Lulzim Basha iu drejtua me një mesazh mbështetësve të tij të mbledhur në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në kuadrin e 33-vjetorit të krijimit të Partisë Demokratike.
Basha ka shprehur mbështetjen për SPAK në hetimin e zyrtarëve të lartë dhe të korruptuarve, ndërsa u shpreh se kush mendon se misioni i PD-së ka përfunduar, gabon shumë rëndë.
“Misioni ynë është misioni i shqiptarëve.
Ata sot kërkojnë një alternativë ndaj këtij pushteti të kalbur nga korrupsioni.
Ata sot kërkojnë të marre fund teatri 30 vjecar i tranzicionit, ku sa më shumë që bëjnë sikur inatosen, aq më të mëdha i kanë hallet, sa më shumë bëjnë sikur janë kundërshtare, aq më të larta i qepin pazaret.
Shqiptarët i kanë kuptuar, i kanë kuptuar se cdo gjë që bëjnë e kanë për veten e tyre dhe asgjë në interes të Shqipërisë.
Shqiptarët i njohin mirë kush janë. Prandaj po i braktisin perdite e më shumë.
Dhe prandaj përditë e më shumë i kanë sytë nga ne.
Shqiptarët po na presin.
Ky është momenti ynë i vërtetë”, tha Basha.
Ai theksoi se Partia Demokratike e Shqipërisë, do të behet partia e së ardhmes së shqiptarëve, partia e interesit kombetar, partia e ekonomise se lire, partia e mirëqënies së shqiptarëve, partia e partneritetit të ngushtë dhe të perjetshem me SHBA dhe BE.
Referuar 33-vjetorit të krijimit të PD-së, Basha tha se askush nuk mund të bëjë pis këtë ngjarje, ndërsa vuri theksin te vettingu i politikanëve, një prej pikave që përmban edhe propozimi i tij, në kuadrin e një serie ndryshimesh Kushtetuese që ai propozon.
Basha thotë se pavarësisht zhgënjimeve të fundit në këto 2 vite, kjo parti i përket shoqërisë shqiptare. Ai shton se PD-ja është parti euro-antlantike, pluraliste dhe e rinisë shqiptare.
Basha shprehet se kemi bërë zgjedhjen tonë duke dalë mbi interesa personale. Prandaj sipas tij, Partia Demokratike është e Shqipërisë.
“E di që në këtë përvjetor nuk jemi aty ku do te donim të ishim!
E di që në këtë përvjetor nuk i kemi në krah të gjithë!
E di që në këtë pervjetor shumë nga njerëzit që punuan dhe kontribuan për Partinë, nuk janë këtu me ne.
E di që në këtë përvjetor jemi zhgënjyer nga shumë për të cilët vetëm kemi dhënë këto vite.
E di që në këtë përvjetor një pjese e jona sillet akoma rrugëve, e verbuar nga interesi personal e frikësuar nga gjykimi i historisë e trembur nga dora e drejtësisë!
E di qe sot shumë qytetare pyesin: E KUJT ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE?
Partia Demokratike është partia e shoqërisë shqiptare,
Eshte partia e vlerave euro-atlantike është partia e Shqipërisë pluraliste është partia e rinisë europiane shqiptare.
Në këtë datë të shënuar të pervjetorit te themelimit,
Pesha e ngjarjeve që kemi përjetuar ka lënë gjurmë tek ne!
Ngjarje me ngarkesa dhe sfida të mëdha per te gjithe ne ketu,
Por që në peshoren e kohës janë vetëm nje çast;
Vetëm nje çast ne historine tone 33 vjeçare si demokrate.
Vetëm nje çast ne historine tone 33 vjeçare si njerez te lire,
Vetëm nje çast në historinë tone 33 vjecare si pro-perendimore.
Vetem nje çast ne historine tone qindra-vjecare si shqiptare patriote qe mbi Shqiperine nuk vendosim asgje dhe askënd!
PO, ne kemi bere zgjedhjen tone:
NE KEMI ZGJEDHUR SHQIPERINE!
NDAJ SOT, NE 33 VJETORIN E SAJ, NE DEKLAROJME ME KOKEN LART PRA CDOKUJT QË PYET: E KUJT ESHTE PARTIA DEMOKRATIKE?
Partia Demokratike ESHTE E SHQIPERISE!!
Çdo gjë që bëjmë si familje politike, cdo objektiv qe i vendosimvetes, cdo qellim qe duam te realizojme: eshte per Shqiperine dhe per shqiptaret. Eshte per te miren e tyre dhe te familjeve te tyre!
Sot ju themi shqiptarëve se po përfundojmë programin tonë qe ta çlirojmë dhe ta forcojmë ekonominë tonë, që t’ju japim më shumë mundësi për punësim
që ta rrisim mirëqënien tuaj personale dhe familjare
që të krijojmë kushte për ta mbajtur këtu rininë tonë të talentuar!
Këto nuk janë premtime të mëdha: këto janë PLANET TONA KONKRETE!
NE DUAM TI BEJME ATO REALITET PER JU!
NE E DIME SHUME MIRE SESI ATO BEHEN REALITET!”, tha Basha.
Discussion about this post