GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha me qytetarët: 2021 solli zgjedhje dhe një masakër zgjedhore, por jo zgjidhje!

11:52 - 02/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha me qytetarët: 2021 solli zgjedhje dhe një masakër zgjedhore, por jo zgjidhje!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar sot një takim me demokratët në Kamëz, me të cilët ka folur për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Teksa i cilësoi zgjedhjet si masakër elektorale, Basha tha se 25 prilli i zmadhoi më shumë hallet e shqiptarëve, ndërsa shtoi se është detyrë e opozitës t’i japë fund krizës dhe të sjellë ndryshimin në vend.

Sipas tij, ‘Kamza është mësuar me beteja të pabarabarta. Ajo e ka zhvilluar ndër vite  aftësinë për t’u përballur me një kundërshtar të egër sepse Kamza është jo ndër të parat, por e para që e provoi  se Edi Rama nuk e njeh konceptin e kundërshtarit politik, për të çdo demokrate, çdo demokrat është është armik dhe çdokush që i mbështet demokratët dhe demokratët është armik”.

Pjese nga fjala e Bashes:

Vëllezër dhe motra, Kamza është mësuar me beteja të pabarabarta. Ajo e ka zhvilluar ndër vite  aftësinë për t’u përballur me një kundërshtar të egër sepse Kamza është jo ndër të parat, por e para që e provoi  se Edi Rama nuk e njeh konceptin e kundërshtarit politik, për të çdo demokrate, çdo demokrat është është armik dhe çdokush që i mbështet demokratët dhe demokratët është armik. Ai i ka shpallur luftë konceptit bazë të bashkëjetesës demokratike që është trajtimi i kundërshtarit brenda rregullave të garëse zgjedhore të bërë bërë nga rregullat të përballjes politike. Dhe kjo luftë që i ka shpallur tani e 8 vjet kulmoi me procesin e 25 prillit i cili vetëm përfundoi me 25 prill. Por prej kohësh kishte vënë në lëvizje një makineri gjigande të dhunës, të terrorit, të shantazhit të blerjes së votave me të gjitha format e mënyrat, me para në dorë, me ndihmën sociale, me KEMP-in, me faturat e OSHE-së, me gjobat, me legalizimet për vota, me ndërtimet pa leje për vota, me presionin e drejtpërdrejtë ndaj të punësuarve në sektorin publik. Jo vetëm kaq por edhe me terrorin mbi sektorin privat, pra, me të gjitha format dhe mënyrat njësoj si një regjim.

Ndaj, sot jemi të mbledhur këtu si njerëz me përgjegjësi politike dhe me vetëdije politike. Këtu për t’ju mbajtur fjalime dhe retorikë, sepse ju nuk keni nevojë për fjalime dhe retorikë. Gjithsecili prej jush mund të vijë këtu dhe të thotë fare qartë dhe fare shkurtë problemin, krizën e madhe që ka sot Shqipëria, gjithsecili prej jush mund të dalë këtu e të tregojë se çfarë ishte 25 prilli, jo dita por procesi i 25 prillit. Dhe gjithsecili prej jush disponon mençurinë politike dhe ka përvojën, përfshirë edhe të rinjtë, sprovën e përballjes politike për të kuptuar se kur themi regjim dhe masakër zgjedhore, po konstatojmë diçka jashtëzakonisht të rëndë për vendin. Po konstatojmë se me 25 prill, Shqipëria është futur në grupin e vendeve ku nuk ka demokraci, sepse demokraci do të thotë vullneti i shumicës përcakton parlamentin dhe qeverisjen. Demokraci nuk do të thotë që një pakicë që ka kapur shtetin dhe që ka vënë në funksion të një grushti bandash dhe një grushti oligarkësh, të tjetërsojë vullnetin e shumicës. Këtë ka bërë kjo pakicë më 25 prill dhe detyra jonë e parë dhe kryesore para shqiptarëve sot, njësoj si në ditët e para të lindjes së forcës tonë politike, nuk është thjeshtë dhe vetëm mundja elektorale e kundërshtarit, por është beteja për demokraci.

Me këtë vetëdije kam ardhur para jush sot duke e kuptuar fare mirë se ndodhem para burrave edhe grave që nuk kanë nevojë për shpjegime të gjata se çfarë do të thotë betejë për demokraci. Kundërshtari i ka përdorur të gjitha mjetet për ta asgjësuar të vetmin institucion zgjedhjet e lira e të ndershme, që qëndronte akoma si shpresë për ndryshim për shqiptarët.

E pra miqtë e mi, cila është detyra e Partisë Demokratike përballë regjimeve, e kemi kryer këtë detyrë përpara shqiptarëve në vitin 91-92. Ju e dini fare mirë se 91-shi solli zgjedhje pas 50 vitesh diktaturë, por nuk solli zgjidhje. Sot jemi në të njëjtën situatë. 2021 solli zgjedhje dhe një masakër zgjedhore, por nuk solli zgjidhje. 91-shi nuk na uli në gjunjë, na bëri më të fortë, më të vetëdijshëm për tu organizuar, për të vazhduar betejën për hir të Shqipërisë dhe për hir të shqiptarëve. As 2021 nuk na ka ulur në gjunjë përballë masakrës zgjedhore ne kemi qëndruar fuqishëm. Njësoj si në 91-shin besuam deri në çastin e fundit se regjimi po merrte fund, por në fakt poshtërsitë dhe hilet çuan në këtë masakër dhe përmes kësaj masakre një diferencë që s’është as sa gjysma e fletëve të pavlefshme, produkt i prerjes së listave dhe heqjes së emrave të kandidatëve nga listat, nga fletët e votimit. Nuk është as sa gjysma ose është e barabartë me votat që mblodhi dhëndri dhe djali i një prej ortakëve të Edi Ramës.

Me këto mendon Edi Rama se do të mbajë pushtetin, me këto mendon se do t’i imponohet shqiptarët, me këto mendon se do të na ulë kokën ju, mua, Partisë Demokratike? Ai e di fare mirë që jo.

Etiketa: KamezLulzim BashaZgjedhje

Lajme të lidhura

Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare
Aktualitet

Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

15:08 - 20/02/26
U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm
Aktualitet

U hodh gaz i skaduar drejt protestuesve të opozitës, ministrja Koçiu ngre supet: Nuk di nëse është i dëmshëm

14:55 - 20/02/26
Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës
Aktualitet

Berisha: Sot nis pranvera e re, të bashkohemi për t’i dhënë fund regjimit të Ramës

12:23 - 20/02/26
Para
Presidentja e KE i dërgon letër inkurajuese për liberalizimin e vizave Vjosa Osmanit

Presidentja e KE i dërgon letër inkurajuese për liberalizimin e vizave Vjosa Osmanit

TË FUNDIT

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin
Aktualitet

Masakra e Kuçovës ’97/ Gjykata lë në fuqi regjimin e posaçëm për Fran Marashin

16:30 - 20/02/26

GJKKO rrëzon kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm për “Masakrën e Kuçovës”, Fran Marashi lidhur me regjimin e...

Lexo më shumë
Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit

Detaje nga hetimi i vrasjes së 32-vjeçarit, ish-gardiani që tentoi t’i fuste akool në qeli Emiljano Shullazit

16:21 - 20/02/26
Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat

Plumba në kryeqytet/ I plagosuri transportohet me urgjencë në spital privat

16:04 - 20/02/26
Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

Tiranë/ I riu vritet me thikë gjatë sherrit në një lokal në rrugën ‘Kongresi i Lushnjes’ (EMRI)

15:55 - 20/02/26
Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

Sekretari Rubio: Do ia heqim vizën personave që përbejnë kërcënim për politikën e jashtme dhe sigurinë kombëtare

15:08 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com