GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha: Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore janë realitet

19:48 - 18/02/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore janë realitet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë hapjes së fushatës në Rrogozhinë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha prezantoi kandidatin për zgjedhjet e 6 marsit, Ferdinand Saraçi. Në fjalën e tij kreu i PD, u ndal edhe tek dy komisionet e rëndësishëm për Reformën Territoriale, por edhe atë Zgjedhore. Sipas tij, këto dy komisione u bënë realitet pasi u kombinuan dy faktorë.

E para është dëshira e shqiptarëve për ndryshim dhe faktori tjetër bashkëpunimi ndërkombëtar me BE dhe SHBA, që së bashku u shpreh kryedemokrati do ta hedhim prapa këtë kohë të mbrapsht dhe do të kemi një horizont të ri.

“Faktori i parë dhe më i rëndësishëm, është vetë shpresa e çdo shqiptari për një jetë më të mirë. Nga më i riu tek më i moshuari, është dëshira e pandalshme për ndryshim, ndonëse ndryshimin e ndalën dhunshëm edhe me blerjen e votës, duke përdorur paratë e inceneratorëve me 25 prill. Po po! Blenë vota! Këta që janë prapa hekurave dhe këta që do të shkojnë prapa hekurave, blenë vota edhe me paratë e inceneratorëve, por aspiratën për ndryshim nuk e ndalin dot. Dhe aspiratën e shqiptarëve për demokraci nuk e ndalin dot. Ndaj të dy komisionet, komisioni i reformës zgjedhore dhe komisioni i reformës territoriale janë sot realitet. Jo sepse në atë parlament ne kemi numra, se ju e dini që nuk i kemi, jo se nuk na i dhanë shqiptarët, por na i mori masakra zgjedhore. Por se kemi kombinuar këto faktorë pra, opinionin publik shqiptar, vullnetin e shumicës dërrmuese të shqiptarëve, përfshi edhe ata që i kemi pasur kundërshtarë politik, dhe faktorin tjetër, pa të cilin ky vend nuk bën përpara, që është aleanca strategjike me SHBA dhe me Bashkimin Evropian. Me ta në krah, kemi shënuar fitoret më të mëdha politike, me ta në krah kemi shënuar arritjet më të mëdha për shqiptarët, me ta do ta hedhim prapa këtë kohë të mbrapshtë dhe do të kemi së bashku, një horizont të ri. Një horizont të ri shprese për këdo , edhe për fermerin më të pashpresë, që në këtë muzg, në tokat më të largëta të Rrogozhinës, edhe për qytetarët në qendër të kryeqytetit, edhe për ata që mendojnë të largohen apo po bëhen gati të largohen, edhe për ata që janë larguar dhe mendjen e kanë këtu, ne do ta rikthejmë shpresën. Ditë pas dite, hap pas hapi, sepse jemi të qartë, jemi të vendosur, me qartësi dhe me qëndresë dhe me njerëz të papërkulshëm, si Ferdinand Saraçi për Rrogozhinën. Ditë pas dite do të shkojmë përpara, deri në ditën e largimit  të këtij regjimi që nuk ka asgjë të përbashkët me shqiptarët. Deri në ditën kur jo vetëm ti largojmë , por ti çojmë para ligjit, duke i dhënë fund 30 viteve pandëshkueshmëri, politikanëve të korruptuar. Dhe ajo do të jetë dita, kur Shqipëria ti takojë shqiptarëve dhe Rrogozhina qytetarëve të saj” – tha Basha.

 

 

Etiketa: Lulzim Basharealitetreforma territorialeReforma Zgjedhore

Lajme të lidhura

Bordi i Paqes/ Berisha: Mbështesim iniciativën e Trump, askush nuk e ka përcaktuar më shumë lirinë e shqiptarëve se SHBA
Aktualitet

Bordi i Paqes/ Berisha: Mbështesim iniciativën e Trump, askush nuk e ka përcaktuar më shumë lirinë e shqiptarëve se SHBA

14:15 - 22/01/26
19 shtetet, kush mori pjesë në ceremoninë e Bordit të Paqes (LISTA)
Aktualitet

19 shtetet, kush mori pjesë në ceremoninë e Bordit të Paqes (LISTA)

13:58 - 22/01/26
Me 13 vota pro, Komisioni i Jashtëm kalon projektligjin për Bordin e Paqes
Aktualitet

Me 13 vota pro, Komisioni i Jashtëm kalon projektligjin për Bordin e Paqes

13:20 - 22/01/26
Para
Putin nuk ndalet, nxjerr të shtunën armët bërthamore

Putin nuk ndalet, nxjerr të shtunën armët bërthamore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bordi i Paqes/ Berisha: Mbështesim iniciativën e Trump, askush nuk e ka përcaktuar më shumë lirinë e shqiptarëve se SHBA
Aktualitet

Bordi i Paqes/ Berisha: Mbështesim iniciativën e Trump, askush nuk e ka përcaktuar më shumë lirinë e shqiptarëve se SHBA

14:15 - 22/01/26

Të nderuar qytetare dhe qytetarë që ndiqni këtë seancë, e cila del jashtë të gjitha kritereve të seancave që thërret...

Lexo më shumë
19 shtetet, kush mori pjesë në ceremoninë e Bordit të Paqes (LISTA)

19 shtetet, kush mori pjesë në ceremoninë e Bordit të Paqes (LISTA)

13:58 - 22/01/26
Me 13 vota pro, Komisioni i Jashtëm kalon projektligjin për Bordin e Paqes

Me 13 vota pro, Komisioni i Jashtëm kalon projektligjin për Bordin e Paqes

13:20 - 22/01/26
Komisioni i Reformës Territoriale ndryshon rregullat, opozita jashtë loje

Komisioni i Reformës Territoriale ndryshon rregullat, opozita jashtë loje

13:03 - 22/01/26
Berisha: Palloshi i jep nuanca kësaj seance, çfarë do thoni kur Lubia ta marrë me vete?

Berisha: Palloshi i jep nuanca kësaj seance, çfarë do thoni kur Lubia ta marrë me vete?

12:56 - 22/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com