GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha kujton 2 korrikun: 32 vite më vonë shqiptarët po ikin nga diktatura e Edi Ramës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Inceneratorët/Basha nga Kuvendi: U përballëm me shumë sulme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish kreu demokrat Lulzim Basha ka përkujtuar ngjarjet e ambasadave të vitit 1990 në momentin e rënies së diktaturës komuniste dhe hapjes së kufijve, ku shqiptarët u dyndën drejt vendeve të Evropës.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se 32 vite më vonë, shqiptarë ende po largohen masivisht nga Shqipëria, dhe fajtor bën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama duke thënë se në atdheun e tyre qytetarët vidhen dhe nëpërkëmben.

Postimi i Bashës:

Më 2 Korrik 1990, duke u futur nëpër ambasadat perëndimore, shqiptarët rrëzuan murin e parë të diktaturës, në një sfidë vendimtare ndaj regjimit komunist, që atë verë do të niste fillimin e fundit të tij. Një akt guximi qytetar, që do të kristalizohej pak muaj më vonë me Lëvizjen Studentore, e cila çeli rrugën e demokracisë për aq gjatë të mohuar dhe afroi përsëri Shqipërinë me Perëndimin.

Atëbotë, sytë e çdo shqiptari ishin drejt vendeve të lira, me shpresën e një jete më të mirë për veten dhe fëmijët e tyre, ashtu siç fatkeqësisht janë ende sot, sepse sfida për ta e ka ngritur Shqipërinë në lartësinë e aspiratës për ta bërë si gjithë Europa, e cila mbetet ende e papërmbushur.

Fatkeqësisht, 32 vite më vonë, shqiptarët po ikin sërish masivisht në kërkim të mundësive, të një jete më të mire për veten dhe familjet e tyre.

Në 8 vitet e fundit, më shumë se gjysmë milioni shqiptarë kanë lënë vatrat e tyre për të marrë rrugën e kurbetit. Ata detyrohen të ikin, sepse në atdheun e tyre ata vidhen, ata nëpërkëmben, ata s’kanë asnjë mundësi për të jetuar të tashmen dhe për të ndërtuar të ardhmen e tyre.

Ndaj, përkujtimi i kësaj ngjarjeje historike, që pati forcën për ta përkulur regjimin komunist, shërben si një moment reflektimi, për t’u përballur me të shkuarën që rrezikon të përsëritet, sidomos përballë plagës së largimit të qindra-mijëra bashkëqytetarëve tanë, që tashmë nuk ikin prej diktaturës enveriste, por nga diktatura e korrupsionit, e cila nën qeverisjen e Edi Ramës ka marrë përmasat e një rreziku kombëtar.

Etiketa: BASHAdiktatura

Lajme të lidhura

Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës
Aktualitet

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!
Aktualitet

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26
Para
Meta kujton 2 korrikun 1990 dhe ka një thirrje për qytetarët: Tani është koha për…

Meta kujton 2 korrikun 1990 dhe ka një thirrje për qytetarët: Tani është koha për...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme
Aktualitet

Digjen 4 kamionë dhe një eskavator të një kompanie inertesh në Kurbin! Dyshohet e qëllimshme

11:02 - 06/10/26

Një zjarr ka përfshirë gjatë orëve të vona të natës disa mjete të rënda të një operatori privat, i cili...

Lexo më shumë
Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

Ishte shtruar në spital, e moshuara hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën

10:42 - 06/10/26
Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

Kombëtarja lufton vetëm për fitore ndaj San Marinos, kuqezinjtë mbajnë një sy edhe nga Bjellorusia

10:30 - 06/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet

Tabaku: Rama po shkatërron historinë e qytetit, po i merr Tiranës një nga mushkëritë e fundit

10:17 - 06/10/26
Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë në pak ditë

Aksident në Fier! Kamionçina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, rasti i dytë në pak ditë

10:12 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com