GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha nga Elbasani: Të dielën, 25 prill është dita të ndryshojmë të ardhmen tonë

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha nga Elbasani: Të dielën, 25 prill është dita të ndryshojmë të ardhmen tonë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dita e fundit zyrtare e fushatës elektorale, e gjeti Lulzim Bashën në Elbasan. Në qendër të qytetit, pranë kalasë, aty ku u zhvillua dhe takimi, ishin mbledhur qindra qytetarë.

Para tyre, Basha premtoi se tetë vite keqqeverisje do të marrin fund më 25 prill.

Ai shtoi ndër të tjera, se fitorja e Partisë Demokratike, do të thotë fitore për qarkun e Elbasanit, e të gjithë Shqipërinë.

“Mirë se ju gjej vëllezër dhe motra, në këtë mbrëmje të mrekullueshme kthehem në Elbasanin tuaj, në Elbasanin tim, në zemrën e Shqipërisë, zemrën që rreh për fitoren më të thellë të Elbasanit. Për fitoren më të bukur të Elbasanit, fitoren e familjeve të Elbasanit. Vëllezër dhe motra, tetë vite me radhë kam qenë me ju, në ditët e një dimri pafund, ku priteshin dritat e familjeve në lagjet e vjetra të Elbasanit, ku hiqej buka e fëmijëve të Elbasanit.

Tetë vite, tetë vite dimër marrin fund ditën e diel. Këtu jemi mbledhur si asnjëherë që nga kjo zemër e kombit të ushtojë në mbarë shqipërisë thirrja që buron nga zemra e çdo elbasanasi, ndryshim, bashkë për ndryshim, fitore! Fitore e çdo banori të këtij qarku fisnik, nga Përrenjasi në Gramsh, nga Librazhdi në Cërrik, nga Dumreja në Peqin. Këtu në zemrën e qarkut, Elbasanin e fisnikërisë.Bashkë erdhëm afër, bashkë ëndërruam të paimagjinueshmen dhe sot është realitet. Tuneli i Kërrabës, Tirana dhe Elbasani janë bashkë dhe afër më shumë se kurrë, më shumë se në të bukurën ëndërr. Bashkë ëndërruam dhe bëmë të vërtetë një nga dy investimet më të mëdha të dekadës, Kaskadën e Devollit.

Dhjetëra mijëra familje të punësuara. Bashkë shtruam rrugën e zhvillimit e të infrastrukturës, kudo anembanë Elbasanit. Vepra të tjera i lamë gati për t’i përfunduar, si rruga e Qukë-Qafë Plloçë. Por 8 vite me radhë, 8 vite dështime, i lanë këto projekte përgjysmë, i mbushën shtëpitë me të papunë dhe i zbrazën nga shtëpitë të rinjtë. 8 vite vuajtje, padrejtësi, dhunë. Më 25 prill, elbasanasit do të votojnë për qetësinë e familjeve të tyre, për paqen në zemrat e prindërve, për sigurinë e fëmijëve të tyre, për punësimin e nënave dhe baballarëve dhe për ta kthyer Elbasanin dhe universitetin e tij në një model arsimi për rininë”, u shpreh Basha.

Etiketa: 25 PrillElbasanLulzim BashaZgjedhjet

Lajme të lidhura

Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë
Aktualitet

Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

22:16 - 04/10/26
Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë
Aktualitet

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

21:01 - 04/10/26
“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Aktualitet

“Shqipëria po bën revolucion”, mbyllen fjalimet te Kryeministria, protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës

20:48 - 04/10/26
Para
Rama ironizon Xhelal Mziun nga Durrësi: Falja nuk i duhet as dreqit, ata që e nxorën i kanë mbushur ato që s’thuhen

Rama ironizon Xhelal Mziun nga Durrësi: Falja nuk i duhet as dreqit, ata që e nxorën i kanë mbushur ato që s’thuhen

TË FUNDIT

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun
Aktualitet

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun

22:41 - 04/10/26

Djali i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka dhunuar një...

Lexo më shumë
Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

22:16 - 04/10/26
I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

22:03 - 04/10/26
Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

21:50 - 04/10/26
Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

21:01 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com