GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha nga Brukseli: Beteja po bëhet për demokracinë dhe për shqiptarët

15:25 - 28/06/21
në Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Basha nga Brukseli: Beteja po bëhet për demokracinë dhe për shqiptarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po merr pjesë në Asamblenë politike të PPE, Partia Popullore Europiane, në Bruksel ku ka pasur edhe një fjalë në sesionin e mbyllur të kësaj asambleje.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kreu i opozitës Basha zhvilloi edhe një intervistë të shkurtër për median shqiptare në kryeqytetin europian.

Basha u ndal gjerësisht tek shqetësimi i demokratëve për zgjedhjet e 25 prillit, që sipas tyre u blenë.

Intervista e plotë e kryetarit Basha:

Në Bruksel po zhvillohet Asambleja Politike e Partisë Popullore Europiane, është takimi i parë fizik pas një periudhe shumë të gjatë të pandemisë, ka disa tema në rendin e ditës, ju ku e vutë theksin në këtë takim?

Lulzim Basha: Së pari, falënderova Partinë Popullore Europiane dhe të gjithë partitë simotra për mbështetjen shumë të madhe që na dhanë para dhe gjatë fushatës zgjedhore. Sigurisht që ndamë shqetësimin e madh për masakrën zgjedhore, për atë që ODIHR-i tashmë e ka përcaktuar në raportin paraprak si dy problemet kryesore: blerjen masive të votave dhe shkrirjen në një të shtetit dhe partisë, si dhe nevojën për të hartuar së bashku një platformë për të kthyer legjitimitetin dhe demokracinë. Ne kemi patur një mbështetje të jashtëzakonshme nga Partia Popullore Europiane në çdo nivel, në nivelin politik por dhe në nivelin e përfaqësuesve të tyre në institucionet europiane. Nga Komisioni Europian, në Parlamentin Europian, në Këshillin Europian dhe do të vazhdojmë të kemi një marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushtë dhe një mbështetje të madhe nga Partia Popullore Europiane në këtë betejë, sepse kjo betejë nuk po bëhet thjesht për Partinë Demokratike, por po bëhet për demokracinë, po bëhet për Shqipërinë dhe për shqiptarët. Vlerat e kësaj partie, investimi i kësaj partie dhe i shteteve anëtare tek demokracia shqiptare në këto 30 vite do ta mundësojnë që së bashku të kapërcejmë edhe këtë sfidë të jashtëzakonshme përpara të cilës na vunë zhvillimet e masakrës së 25 prillit.

Ju përmendët raportin paraprak të OSBE/ODIHR-it, ne pamë gjithashtu dhe raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës dhe do të jetë edhe raporti përfundimtar i OSBE/ODIHR-it që pritet nga të gjitha palët politike dhe jo vetëm. Mbi zgjedhjet në Shqipëri, çfarë impakti do ketë sipas jush ky raport në integrimin europian të Shqipërisë?

Lulzim Basha: Zgjedhjet janë një nga kriteret më të rëndësishme për rrugëtimin europian të çdo vendi. Ato kanë të bëjnë drejtpërdrejt me demokracinë ndërkohë që 25 prilli nuk kishte lidhje me demokracinë. Kjo është një sfidë e jashtëzakonshme për ne, për Partinë Demokratike sepse nga njëra anë ne e dimë fare mirë se ndryshimi në Shqipëri mund dhe do të vije vetëm përmes procesit të integrimit europian të vendit. Nga ana tjetër procesi i integrimit europian të vendit nuk mund të ecë përpara me një vend ku qeveria në vend që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme është kapur për herë të dytë në flagrancë duke manipuluar në mënyrë masive dhe sistematike zgjedhjet që nga vjedhja e të dhënave personale të shtetasve tek keqpërdorimi i administratës tek intimidimi dhe shantazhimi i punonjësve publike dhe i zgjedhësve dhe ç‘është më e keqja tek vazhdimi i aleancës me krimin. Këto janë edhe prioritetet që kam diskutuar me partnerët dhe aleatët tanë ku padiskutim ndarja e politikës me krimin mbetet një imperativ për Shqipërinë për të ecur përpara.

Dialogu politik është kyç në integrimin europian të Shqipërisë. Jo vetëm Partia Popullore Europiane por edhe të gjithë shtet europiane përfshirë këtu edhe Komisionin Europian duan të dinë se si do të jetë ky dialog politik midis qeverisë dhe opozitës duke filluar nga shtatori. Është kyç. Çfarë propozimi keni ju për këtë?

Lulzim Basha: Dialogu politik është mjet nuk është qëllim në vetvete. Qëllimi ynë është të çlirojmë Shqipërinë dhe shqiptarët nga një bandë plaçkitësish që e kanë marrë peng demokracinë e vendit. Dhe në funksion të kësaj ne do të bëjmë gjithçka brenda dhe jashtë parlamentit, brenda dhe jashtë vendit në mënyrë që Shqipërisë një orë e më parë t’i kthehen kushtet dhe mundësitë për një demokraci funksionale nga e cila varet pastaj gjithçka: rendi dhe siguria, zhvillimi ekonomik, punësimi dhe dhënia fund e hemorragjisë së emigracionit së të rinjve.

Dhe pyetja e fundit. Mesazhi i europianëve në këtë takim ka qenë që pa këtë dialog politik do të jetë shumë e vështirë të hapen kapitujt nëse hapet Konferenca e parë Ndërqeveritare të hapen pastaj praktikisht negociatat pa këtë dialog midis qeverisë dhe opozitës. Ka qenë kjo?

Lulzim Basha: Shiko, burokracia europiane ka një mënyrë të shprehuri, e cila racionalizon vendimet politike të Këshillit Europian, ndërsa për Shqipërine dhe shqiptarët gjërat janë të qarta, pa demokraci nuk ka Europë, nuk ka rrugë të shkurtër drejtë Euuropës, siç nuk kishte rrugë të shkurtër drejtë NATO-s, apo drejtë heqjes së vizave, ndaj pavarësisht prej zbukurimeve apo propagandës, sado e fuqishme të jetë e vërteta është e thjeshtë dhe e qartë. Shqipëria do të ecë përpara atëherë kur demokracia të funksionojë, ku shteti i së drejtës të funksionojë dhe padiskutim që 25 prilli jo vetëm nuk ka zgjidhur gjë, po ka shtuar problemet në këtë drejtim. Ndaj unë, Partia Demokratike, opozita kemi një detyrë akoma më të madhe karshi shqiptarëve e Shqipërisë, e në veçanti dëshirës së tyre, dëshirës sonë të përbashkët për ta bërë Shqipërinë anëtare të bashkimit europian, për të zgjidhur problemin më të madh që Shqipëria sot ka, problemin e konfirmuar me 25 prill që është rrënja e demokracisë.

Lajme të lidhura

Takimi i Salianjit dhe Alimehmetit në Durrës, zbulohet sms e krerëve të PD për bazën: Janë të paautorizuar, distancohuni
Aktualitet

A kërkon karrigen e Berishës? Salianji: Synoj rigjenerimin e PD-së dhe ripërtëritjen e opozitës

21:06 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Para
Vrasja e 20-vjeçares/ Si e pranoi bashkëshorti krimin, metodat e hetuesve

Vrasja e 20-vjeçares/ Si e pranoi bashkëshorti krimin, metodat e hetuesve

TË FUNDIT

Regjistrohen sërish lëkundje tërmeti në Tiranë
Botë

Greqia nuk gjen qetësi, shënohen lëkundje tërmeti 4.6 ballë

22:59 - 06/12/25

Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë të shkallës Rihter ndodhi mbrëmjen e kësaj të shtune në orën 22:48, në Kalavryta....

Lexo më shumë
Trump propozohet për çmimin Nobel! ‘Nëse i jap fund luftës Rusi-Ukrainë, mund të shkoj në parajsë’

Zelensky: Kemi përparim në bisedimet me SHBA-në për planin e paqes

22:36 - 06/12/25
Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

Arbër Hoxha i papërmbajtshëm, për të 3-tin muaj rradhazi zgjidhet lojtari më i mirë në Kroaci

22:02 - 06/12/25
Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

Trump merr telefonatë nga Ronaldo: Nuk ka njeri më të mirë se ai

21:46 - 06/12/25
8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

8 gola dhe përmbysje e “çmendur” në La Liga, Barcelona nuk di të ndalet

21:23 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com