GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha hap fushatën e kandidatit të PD-së në Rrogozhinë: Jemi shumica dërrmuese e shqiptarëve

19:27 - 18/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha hap fushatën e kandidatit të PD-së në Rrogozhinë: Jemi shumica dërrmuese e shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia Demokratike ka hapur ditën e sotme fushatën e kandidatit për bashkinë e Rrogozhinës, Ferdinand Saraçi. Në fjalën e tij përpara simpatizantëve, kryedemokrati, Lulzim Basha u shpreh se PD edhe pse ndodhet në një moment kritik, përfaqëson shumicën dërrmuese të shqiptarëve.

“Ata që kanë filluar të paraqiten para dyerve të SPAK-ut janë prova më e mirë që reflekton të gjitha shpifjet, të gjitha shigjetat që janë drejtuar drejt Partisë Demokratike, drejt jush, drejt meje, ndaj kryetares së komisionit, ndaj anëtarëve të partisë Demokratike në komision. Do t’i intensifikojnë sulmet, e keni parë. Sa më shumë iu afrohet nxehtësia e drejtësisë, sa më shumë iu dëgjohen tringëllima e prangave, aq më shumë kanë filluar të flasin për brava” – tha Basha.

Basha u shpreh se dy ministra shkuan prapa bravave të 313-ës dhe radhën e kanë të tjerë.

Gjuha shkon ku dhëmb dhëmbi. Dy ministra i ka prapa bravave te 313. Të tjerë e kanë radhën. Ky është nga ata që i bën kurban se kujton se do të shpëtojë vetë. Por nga e vërteta nuk shpëton dot, munda ta vonosh, mund ta shtrembërosh, edhe me ndihmën e patericave që kanë vënë hallet e tyre personale mbi interesat e shqiptarëve, mbi interesat e demokratëve, por nuk e vonon dot. Aq sa nuk e vonon dot të vërtetë, aq nuk e ndalon dot Partinë Demokratike në misionin që kemi marrë përpara shqiptareve. Misioni jonë është i qartë, jemi në një periudhë të reflektimit të dhimbshëm, gjërat duhet t’i themi ashtu siç janë. Por ja ku jemi sot të mbledhur në një sallë për t’i treguar Rrogozhinës dhe Shqipërisë se asgjë nuk na ndal. Dhe atëherë kur kujtojnë se të gjithë bashkë mund të na ulin kokën, vetëm më të fortë jemi, vetëm më të vendosur jemi, se ne e dimë që përfaqësojmë shumicën dërrmuese, të heshtur, kokulur, të vjedhur të shqiptarëve. Jemi të gatshëm t’i dalim atyre zot” – tha Basha.

Etiketa: dermuesefushatakandidatiLulzim BashaPDRrogozhineshqiptaretshumica

Lajme të lidhura

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in
Breaking Views

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Para
Shpërthim i fuqishëm, përshihet nga flakët makina (VIDEO)

Shpërthim i fuqishëm, përshihet nga flakët makina (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit
Aktualitet

Lëvizje në Polici, Oliger Torba komandohet në krye të Drejtorisë së Fierit

08:25 - 02/04/26

Pas emërimit të Skënder Hitës në krye të Policisë së Shtetit, vendi i tij në Fier është zëvendësuar nga Oliger...

Lexo më shumë
Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

Kuvendi/ Sot interpelance me ministrin për emërimin e Hitës, thirret edhe Rama për AKEP-in

08:04 - 02/04/26
Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

Surprizat e horoskopit për ditën e enjte, parashikimi sipas yjeve

07:51 - 02/04/26
Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com