GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha injoron ultimatumin e Berishës, bën ndryshime në fasadën e selisë blu

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha injoron ultimatumin e Berishës, bën ndryshime në fasadën e selisë blu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Selia e Partisë Demokratike ka vendosur që të nisë 2022 me një “faqe të re”. Kryedemokrati Lulzim Basha ka vendosur që të bëjë disa ndryshime të vogla në fasadë. Dera e hyrjes kryesore dhe xhamat e selisë janë veshur sot me letër ngjitëse me logon dhe simbolet e PD, të gjitha në ngjyrë “royal blue”.

Këto ndryshime vijnë 2 ditë para përfundimit të afatit të vendosur nga ish-kryeministri Sali Berisha për lirimin e zyrës nga ana e Bashës. Sipas Berishës, numri një i PD nuk e mban më atë post që prej 11 dhjetorit, ndaj dhe ka paralajmëruar se do të largohet “butësisht” më 5 janar.

Nga ana e tjetër, kryetari i Partisë Demokratike, e ka injoruar ultimatumin dhe është shprehur gati për të gjithë “skenarët”. Deri tani kryedemokrati nuk e ka ndryshuar qasjen e tij, duke mos njohur vendimet e komisionit të dalë nga Kuvendi Kombëtar i 11 dhjetorit, që mes të tjerash vendosi edhe shkarkimin e tij.

Për të përforcuar qëndrimin e tij Basha zbriti në terren ku zhvilloi një takim me demokratët në Dibër. Por Komisioni i Rithemelimit nuk heq dore nga përpjekja për ta larguar atë nga drejtimit i partisë.

Bravat e ndërruara nuk e penguan Sali Berishën që të futej në selinë e PD dhe në rast se Basha nuk respekton vendimin e Komisionit të Rithemelimit, lideri historik i demokratëve ka thirrur një proteste për datën 8 janar ku ka paralajmëruar se do të drejtojë anëtarësinë drejt selisë blu për të nxjerrë kryetarin butësisht nga zyra.

Kjo është protesta e dytë e thirrur nga Sali Berisha në harkun e pak ditëve pas asaj kundër nismës rajonale “Open Balkan”.

Etiketa: fasadaLulzim BashandryshimeSali Berishaselia bluUltimatumi

Lajme të lidhura

Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit
Aktualitet

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Para
Dhunoi gruan, arrestohet 28-vjeçari në Pogradec

Herën e parë e falën, por herën e dytë dhunuesi shqiptar përfundon në burg në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi
Aktualitet

Karkalecat “pushtojnë” fushat e Kolonjës, fermerët ankohen për dëme të konsiderueshme në bujqësi

14:26 - 17/07/26

Fshati Boshaj në Kolonjë po përballet prej javësh me një pushtim masiv të karkalecëve, të cilët kanë shkaktuar dëme të...

Lexo më shumë
Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

Banda shqiptare fitoi mbi 7 mln euro me plantacione droge, Prokuroria belge: Të konfiskohet shuma

14:06 - 17/07/26
Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

Guardiola zbulon sekretin e Spanjës për të mundur Argjentinën

13:50 - 17/07/26
19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

19-vjeçari shqiptar arratiset nga qendra e dëbimit në Britani, nisin kërkimet për kapjen e tij

13:38 - 17/07/26
Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com