GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha më demokratët në Durrës: Kundërshtari ynë, është armik i demokracisë e i Shqipërisë

10:12 - 05/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Basha me qytetarët e Kavajës: Ne jemi familje vlerash, ata garuan me kriminelë e analfabete si Aqif Rakipi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kur na ndajnë rreth një javë nga zgjedhjet e brendshme të Partisë Demokratike, kryetari aktual i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Qarkut të Durrësit.

Gjatë fjalës së tij, Basha tha se zgjedhjet e brendshme në PD janë vlerë për këtë parti, duke shtuar, se kundërshtarë për të është Partia Socialiste.

Basha nënvizoi ndër të tjera, që këto zgjedhje të brendshme, të shërbejnë si një pasqyrim të vlerave demokratike.

“Por miqtë e mi sot ndodhemi në një moment statutor të garës së brendshme një anëtar një votë për kryetarin e Partisë Demokratike. Edhe ky është një moment që ilustron vlerat tona, ndryshe nga çdo parti tjetër ne bëjmë debat, në bëjmë garë, ne bëjmë konkurrencë duke demonstruar se vlerat tona janë dhe mbeten vlerat e demokracisë, vlerat e lirisë. Unë personalisht kam refuzuar të merrem me konkurrencën e brendshme. Se pavarësisht kësaj gare të brendshme, ne nuk do të harrojmë për asnjë çast, cili është kundërshtari i vërtetë dhe me kë e kemi betejën. Dhe ky është rrëzimi i Edi Ramës e i Tom Dosh-it e Rrahman Rrajës me shokë dhe përballja me këtë regjim do të kërkojë edhe njëherë që nga kjo garë e brendshme të dalim pikë se pari si njerëz që i respektuam plotësisht vlerat brenda familjes tonë dhe së dyti dhe po më e rëndësishme se kjo, të bashkuar madje edhe më të bashkuar se ç’hymë në këtë garë.

Sepse beteja që na pret na ka gjetur pas 25 prillit me të vërtetë jo në pozita ku do të ishim nëse 25 prilli do të ishte demokratik, në pozitat e përgatitjes për qeverisje, por nuk na ka gjetur më të vegjël, më të mëdhenj dhe se kam fjalën për numrin e votave në Krujë e të gjithë Shqipërinë apo numrin e mandateve, e kam fjalë për madhështinë morale të një force politike që është përballur dhëmb për dhëmb e sy për sy me shtetin parti dhe partinë shtet dhe bandat që e ndihmonin. Ndaj le ta bëjmë këtë garë, këtë proces, le ta kthejmë në testin e parë, në treguesin e parë ndaj demokratëve në radhë të parë dhe ndaj shqiptarëve, ndaj krutanëve dhe ndaj shqiptarëve se ne nuk jemi rrëzuar, se ne nuk jemi në gjunjë, se ne jemi në këmbë, se ne e dimë, jemi të vetëdijshëm për arritjet e 25 prilli pavarësisht prej masakrës zgjedhore dhe besimin e qytetarëve shqiptarë se jemi e vetmja forcë, e vetmja shpresë për demokracinë, por po kështu të tregojmë se jemi të gatshëm të korrigjojmë dhe rregullojmë gjithçka që është në dorën tonë. Kjo është vlera e kësaj gare”, tha Basha.

Kryedemokrati sakaq, iu drejtua edhe qytetarëve të Fushë-Krujës, duke thënë se shpresë tjetër për demokracinë dhe shqiptarët, nuk ka veçse Partisë Demokratike.

“Unë i njoh vështirësitë tuaja, vëllezër dhe motra të Fushë-Krujës dhe mbarë Shqipërisë, e njoh vuajtjen tuaj, e ndjej pasigurinë tuaj ndaj shtetit të bërë njësh me bandat. Masakra zgjedhore e 25 prillit është ngritur pikërisht për t’ju ndëshkuar ju të parët, jo Partinë Demokratike, sepse ju e keni ndjerë më shumë se të gjithë mjerimin, varfërinë e ulur këmbëkryq. Dhe për shkak të mjerimit që kanë sjellë, për shkak të varfërisë që kanë sjellë, nuk kishin rrugë tjetër përveç se t’ju shantazhonin, t’ju kërcënonin, t’ju dhunonin, t’ju varfëronin edhe më shumë me qëllim për ta bërë më të lehtë grabitjen e lirisë tuaj për të votuar ashtu siç doni. Dhe ju them në emër të gjithë demokratëve dhe kërkoj që ta shpërndani këtë mesazh tek çdo qytetar i Fushë-Krujës dhe anembanë Shqipërisë, se kjo na bën edhe më të vendosur për të luftuar me më shumë forcë, me më shumë vendosmëri që t’i çlirojmë bashkëqytetarët tanë, t’i çlirojmë nga këto banda pengmarrëse, t’i çlirojmë nga ky regjim i korruptuar që i do të varfër dhe të nënshtruar. Pra, ftesa ime është që të qëndrojmë bashkë dhe të bëjmë të mundur realizimin e aspiratës se tyre.

Nga kjo salle me njerëz te lirë që nuk i detyroi njeri të merrnin pjesë në këtë betejë, por zgjodhën këtë betejë, që nuk e bënë këtë betejë për veten e tyre por e bënë këtë betejë për qytetarët, e bënë këtë betejë për Shqipërinë, mesazhi ynë le të jetë fare i qartë e të kumbojë kudo: ky regjim do të rrëzohet dhe ne do të bëjmë gjithçka ditë e natë derisa ta rrëzojmë. Sepse këtu në Krujën e historisë, këtu midis përfaqësuesve dhe drejtuesve të Partisë Demokratike të zgjedhur me vullnet të lirë, të zgjedhur me vullnetin e qytetarëve shqiptarë, në ndryshim nga ata të përzgjedhurit nga krimi, të përzgjedhur nga bandat, të cilat janë të famshëm në Europë e që na e kanë mbyllur derën e Europës me bëmat tyre tashmë të publikuara nga gazeta Bild ku kanë rrëfyer për të gjithë ata që kanë veshë për të dëgjuar, se ky që kemi përballë nuk është një pushtet që i përket njerëzve, por është një pushtet që i përket krimit. Që listat për deputet të këtij qarku nuk i bën Partia Socialiste, por i harton krimi i organizuar. Prandaj siç e dimë të gjithë, siç dëshmojë ato pjesë të vogla, maja e ajsbergut të dosjes 339, pushteti nuk është as i socialistëve, as i qytetarëve, por është i kriminelëve. Është i një pakice që përdor paratë e pista, përdor dhunën, përdor shantazhin, përdor intimidimin për të marrë pushtetin dhe për ta ndarë qarkun e Durrësit, Fushë-Krujën dhe Krujën si të ishte plaçkë. Kjo nuk është demokraci.

Kjo është një luftë totale e regjimit Rama-Doshi-Rrahja-Rakipi-Dako me shokë kundër demokracisë, kundër shqiptarëve, kundër njerëzve të lirë. Prandaj detyra jonë është të vazhdojmë qëndresën, detyra jonë është t’i prijmë me vlerat tona, me bashkimin tonë betejës për të rikthyer demokracinë në Shqipëri. Askush tjetër përveç nesh, askush tjetër përveç jush nuk mundet, nuk e ka as fuqinë, as moralin për t’i prirë kësaj beteje. Sepse ne jemi shpresa e vetme për demokraci. E kemi provuar këtë në çdo betejë këto 30 vite, e kemi provuar edhe më shumë në betejën e 25 prillit. Ftesa ime është të vazhdojmë betejën së bashku deri në largimin e regjimit, deri në rikthimin e demokracisë, deri në triumfin e vlerave sepse rrugë tjetër për demokracinë, rrugë tjetër për Shqipërinë, rrugë tjetër për shqiptarët nuk ka e nuk mund të ketë. Ju faleminderit për vëmendjen!”, përmbylli kryedemokrati.

Etiketa: armikBASHAdemokraciShqiperi

Lajme të lidhura

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
(VIDEO) Berisha nxjerr blof  Ramën: Kryeministri gënjeu në Londër për vizitën e tij në Rusi
Aktualitet

“Pezullimi i Ballukut ka bllokuar qeverinë”, Berisha–Ramës: Mashtrim banal i kryehajdutit

10:49 - 05/12/25
Takimet e Salianjit, reagon Berisha: Janë takime për interesa personale, s’kanë lidhje me partinë
Aktualitet

Lëvizja për ndryshim e Salianjit trazon ujërat brenda Partisë Demokratike

09:44 - 05/12/25
Para
Ndërtimet pa leje/ Reagon kryebashkiakja e Shkodrës:  Jo vendime arbitrare, dëmtojnë sezonin turistik

Ndërtimet pa leje/ Reagon kryebashkiakja e Shkodrës: Jo vendime arbitrare, dëmtojnë sezonin turistik

TË FUNDIT

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës
Aktualitet

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë takimit të mbajtur me Federatën e Opozitës së Bashkuar, akuzoi qeverinë për manipulim...

Lexo më shumë
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25
Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

Stuhia “Byron” paralizon Greqinë/ Rrugë të mbyllura, përmbytje dhe situatë alarmante

11:29 - 05/12/25
Bleu vota për Tom Doshin/ Spak dërgon për gjykim kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli

Akuzohet për korrupsion, GJKKO kalon për gjykim dosjen e kryebashkiakut të Vaut të Dejës

11:13 - 05/12/25
Sherr në Velipojë/ I riu bën për spital 64-vjeçarin, shpallet në kërkim

Aksident me vdekje në Shkodër, 24-vjeçarja përplas me makinë këmbësorin (Emrat)

11:10 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com