GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Basha po e çon partinë drejt asfiksisë”, Noka: Rama është shefi i tij

21:23 - 14/10/21
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Basha po e çon partinë drejt asfiksisë”, Noka: Rama është shefi i tij
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka vijuar me akuzat ndaj Bashës, ku sipas tij po e çon partinë drejt asfiksisë, pasi nuk ndjen për partinë dhe nuk i dhimbset kjo forcë politike.

Në një intervistë për mediat, Noka ka theksuar se opozita është peng dhe Rama është shefi i Bashës dhe në një vend të tillë demokracia është duke dhënë shpirt.

“Basha po e çon partinë drejt asfiksisë. Ai nuk ndjen për partinë dhe nuk i dhimbset kjo forcë politike. Se çfarë interesash ka ai, do ta tregojë koha. Ai e sheh ku e ka katandisur PD-në, por nuk shqetësohet, sepse shqetësohet vetëm për karrigen e tij. Pasi shpalli Sali Berishën armik e më pas, ai bën veprime që nuk i ka të vetat. Çdo ditë del i sforcuar dhe trazuar, pasi ka dalë nga shinat e tij dhe e ka humbur sensin e kontrollit, duke thënë se baza është antiamerikane dhe llum i PD-së.

Opozita është peng, dhe në një vend të tillë demokracia është duke dhënë shpirt. E patë edhe sot në kuvend ku ishte një teatër i inskenuar për të treguar që Basha nuk është peng. Edi Rama ia bërë me dije se Basha është pengu i tij. Basha është në këtë situatë sepse ka vetëm një mision; zerimin e opozitës dhe Foltorja e ka tmerruar atë bashkë me Shefin e tij, Edi Rama. Për Bashën Foltorja është një mjet që e fut në panik dhe stres” – është shprehur Noka.

Ai gjithashtu shtoi se Basha bën sikur hakërrehet në Kuvend, sepse do të tregojë sikur po bën opozitë e gjoja për të larguar Edi Ramën.

“Basha bën sikur hakërrehet në Kuvend, por bëhet qesharak. Do të tregojë sikur po bën opozitë e gjoja për të larguar Edi Ramën. Ai ka projekt vetëm rutinën parlamentare. Nuk ka demokrat sot që nuk e di se Basha është një peng i Ramës. Largimi i qeverisë duhet të jetë misioni i qeverisë, por ai me vepra largoi Berishën dhe mua. Kush ka qenë më i interesuar se sa Edi Rama që të largohet Berisha dhe unë nga grupi parlamentar i PD-së? Prandaj Basha na largoi ne dhe do të largojë zërat kundër” – tha Noka.

Flamur Noka u zëvendësua ditën e sotme zyrtarisht, pas shkarkimit nga Basha si zëvendëskryetar i Komisionit të Sigurisë. Vendin e tij e zuri deputeti i Durrësit, Ferdinand Xhaferraj.  

Etiketa: Edi Ramaflamur nokaLulzim Basha

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Krasniqi shpenzon 1 milionë euro për të gjetur drejtësinë

Krasniqi shpenzon 1 milionë euro për të gjetur drejtësinë

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com