit
Aktualitet

“Shqipëria në rrezik serioz”/ Maliqi: Të shtunën të gjithë në këmbë përballë qeverisë së krimit të drejtuar nga Rama

08:15 - 30/10/26

Ish-deputeti demokrat Lefter Maliqi ka reaguar ashpër për shoqërimet e qytetarëve gjatë protestave, duke ngritur shqetësimin për trajtimin e të...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:06 - 30/10/26
Aksident në Fier pranë Spitalit Memorial, përplasen dy automjete dhe plagoset pasagjeri

Aksident në Fier pranë Spitalit Memorial, përplasen dy automjete dhe plagoset pasagjeri

07:59 - 30/10/26
“Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho, se ti je maskara

“Duan të mbajnë b*thën në karrige”, Lapaj sherr me Bardhin: Pusho, se ti je maskara

07:47 - 30/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 30 Tetor 2026

07:24 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com