GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Basha nga Lezha: Premtuam një të ardhme më të mirë, do ia arrijmë së bashku

10:39 - 12/05/21
në Botë, Politikë
Kohë leximi: 4 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është ndalur sot në Lezhë, ku ka zhvilluar një takim me qytetarët. Gjatë fjalës së tij, lideri demokrat tha se PD-ja premtoi një të ardhme më të mirë për njerëzit dhe këtë gjë do e arrijë.

Sipas Bashës, asgjë nuk ndodhi rastësisht në zgjedhjet e 25 prillit, ndërsa nuk i kurseu akuzat për kryeministrin Edi Rama.


“Mirë se ju gjej! Zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, rrethanat në të cilat mblidhemi sigurisht nuk janë ato që kishim planifikuar në të cilat do të mblidheshim së bashku. Por kjo, prapë se prapë nuk na ka penguar të jemi bashkë. Të jemi bashkë dhe të jemi me kokën lartë dhe kjo vlen në radhë të parë për ju drejtuesit e betejës në qarkun e Lezhës dhe vlen për të gjithë demokratet dhe demokratët shqiptarë dhe qindra e mijëra simpatizantë dhe mbështetës të cilët udhëhoqën dallgën për ndryshim më 25 prill. Është fal jush dhe sakrificës tuaj personale, familjare. Sakrificë 8 vjeçare që kjo dallgë shprese dhe besimi tek ndryshimi u ngrit dhe pushtoi Lezhën dhe mbarë Shqipërinë. Është fal jush dhe sakrificës tuaj personale që beteja më e pabarabartë, prapë se prapë nuk ja doli ta ndalte vullnetin e mbi 680 mijë votuesve, duke llogaritur dhe ata votat të cilat u pavleftësuan nga marifeti i Edi Ramës, të koalicionit tonë, të cilët sfiduan frikën, shantazhin, shit-blerjen e votës, kërcënimet me largimet nga puna, joshjen, bandat kriminale dhe votuan për ndryshimin. Asgjë nuk ndodhi rastësisht. Ne e dimë fare mirë si e nisëm këtë betejë. Sikundër e dinim prej momentit të parë se kë kishim përballë. Shumëkush vuri bast se shpresa kishte vdekur, se njerëzit nuk do të çoheshin. E kundërta ndodhi. Tek po vija këtu, i thash Markut, një të vërtetë që e dinë të gjithë: ishte marifeti i ndryshimeve anti-kushtetuese të 5 tetorit dhe ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës në 30 korrik ai që edhe matematikisht i hoqi mandatin e pestë koalicionit tonë në Lezhë. 5 me 2 ja bënë lezhjanët, mirditorët dhe kurbinasit një regjimi që nuk la gjë pa përdor kundër tyre.

Nga blerja masive e votave me bandat kriminale, tek shkelja e ditë përditshme e kodit zgjedhor me punësimet e paligjshme, tek shkëmbimi i votës për legalizime, tek vjedhja dhe përdorimi i të dhënave personale, tek shantazhet e drejtpërdrejta për largimin nga puna dhe natyrisht tek përdorimi i kontingjentit kriminal. Por ju e vazhduat këtë betejë çdo ditë e më të fuqishëm, çdo ditë e më të vendosur dhe kjo është arsyeja pse njerëzit na ndoqën. Sepse ata e kuptuan se kjo betejë nuk bëhej për karriget tona. E kam thënë në emrin tuaj dhe në emrin tim që në fillim të fushatës, kjo betejë nuk bëhej për Partinë Demokratike, kjo betejë bëhej për shqiptarët, bëhej për Shqipërinë, bëhej për lezhjanët, për mirditorët, për kurbinasit, për të gjithë shqiptarët. Në këtë betejë ne dolëm ballëhapur para atyre. Pa asnjë pushtet, me bashkinë e vjedhur nga procesi kriminal i 30 qershorit. Me drejtësinë në gjunjë që i lëpihet Arben Ndokës, që jo më kot e lëshuan një javë para zgjedhjeve, njësoj si Altin Hajrit, ja hoqi sekuestron OFL-ja, që në fakt është Operacion Kriminal Negocimi i Edi Ramës me krimin. Jo, jo aspak, përkundrazi, ne u futëm në këtë betejë sepse ne e dinim që shqiptarët donin dhe duan ndryshimin. Që shqiptarët donin dhe duan një të ardhme më të mirë për veten e tyre, për familjet e tyre.

Ndaj, përballë çdo familjeje, përball çdo fermeri, çdo sipërmarrësi të vogël apo të madh, çdo punonjësi në sektorin privat apo publik, përball mjekëve dhe infermierëve, pacientëve dhe familjeve të tyre, arsimtarëve dhe edukatorëve, përball të gjithë operatorëve të ekonomisë shqiptare, studentëve dhe pedagogëve, intelektualëve dhe arsimtarëve, ne dolëm me një program europian me zgjidhje të realizueshme për ta nxjerrë vendin nga 8 vite krizë. Përballë patëm një kundërshtarë i cili njësoj si në zgjedhjet e kaluara nuk belbëzoi dot një fjalinë të vetme për krizën që ka shkaktuar. Asnjë zgjidhje! Asnjë ndjesë! Për javë të tëra, drejtuesit politik dhe kandidatët e Partisë Demokratike më kanë raportuar që Partia Socialiste u zhduk nga fusha, s’kishin më fushatë. Dhe ne e dimë fare mirë se pse. Sepse përballjen e vërtetë politike që meriton një vend normal, një shoqëri normale, që e meritojnë dhe do ta kenë dhe shqiptarët, ata nuk mund të vinin përveçse një bilanci zero negativë të shpunësimit, të emigracionit, të varfërimit, të rritjes së kostos së jetës, të premtimeve të pambajtura, por përdorën çdo dredhi, çdo marifet, çdo grup kriminal. Ja pra kë kishim përball ne, njësoj si në 91-shin, pa asnjë pushtet, të bërë njësh me qytetarët dhe me interesat e tyre, dhe përballë kundërshtari po kështu njësoj si në 91-shin, me të gjitha pushtetet, madje duke rikthyer në jetë sigurimin famëkeq të shtetit me sistemin e patronazhistëve dhe me krimin në krah.”, tha Basha.

Etiketa: Lulzim Basha

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Fitër Bajrami/ Myftiu i Kosovës  uron festën dhe bën thirrje të respektojnë masat anti Covid

Fitër Bajrami/ Myftiu i Kosovës uron festën dhe bën thirrje të respektojnë masat anti Covid

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com