GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha nga Fieri: Këtë betejë e nisëm për shqiptarët dhe demokracinë

09:39 - 14/05/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha nga Fieri: Këtë betejë e nisëm për shqiptarët dhe demokracinë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar këtë paradite një takim me demokratët në Fier.

Në fjalën e tij, Basha është ndalur te zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, duke thënë se kjo ditë u kthye në një nga vjedhjet më të mëdha të këtyre 30 viteve.

Më tej, kryedemokrati ka deklaruar se beteja e nisur para 25 prillit, ishte një betejë për shqiptarët, ndaj dhe sipas tij, do të vazhdojë për ta, për Shqipërinë dhe demokracinë.

Sipas Bashës, regjimi Rama-Doshi ka ndaluar përkohësisht ndryshimin që e duan të gjithë shqiptarët, edhe socialistët.

“Midis një Partie Demokratike të zbritur në fushën e betejës vetëm me zjarrin dhe pasionin e shpirtit dhe misionin për t’i shërbyer qytetarëve dhe përballë me një kundërshtarë i cili riktheu të gjitha praktikat dhe metodat e regjimit të përmbysur në vitin 1992. Përmasat e asaj beteje, janë të patregueshme dhe të pa mbërthyeshme jo në një fjalim, por në dhjetëra fjalime, por gjurmët e asaj beteje janë kudo. Së pari, janë në angazhimin masiv të bashkëqytetarëve tuaj në Fier, Mallakastër, Roskovec, në Patos, në Lushnje, në Divjakë, të cilët kërkuan dhe morën nga ne, nga Partia Demokratike, nga ekipi ynë, nga të gjithë ju, nga ata mijëra të tjerë që nuk ndodhen sot këtu por që ishin natë e ditë me ju në çdo pjesë të betejës, shpresën, besimin se ndryshimi është i mundur.

Dhe e shprehën atë me numra nga më të mëdhenj që ka njohur ndonjëherë ky qark në 30 vite pluralizëm. Padiskutim, pritshmëritë tona ishin më të larta. Padiskutim tmerri i kundërshtarit ishte në përmasat më të larta që ka patur ndonjëherë. Dhe kjo është arsyeja se pse betejës tonë qytetare dhe europiane me program, me ide, me zgjidhje, e cila preku çdo shtresë, çdo grup interesi, çdo moshë në çdo cep të këtij qarku dhe të gjithë Shqipërisë, Edi Rama dhe regjimi i tij ju përgjigj me shitblerje masive votash, me shkelje flagrante dhe kriminale të kodit zgjedhor, të vet atij kodi që votuan në mënyrë të njëanshme më 5 tetor, me punësime masive të paligjshme dhe të rreme. Që nga bashkia e okupuar, tek Alb-Petroli dhe çdo fushë tjetër”, ka thënë Basha.

Etiketa: FierLulzim BashaPDPolitike

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Ja momenti kur dy bombat izraelite shkatërrojnë kullën në Gaza

Ja momenti kur dy bombat izraelite shkatërrojnë kullën në Gaza

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com