GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Basha, i vendosur për tre komisione hetimore: Berisha po e çon PD në greminë

15:27 - 23/10/21
në KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha, i vendosur për tre komisione hetimore: Berisha po e çon PD në greminë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, i shoqëruar nga nënkryetarja Grida Duma dhe sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike, Gazmend Bardhi është shprehur i vendosur që t’i shkojë deri në fund tre komisioneve hetimore, dy prej të cilëve nuk janë pranuar nga mazhoranca.
Duke komentuar vendimin e marrë me shumicë kartonësh, për mosngritjen e komisioneve, Basha e ka cilësuar atë si një veprim antikushtues, i cili po dëmton rëndë xhepat e shqiptarëve.
“Në aksionin e saj politik në nisje të parlamentit, ndër të tjera Partia Demokratike ka kërkuar ngritjen e 3 komisioneve hetimore, një komision hetimor për masakrën zgjedhore, një komision hetimor për inceneratorët e mafies së plehrave dhe një komision hetimor për çështjen Becheti. Siç e keni ndjekur, Komisioni Hetimor për Masakrën Zgjedhore është ngritur dhe pavarësisht përpjekjeve për ta sabotuar atë, ai vijon dhe ne do ta çojmë deri në fund zbardhjen e plotë. Po të shikojmë dy komisionet e tjera, komisionin për inceneratorët dhe komisionin për Bechetin, po vonohen, po sabotohen nga Edi Rama me pretekste sa të gënjeshtërta aq edhe acaruese për njerëzit që e kuptojnë fare mirë se çfarë fshihet pas tyre” u shpreh Basha, teksa renditi me argumente abuzimet e kryera nga këto dy raste që u kanë kushtuar shqiptarëve miliona euro.
Sa i përket komisionit për çështjen Becheti, kryedemokrati vuri në dukje sesi Rama ka mashtruar dhe ka bllokuar ngritjen e tij me pretekstin se vendimi është konfidencial.

“E keni parë se sa i prerë, në çdo kuptim të fjalës është treguar duke bërtitur se duhet ta harrojmë ngritjen e komisionit Bechetti sepse sipas tij vendimi është i mbuluar nga kofidencialiteti dhe publikimi i vendimit do të dëmton interesat e Shqipërisë. Pra, me fjalë të tjera po thotë: afera e Bechetti-t nuk hetohet dot se është kofidenciale. Ngaqë është kofidenciale nuk mund ta hetoni. Sepse po ta hetoni do dal ai, Erion Veliaj dhe Ëngjëll Agaçi. Që Edi Rama gënjen, nuk përbën lajm. Nuk ka besoj njeri në botë që se ka kuptuar, në Shqipëri jo e jo, por duke qenë se bëhet fjalë për një dëm 120 milionë euro, apo më shumë, fshehja e tij pas sekretit apo kofidencialitetit siç e quan, është qesharake, sepse vendimi në fakt është “fshehur” në hapësirën më sekrete të botës që quhet, internet. Ja ku është vendimi, klikohet linku, edhe një 6 vjeçar që vendimi sekret i Edi Ramës në fakt është në internet”, tha Basha, ndërsa argumentoi se ngritja e komisionit hetimor është një e drejtë kushtetuese dhe nuk varet nga dakordësia e qeverisë.

Ndërkohë, kreu i PD vuri në dukje se edhe për inceneratorët nuk do të tërhiqen.
“Java e ardhshme është java e fundit e zemërgjerësisë opozitare për riformulimin e kërkesës për inceneratorët, riformulim që ta shndërrojë komisionin hetimor për inceneratorët, grup pune për mjedisin nuk ka për të pasur. Nuk ka për të pasur asnjë milimetër tërheqje sepse nuk po bëjmë dhe nuk po kërkojmë asgjë për veten tonë por vetëm për interesin publik. Mafia e inceneratorëve, aktiviteti i tyre shkatërrimtar për buxhetin e shtetit, për shëndetin e shqiptarëve, por edhe për ambientin dhe lidhjet e tyre me politikën dhe faktorë të tjerë të fuqishëm ekonomiko-mediatik do të hetohen deri në fund”, tha Basha duke iu përgjigjur edhe interesit të gazetarëve në sallë, ku fokusi u përqendrua pikërisht te ndasia me Berishën.

Kreu i PD duket se nga mbrojtja gjatë kësaj kohe që nga përjashtimi i Berishës nga PD, sot kaloi në sulm. Kryetari i Partisë Demokratike ishte shumë i prerë dhe shumë i qartë kur e akuzoi Berishën si njeriun që për interes personal kërkon ta çojë PD-në drejt humnerës.
“Një person që ka marrë një parti peng vetëm për interesa personale. Para 2 muajsh nuk kishte asnjë problem me mua tani unë jam i keqi. Çfarë ka ndryshuar nga zgjedhjet e kaluara që ne patëm në parti përveç interesit personal të një individi që përpiqet të tërheqë një parti të tërë në greminë. Unë nuk i jam përgjigjur sepse nuk është stili im, rruga ime, por mbi të gjitha nuk i shërben vendit”, ka mbyllur mesazhin e tij për Berishën, Lulzim Basha.

Rikujtojmë, se që nga momenti kur kreu i PD përjashtoi nga Grupi Parlamentar Sali Berishën, PD ka pasur një përçarje në bazë, e cila ka shkaktuar një situatë që i përshtatet më së miri kreut të mazhorancës.

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Covid-19 në Maqedoninë e Veriut/ Konfirmohen 26 raste të reja dhe asnjë viktimë

Bilanci i Covid në Kosovë, asnjë viktimë dhe 16 raste të reja në 24 orët e fundit

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com