GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Basha drejt votës për zgjatjen e vettingut? Çfarë thoshte në vitin 2017 nga çadra

në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha drejt votës për zgjatjen e vettingut? Çfarë thoshte në vitin 2017 nga çadra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2017, në çadrën e protestës para kryeministrisë, Lulzim Basha akuzonte duke thënë se Vettingu është një për një projekt mafioz ku ishin përfshirë edhe diplomat të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës .

“Projekti i Vettingut është projekt mafioz ku janë përfshirë diplomatë të lartë në Tiranë për llogari të Edi Ramës, kanë marrë peng ekspertët e Bashkimit Europian. Edi Rama, bashkë komplotistët e tu janë zbuluar dhe i pret gjykimi në institucionet ndërkombëtare” – deklaronte Basha në çadër.

Por, edhe pse ngjarjet rrodhën ndryshe, ku opozita ka djegur mandatet duke dalë nga institucionet, i lanë terrenin e lirë Edi Ramës për të kaluar njerëzit e tij, sa i përket vettingut. Kjo u pa nga mënyra e përzgjedhjes së kandidatëve, të cilët shumë prej tyre e kalonin edhe pse kishin lidhje me korrupsionin.

Edhe pse para katër vitesh ishte hapur kundër, sot kreu i opozitës Lulzim Basha ndodhet përsëri përballë këtij procesi që kërkon votën e opozitës për të vazhduar punën e tij. Deri më tani nuk ka folur hapur për vendimin që do të marrë, por në një deklaratë për mediat ditën e djeshme, la të kuptohet se do të votojë për zgjatjen e afateve ligjore të Vettingut në drejtësi. Në pyetjen e gazetarëve, për vendimin që do të marrë, ai tha:

“Me këtë hap ne i shërbejmë prioriteteve të shqiptarëve. Asnjë nga këto tre çështjet që përmenda, nuk është një favor ndaj Partisë Demokratike, apo ndaj opozitës. Por ne e kemi thënë, unë e kam thënë, e përsëris edhe sot: jemi aty në atë kuvend, edhe pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, me një dhe një qëllim, që me fuqinë që na dhanë shqiptarët, që s’e ndali dot masakra zgjedhore, ndonëse ndali ndryshimin, të rikthejmë vendin në shinat e demokracisë, legjitimitetit, pa të cilin nuk mund të ketë as mirëqenie, as punësim, as luftë kundër varfërisë, as ndalje të emigracionit të të rinjve. Dhe për këtë arsye ne do të çojmë përpara agjendën tonë të këtyre ndryshimeve që u shërbejnë shqiptarëve. Këto janë për Shqipërinë dhe për shqiptarët, jo për Partinë Demokratike” – u shpreh Basha.

Duke qenë se Vettingu mbështetet fuqishëm edhe nga SHBA dhe BE, mundësia që Basha të votojë pro zgjatjes së afateve është pothuajse e sigurt. Pasi nëse do jetë e kundërta, do ishte e tepërt një përplasje tjetër me ndërkombëtarët, sidomos në pozicionin ku ndodhet sot Partia Demokratike pas largimit të ish-liderit historik Sali Berisha.

Gijotina.com

Etiketa: cadraLulzim Bashavettinguvota

Lajme të lidhura

Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova
Aktualitet

Sali Berisha thirret në SPAK, do të pyetet për kallëzimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

10:29 - 12/11/26
Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH
Aktualitet

Presidenti Begaj dekreton emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e drejtoreshës së SHISH

09:13 - 12/11/26
“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media
Aktualitet

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

09:08 - 12/11/26
Para
Takim, nxënës dhe studentë i kërkojnë Ramës laboratorë në çdo shkollë

Takim, nxënës dhe studentë i kërkojnë Ramës laboratorë në çdo shkollë

TË FUNDIT

4 lojtarët që Maran dërgon në tribunë për sfidën me Finlandën, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë
Sport

4 lojtarët që Maran dërgon në tribunë për sfidën me Finlandën, Hysaj i vetëm në krahun e djathtë

10:43 - 12/11/26

Në prag të sfidës ndaj Finlandës, Maran vërtetoi edhe një herë se tashmë e ka ndërtuar në kokë jo vetëm...

Lexo më shumë
Berisha: Në vend të hetimit të Irenës me 3 mbiemra, më sulmuan mua që e denoncova

Sali Berisha thirret në SPAK, do të pyetet për kallëzimin ndaj gjyqtares Irena Gjoka

10:29 - 12/11/26
Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

Nga ekzekutimi i shqiptarit te vrasja e policit belg, çfarë i lidh dy atentatet që tronditën Brukselin?

10:13 - 12/11/26
Ndeshja Shqipëri-Jordani/ Policia me planmasash, kufizohet qarkullimi në disa akse

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, policia bllokon disa rrugë në Tiranë! Ja akset ku nuk do të lejohet qarkullimi

09:55 - 12/11/26
Shqipëria me ndryshime ndaj Finlandës, Maran përgatit surprizën në formacionin titullar

Shqipëria me ndryshime ndaj Finlandës, Maran përgatit surprizën në formacionin titullar

09:47 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com