GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha iu premton demokratëve: PD-ja do të qëndrojë në këmbë dhe e bashkuar

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha iu premton demokratëve: PD-ja do të qëndrojë në këmbë dhe e bashkuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike ka mbajtur fjalën e tij që përmbylli aktivitetin e kësaj force politike për përkujtimin e themelimit të demokracisë, nga studentët e 8 dhjetori, 31 vite më parë. Basha u shpreh se kulti i individit  që ende vijon duhet të marrë fund, pasi kjo gjë çon në individualizimin e fenomenit. Ai u shpreh shpirti i dhjetoristëve të 31 që themeluan demokracinë është pjesë e ADN-së së atyre që protestojnë.

“8 dhjetori na thërret të kujtojmë e të përkulemi para veprës së dhjetoristëve dhe rrallëherë po e them se kemi kërkuar falje dhe sot është dhe dita për të kërkuar falje. Dita për të kërkuar falje sepse 31 vjet më vonë ndodhemi në kushtet e një regjimi që shumë ka të përbashkëta me diktaturën dhe produktet e diktaturës , me diktaturën ka të përbashkët ADN.”

Basha nënvizoi se regjimi është ende prezent dhe shqiptarët po vuajnë po njësoj edhe pas 31 vitesh pluralizëm, pasi po i shtypen liritë po njësoj si diktatura, ndaj sipas tij Shqipëria po zbrazet më shumë se gjatë viteve të eksodit. Shkak për këtë është mentaliteti komunist që nuk u shkul bashkë me komunizmin. Lidhur me këtë gjendje të Shqipërisë Basha u shpreh se mban përgjegjësi në emër të PD dhe si kryetar i saj, duke kërkuar falje si bashkëfajtor për këtë situatë.

“Kjo pasojë e asaj diktature është sot më e tmerrshme se kurrë. Është pasojë e një regjimi të ri që njësoj i shtyp liritë. Shqipëria po zbrazet si asnjëherë më parë, po i kalon ritmet e zbrazjes në vitet 90. Përgjegjësi kryesor është regjimi që ka vrarë zgjedhjet dhe ka çuar në vdekje klinike demokracinë. Detyra jonë kryesore është të përballemi me regjimin.

Nuk ka më kohë për mua s’ka më kohë për brezin e ri. Shkulëm komunizmin por jo mentalitetin komunist të mënyrës së vepruarit dhe lincuarit. Kërkoj sot faljen si kryetar i PD në emër të PD, në emër të demokratëve, për përgjegjësitë tona, gabimet tona, fajet tona që i kanë mundësuar këtij  regjimi ta kthejnë Shqipërinë në dismensionin e vuajtjes aty ku ishte 31 vite më parë.”

Ai gjithashtu kujtoi dhe një episod gjatë hapave të para të krijimit të demokracisë nga themeluesit e saj.

“Çdo individ ka të drejtën dhe mundësinë të reformohet nga e kaluara. Është në dorën e tyre ta bëjnë këto ose jo, nëse trashëgimia e prindërve është gjakatare. Por le të merrem me atë që kemi  të ngjashme sot. “Nuk dua të lind fëmijë më për partinë tuaj”, është shprehje para 31 viteve përplasur fytyrës së kryeministrit të kohës ose ministrit të brendshëm të asaj kohe.”

Në mbylljen e fjalës së tij, Basha theksoi se Partia Demokratike është në këmbë dhe është ende e fortë. Kreu aktual i Partisë Demokratike iu premtoi demokratëve se kjo forcë politike do të qëndrojë e bashkuar për shkak të misionit që ajo ka.

“Në këtë 8 dhjetor betohem se PD është në këmbë e fortë, ka ditur dhe do dijë të qëndrojë në këmbë e fortë e bashkuar sepse ne kemi një misionin, lirinë demokracinë si gjithë Evropa e kemi marrë nga dhjetoristët dhe se dorëzojmë derisa ta bëjmë realitet”, tha Basha mes të tjerash.

Etiketa: 8 dhjetoriBASHADita e RinisePD

Lajme të lidhura

“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë
Aktualitet

“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

18:30 - 11/09/26
Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia
Aktualitet

Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

17:35 - 11/09/26
Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative
Aktualitet

Debati për pagat e magjistratëve, Rama sulmon Gjykatën Administrative

17:19 - 11/09/26
Para
“Dal gjithmonë e keqja”, Antonela shpërthen në lot: Pse më paragjykoni?

"Dal gjithmonë e keqja", Antonela shpërthen në lot: Pse më paragjykoni?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje
Sport

Presidenti i FSHF-së/ Duka me arbitrat e Kategorisë së Parë: Përgjegjësi, profesionalizëm dhe standard i njëjtë në çdo ndeshje

18:41 - 11/09/26

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, zhvilloi një takim me arbitrat dhe asistentët e Kategorisë së Parë, në...

Lexo më shumë
“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë

18:30 - 11/09/26
Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

Hita kërkon intensifikimin e punës së Policisë për goditjen e krimit dhe rritjen e sigurisë në prag të vitit të ri shkollor

18:11 - 11/09/26
Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta profesor Albert Karriqi

18:03 - 11/09/26
Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

Tabaku: KAYO është hallka e radhës e sistemit të korrupsionit, nesër do të jetë shëndetësia

17:35 - 11/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com