GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Basha me Krichbaum: Inkurajoj SPAK të çojë para drejtësisë…

20:17 - 26/10/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha me Krichbaum: Inkurajoj SPAK të çojë para drejtësisë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Partia Demokratike mbështet punën e institucioneve të drejtësisë dhe inkurajon SPAK të vijojë me vendosmëri përpjekjet për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe për të çuar para drejtësisë ata që kanë abuzuar më paratë dhe besimin e qytetarëve”. Kështu është shprehur Lulzim Basha gjatë një takimi që ka zhvilluar me Gunther Krichbaum, Zëdhënës i Çështjeve Europiane të Grupit Parlamentar CDU/CSU në Bundestag dhe anëtar i Asamblesë Politike të Partisë Popullore Europiane.

Basha theksoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kombëtar i Partisë Demokratike, jetik për ecjen përpara dhe zhvillimin ekonomik të vendit. Ai tha se Shqipëria renditet ndër vendet më të korruptuara ne botë dhe kjo e bën edhe me emergjente luftën kundër këtij fenomeni.

Gjatë takimit, Basha e njohu Krichbaum edhe me iniciativën për vetting-un e politikanëve, proçes i cili synon të pastrojë politikën duke bërë transparencë mbi ligjshmërinë e pasurisë dhe pastërtinë e figurës në raport me lidhjet me krimin e organizuar të politikanëve.

Një vend të veçantë në këtë takim zuri edhe reforma zgjedhore dhe domosdoshmëria për t’i dhënë fuqi votës së qytetarëve dhe garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Basha e njohu me propozimet e Partisë Demokratike për listat 100% të hapuara, që qytetarët të zgjedhin vetë deputetin që do t’i përfaqësojë, votim dhe numërim elektronik, votën e diasporës dhe rritjen e masave ndëshkuese për përdorimin e administrates dhe fondeve publike për qëllime elektorale.

Duke u ndalur te zhvillimet në Partinë Demokratike, Basha theksoi se partia është në një proces riorganizimi të saj, ku shumë të rinj tashmë janë bërë pjesë e përgjegjësisë për të ndërtuar alternativën që presin dhe  duan shqiptarët.

Brenda marsit të vitit të ardhshëm, PD do të përzgjedhë ekipin e kandidatëve për deputetë dhe do të nisë diskutimet publike mbi programin e saj, me propozime dhe objektiva që do ta ndryshojnë Shqipërinë dhe përshpejtojnë futjen e saj në BE.

Etiketa: BASHAKrichbaumPDSpak

Lajme të lidhura

Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin
Breaking Views

Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

14:01 - 12/03/26
“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit
Breaking Views

“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit

13:43 - 12/03/26
Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit
Breaking Views

Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit

13:19 - 12/03/26
Para
Erdogan: Perëndimi e injoron ligjin kur derdhet gjaku mysliman

Erdogan: Perëndimi e injoron ligjin kur derdhet gjaku mysliman

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin
Breaking Views

Bashkimi Evropian reagon për imunitetin e Ballukut: Lufta kundër korrupsionit, thelbësore për integrimin

14:01 - 12/03/26

Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar pas rrëzimit nga Kuvendi të kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit...

Lexo më shumë
“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit

“Shuplakë” edhe nga Ambasada holandeze: Kërkesë kyçe ndjekja penale efektive e korrupsionit

13:43 - 12/03/26
Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit

Rama i frikësuar nga ndërkombëtarët: SPAK-u i yshtur nga faktorë jashtë kufijve të gjyqësorit

13:19 - 12/03/26
Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç

Rekord “Guinness” në diplomaci, Presidenti Bega dekreton një ambasadore 26 vjeç

12:33 - 12/03/26
Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

Gjermania reagon pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut

12:09 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com