GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha nga Dimali: Moçali i Bermudës ka frikë nga përballja me ligjin

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha nga Dimali: Moçali i Bermudës ka frikë nga përballja me ligjin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha nga një takim me degën e PD në Dimal foli për atë që ai e quan trekëndëshi i Bermudës, duke theksuar se për interesa personale kanë marrë peng Shqipërinë.

Në fjalën e tij, Basha u shpreh se këta persona kanë frikë se po u vjen dita e përballjes me të vërtetën dhe me ligjin.

Sipas tij, frika nga drejtësia i ka detyruar që të sulmojnë dhe intimidojnë Prokurorinë e Posaçme

“Të tregojmë me vepra diferencën mes nesh dhe moçalit të Bermudës, moçalit të interesave personave, të interesave të tarafeve  politike, ekonomike dhe kriminale ku zhgërryhen tash e 34 vjet të njëjtët aktore që kanë marrë peng Shqipërinë, kanë marrë peng të ardhmen e vendit, po përzënë fëmijët dhe të rinjtë vetëm për pasurimit tyre, për hir të pushtetit të tyre, apo për hir të anktheve që kanë se shumë shpejt do të vijë dita e përballje me të vërtetën dhe ligjin.  Të ngjashmit e tyre në vende fqinj, tashmë anëtare të BE janë përballur me ligjin dhe kjo është një rrugë pa kthim, si rruga e Shqipërisë evropiane.

Meraku që kanë është një ofensive ndaj SPAK për ta kërcënuar dhe intimiduar. Nuk ka kaluar 10 ditë që kur zv.kryeministri i Ramës tregoi me gisht Ramën dhe Veliajn si përfitues dhe pronarë të aferës së inceneratorëce. Kjo tregon se pse i janë përveshur SPAK dhe drejtësisë. Kanë frikë dhe padiskutim që duhet të kenë frikë”, tha ndër të tjera Basha.

Basha u shpreh se PD mbështet drejtësinë dhe SPAK, pasi fundi i pandëshkueshmërisë theksoi ai është fillimi i Shqipërisë evropiane.

“Ndaj fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i Shqipërisë europiane. Kjo është arsyeja pse PD e ka thelbësore në vizionin e vet mbështetjen ndaj Reformës në Drejtësi dhe ndaj SPAK. Padiskutim pritshmëritë ndaj SPAK janë të larta. Unë e di që pritshmëritë e shqiptarëve janë shumë më të larta sesa ç’është bërë deri më tani dhe shpresoj dhe jam i bindur që këtë pritshmëri e njohin edhe prokurorët, hetuesit dhe gjyqtarët me integritet të SPAK. Detyra jonë është ta mbështesim me të gjitha format dhe mënyrat politikishe dhënies fund të pandëshkueshmërisë. Dhe kjo është arsyeja se pse PD është sot e vetmja parti politike në Shqipëri që e thotë me zë të lartë, me ballin lartë, hapur, që mbështet pa kushte punën e SPAK”, u shpreh Basha.

 

 

Etiketa: BASHAbermudeKryesore1ligji

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri, profesori amerikan: Tani është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet
Aktualitet

Protestat në Shqipëri, profesori amerikan: Tani është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet

13:25 - 23/08/26
PD: Heqim mesataren nën 6,5 për gjimnazistët, çdo i ri të konkurrojë në shkollën e lartë
Aktualitet

Zhupa: Në janar iu caktuan masa sigurie, sot shef i Qarkullimit në Sarandë! Këtu shpërblehen problematikët

11:59 - 23/08/26
Rama mbledh sot drejtuesit kyç të PS-së në Pogradec, në tryezë 12 qarqet dhe krerët e komisioneve
Aktualitet

Rama mbledh sot drejtuesit kyç të PS-së në Pogradec, në tryezë 12 qarqet dhe krerët e komisioneve

09:37 - 23/08/26
Para
VIDEO/ Avioni ulet mbi rrugë dhe përplaset me dy makina, 2 viktima…

VIDEO/ Avioni ulet mbi rrugë dhe përplaset me dy makina, 2 viktima...

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
Aktualitet

Vrasja e 20-vjeçarit portugez te “Principotes” në Ksamil, gjendet thika që përdori Sokrat Vata

13:34 - 23/08/26

Është gjetur thika e cila dyshohet se u përdor nga Sokrat Vata për vrasjen e 20-vjeçarit portugez Luis Miguel Varela...

Lexo më shumë
Protestat në Shqipëri, profesori amerikan: Tani është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet

Protestat në Shqipëri, profesori amerikan: Tani është koha që kryeministri Rama të bëjë gati valixhet

13:25 - 23/08/26
Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz

Ema Andrea kujton aktoren Rezana: Nuk e di pse Zoti i merr kaq shpejt disa njerëz

13:05 - 23/08/26
CIA hedh poshtë luftën e Trump: Irani mund t’i rezistojë bllokadës së Hormuzit për muaj të tërë

Irani kërcënon me bllokimin e Hormuzit, mesazhi i prerë: Nuk do të kalojë asnjë pikë nafte!

12:44 - 23/08/26
Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen

Thatësira dhe luftërat godasin ushqimet! Gruri, frutat dhe perimet pritet të shtrenjtohen

12:20 - 23/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com