GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Basha duhet të japë dorëheqjen”, Këlliçi: Po shkon në kufijtë e një absurdi logjik

15:57 - 10/03/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Belind Këlliçi: Basha veproi pa menduar pasojat, çfarë pres nga “Foltorja” e Berishës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një prononcim për mediat jashtë parlamentit, deputeti demokrat, Belind Këlliçi  ka folur lidhur me rezultatin e nxjerrë pas zgjedhjeve të pjesshme lokale të 6 marsit, ku koalicioni “Shtëpia e Lirisë” doli forcë e dytë duke nxjerrë PD-në në vendin e tretë. Këlliçi tha se ky rezultat tregonte qartë epërsinë që Berisha ka ndaj Bashës dhe faktin që ky i fundit nuk duhej të ishte më në krye të PD-së.

“Do të analizojmë atë rezultat të marrë nga data 6 mars që për ne nuk është tej mase i kënaqshëm. Fraksioni i Bashës është i pallogaritshëm dhe ato 13% të votave që janë marrë në këto zgjedhje, do të ishin 0.3% nëse do të bëhej fjalë për të garuar vetë Basha sepse ato pak vota i kanë marrë për shkak të kandidatëve për kryetarë bashkie. Me rëndësi është që qytetarët arritën të kuptojnë se kush është opozita dhe ju e keni se kemi mbi një muaj pa logo dhe pa vulë dhe kemi thënë se nuk janë vetëm këto që të bëjnë kryetar të një partie nëse nuk ke mbështetjen e elektoratit. Koalicioni “Shtëpia e Lirisë” ia doli të merrte 31% të votave dhe Sali Berisha në mënyrë të padiskutueshme të rikonfirmojë epërsinë e tij personale ndaj Lulzim Bashës edhe pse tashmë dihej” – është shprehur Këlliçi.

Këlliçi tha se Basha duhej të jepte dorëheqjen për të mirën e tij edhe për karrierën e tij politike sepse sipas tij, kjo lloj rezistencë po shkonte në kufijtë e një absurdi logjik dhe psikik.

“Qëndrimi i tij duket në kufijtë e një absurdi logjik dhe psiqik. Të humbësh në 6 palë zgjedhje rresht dhe të dalësh e të thuash që nuk kam humbur asnjë garë në jetën tim, këtë vetëm një person me çrregullime të forta mendore mund ta bëjë. Basha duhet të kuptojë që për të mirën e tij, për karrierën e tij, për historikun e tij në politikë largimi i tij një sekondë e më parë nga uzurpimi që i ka bërë PD-së do të ishte e vetmja mënyrë shpëtimi për aq pak persona sa i kanë mbetur. Ai e di vetë realitetin por siç duket ai ka si qëllim vetëm të shkatërrojë PD-në. Nuk e kuptoj çfarë arsye logjike mund të ketë që një person të këmbëngulë të rrijë si kryetar partie kur nuk e do as anëtarësia” – ka thënë Belind Këlliçi.

 

Etiketa: absurdiBelind KellicidoreheqjekufijtelogjikLulzim Basha

Lajme të lidhura

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26
Para
Gra shtatzëna të gjakosura/ Pamje nga spitali i sulmuar me bomba nga rusët në Mariupol (Foto)

Mbaruan rezervat/ Ukrainasit sulmojnë njëri-tjetrin për ushqim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com