GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha: Ne jemi parti e debatit, PS partia e gojës së mbyllur

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Ne jemi parti e debatit, PS partia e gojës së mbyllur
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha këtë të dielë është ndalur në Dibër ku është duke mbajtur një takim me demokratët në kuadër të fushatës që po bëhet për kreun e Partisë Demokratike.

Gjatë fjalës së tij kryedemokrati u ndal te ftesa e kryeministrit Rama për bashkëpunim për të cilën tha se kreu i qeverisë po e përdor për të fshehur masakrën zgjedhore.

“Sot, kundërshtari politik, i cili në fakt, është armiku i demokracisë, i Shqipërisë dhe i dibranëve, po mundohet ta fshehë masakrën zgjedhore duke na shtrirë dorën për bashkëpunim, pa vija të kuqe siç thotë, duke hedhur karremin që hajde të ndryshojmë ligjin zgjedhor, pasi ka bërë masakrën zgjedhore.

Pra, duke dashur që në një moment ligështimi, dëshpërimi të qytetarëve, të kompromentojë të vetmen forcë që ai e di, që jo vetëm e ka përballë po që pavarësisht prej masakrës së 25 prillit, jo vetëm nuk u gjunjëzua, po doli më e fortë dhe më e bashkuar nga Dibra, anembanë Shqipërisë. Ndaj, me përgjegjësi dhe me barrë që na kanë ngarkuar shqiptarët, dibranët dhe mbarë shqiptarët për ndryshimin, sot, i vetëdijshëm për arritjet e kësaj beteje të pabarabartë, i vetëdijshëm për fuqinë që kemi projektuar vetëm përmes vlerave tona, dua t’ju them se zgjidhja që unë propozoj dhe me të cilën dua të vazhdoj t’ju ushëheq, nuk është ajo e kompromisit me të keqen por e betejës deri në fund për të çuar në greminë ata që i çuam buzë greminës me 25 prill.

Unë jam këtu për t’ju thënë që rrugë tjetër për Partinë Demokratike, rrugë tjetër për Shqipërinë nuk ka. Bashkë, gjithmonë e më të bashkuar, ta çojnë betejën deri në fund! Këtë betejë ne nuk e nisëm për veten tonë, këtë betejë ne nuk do ta vazhdojmë vetëm për veten tonë. Ne do ta vazhdojmë për të gjithë shqiptarët dhe siç i morëm shqiptarët në kutitë e votimit me 25 prill, ashtu do t’i marrim me vete në këtë betejë sepse fati i Shqipërisë, tashmë varet vetëm nga ne”, tha Basha.

 “Miqtë e mi, kjo është një garë e brendshme, e cila zhvillohet në bazë të rregullave statutore të Partisë Demokratike dhe është një moment i mirëpritur, që bëjmë një diferencë të madhe me kundërshtarin tonë. Një moment që pavarësisht asaj që thonë kundërshtarët tonë, përsëri na diferencon me ta, janë partia e gojës së mbyllur ndërsa kjo është një parti e hapur, e debatit, e mendimit të lirë dhe padiskutim edhe e garës”, tha Basha.

Etiketa: DiberLulzim BashaPDPS

Lajme të lidhura

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK
Aktualitet

SPAK mbyll hetimet mbi Ervis Berberin, merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

10:55 - 30/10/26
Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli
Aktualitet

Erion Veliaj bën ndryshime në Bashkinë e Tiranës, shkarkon nga burgu dy nënkryetarët

10:13 - 30/10/26
Rama tha se do rrisë pensionet, ironizon Tabaku: Një kafe 60 lekë në ditë nuk mjafton për dinjitet
Aktualitet

Tabaku: Protesta i grisi fasadën Edi Ramës, e ekspozoi qeverinë e tij të korruptuar para gjithë botës

09:35 - 30/10/26
Para
“Ndihem e pabarabartë me nënat e tjera”/ Arbenita Ismajli shpërthen kundër spitalit në Gjermani

“Ndihem e pabarabartë me nënat e tjera”/ Arbenita Ismajli shpërthen kundër spitalit në Gjermani

TË FUNDIT

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën
Aktualitet

Aksident zinxhir në Unazën e Madhe, disa automjete përplasen me njëra tjetrën

11:05 - 30/10/26

Një aksident rrugor është regjistruar në Unazën e Madhe të Tiranës, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar...

Lexo më shumë
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku paraqitet në SPAK

SPAK mbyll hetimet mbi Ervis Berberin, merret i pandehur për shkelje të barazisë në tendera

10:55 - 30/10/26
Arrestohet pronari dhe drejtoresha e spitalit “Sante Plus” në Tiranë, akuzohen për mashtrim

Arrestohet pronari dhe drejtoresha e spitalit “Sante Plus” në Tiranë, akuzohen për mashtrim

10:46 - 30/10/26
Kërkoi lirimin nga burgu, Apeli i GJKKO rrëzon Erion Veliajn, kryebashkiaku mbetet në qeli

Erion Veliaj bën ndryshime në Bashkinë e Tiranës, shkarkon nga burgu dy nënkryetarët

10:13 - 30/10/26
Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë

Vrasja e Arlinda Zekajt, nis protesta në Kosovë! Përplasje me policinë para godinës së qeverisë

09:55 - 30/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com