GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Basha: Përplasjet në PD duhet të marrin fund, i shërbejnë Ramës. Ja me kë do jemi në koalicion

19:21 - 29/06/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha: Përplasjet në PD duhet të marrin fund, i shërbejnë Ramës. Ja me kë do jemi në koalicion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Përballja e gjatë dhe e vështirë brenda familjes sonë politike duhet të marrë fund, pasi koha provoi se ndihmon vetëm kundërshtarin tonë politik dhe duhet të përqëndrohemi tek hallet dhe problemet e shqiptarëve”, u shpreh Lulzim Basha, gjatë një takimi me mbështetës të tij në Njësinë Administrative nr. 8 të në Tiranë.

Basha tha se Partia Demokratike do modernizohet, do hapet dhe do bashkohet rreth vlerave.

Takimi i Lulzim Bashës është në kuadrin e zgjedhjes së kryetarit të PD-së së vulës, edhe pse shumica e deputetëve nuk mbështesin këtë proces, duke e konsideruar si anti-statutor dhe anti-ligjor.

“Ndryshimi që kemi nisur në radhët tona, me vendime sa të vështira por po aq historike, është provë e gatishmërisë sonë për t’u përmirësuar, si instrumenti i vetëm që shqiptarët kanë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.

Ne nuk mund të humbasim kohë duke mbajtur kokën mbrapa, ndaj zgjasim dorën e bashkëpunimit ndaj kujdo që sot sheh nga e ardhmja dhe që e ka të qartë se rrugët e vjetra nuk të çojnë askund”, tha Basha.

Në vijim ai shtoi se në rrugëtimin tonë kemi zgjedhur të qëndrojmë pranë aleatëve dhe miqve të çmuar të shqiptarëve, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendet e Bashkimit Europian dhe Britaninë e Madhe.

“Bashkë me ta dhe në aleancë me shumicën dërrmuese të shqiptarëve që duan ndryshim, ne do ta çlirojmë vendin nga sundimi i oligarkëve politikë dhe ekonomikë, do të heqim nga supet e shqiptarëve zgjedhën e sundimit të njëshave, zgjedhën e kastës tridhjetvjeçare, që ka marrë peng demokracinë për interesat e mbajtjes dhe mbrojtjes së pushtetit personal.

Vizioni ynë është demokracia pjesmarrëse, kontrolli dhe balancimi i pushteteve, përfshirja e gjerë e anëtarëve të partisë, e qytetarëve, e intelektualëve, e spacialistëve, e sipërmarrësve dhe grupeve të interesit në ndërtimin e ofertës politike, që na mundëson të federojmë gjithë faktorët opozitarë rreth projekteve dhe ideve që bashkëndajmë, në një kontrast të qartë me qeverisjen e korruptuar. Si alternativa më e mirë e jo si e keqja më e vogël.

Aleancë Qytetare për Demokracinë, do të jetë koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese që do të çbejnë ato të 2008-ës, do të mundësojmë listat e hapura, vetting-un e politikanëve, votën e emigrantëve, kufizimin e mandateteve”, tha Basha.

Etiketa: BASHAdega 8Kryesore1PD

Lajme të lidhura

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)
Aktualitet

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26
Para
Babë e bir u ekzekutuan në Dukagjin, zbardhen detaje mbi krimin e 2-fishtë/ Dyshimet e para

Babë e bir u ekzekutuan në Dukagjin, zbardhen detaje mbi krimin e 2-fishtë/ Dyshimet e para

Discussion about this post

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com