GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha për përjashtimin e Berishës: Zgjodha anën e demokratëve

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha për përjashtimin e Berishës: Zgjodha anën e demokratëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD Lulzim Basha u shpreh se do të ishte kriminale nga ana e tij nëse nuk do të përjashtonte Berishën nga Partia Demokratike, pas shpalljes së tij “non grata”. Sipas tij PD-ja që në themelimin e saj ka qenë një parti antikomuniste dhe pro demokrate, ndaj përbërja dhe statuti i kësaj partie e detyrojnë atë që të merr të tilla vendime, duke garantuar mbrojtjen e vlerave të kësaj force politike. Ai u shpreh se ishte përpara një dileme mes interesit të përbashkët të PD-së apo atij personal të Berishës, gjithashtu sipas tij Berisha e kishte paralajmëruar vet këtë vendim.

“ I vendosur përpara një dileme, fati personal i Sali Berishës, apo interesat e demokratëve, siç u bë publikisht e njohur nga qëndrimi i Shteteve të Bashkuara pas shpalljes së tij non grata, do të ishte jo vetëm neglizhente, e pafalshme, por kriminale nga ana ime apo çdokujt që do të ishte në vendin tim, të mos zgjidhja anën e demokratëve, dhe këtë kam bërë. E kundërta do të kishte qenë kriminale, madje t’iu them dhe këtë. Ky ishte një vendim që Sali Berisha pakashum e paralajmëroi vet. Në korrik ai tha që unë nuk do ta përfshij Partinë Demokratike, as grupin parlamentar. Bëri krejtësisht të kundërtën.”

Ai shtoi se Shqipëria dhe PD-ja kanë pranuar që SHBA-ja të jetë një juri e demokracisë dhe të shtetit  të së drejtës, teksa thekson që është i njëjti aleat që ka shpallur “non grata” dhe Vangjush Dakon apo Tom Doshin.

“Një person i shpallur non grata nga SHBA-të, që për demokratët, për Partinë Demokratike, gjë tjetër se ju mund të keni mendime të ndryshme, po për demokratët dhe për Partinë Demokratike, ne kemi pranuar Departamentin e Shtetit, si një juri të demokracisë dhe të shtetit tonë të së drejtës. Ne citojmë çdo mars kur del raporti i të drejtave të njeriut, citojmë edhe marsin e këtij viti dhe marsin e këtij viti Departamenti i Shtetit ka shkruajtur që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan. Është ky Departamenti i Shtetit që ka shpallur non grata Dakon dhe Doshin me sa dimë ne, se ka dhe shpallje të cilat nuk janë bërë publike.”

Etiketa: BASHAberishanon grataPD

Lajme të lidhura

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë
Aktualitet

“Shqipëria duhet të çlirohet nga qeverisja e korruptuar” – Aktivistja Anjeza Marku: Urojmë të jetë Nëntori i Tretë, Rama të ikë

11:27 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26
Para
“Më erdhi me pantallona të shkurtra”, Berisha tregon si e njohu Bashën në 2005

“Më erdhi me pantallona të shkurtra”, Berisha tregon si e njohu Bashën në 2005

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë
Sport

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26

Plani i trajnerit Rolando Maran ndaj Bjellorusisë është prishur. Shkak është bërë mungesa e Ernest Muçit te Kombëtarja, ndërsa sfida...

Lexo më shumë
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com