GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha prezanton programin ekonomik: Do zhbëjmë kaosin e taksës progresive

18:35 - 05/06/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha prezanton programin ekonomik: Do zhbëjmë kaosin e taksës progresive
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kreu i PD-së zyrtare, Lulzim Basha paraqiti sot në një tryezë me ekspertë planin për ekonominë si pjesë e programit të Partisë Demokratike për zgjedhjet parlamentare të 2025.

Basha u shpreh në fjalën e tij se synohet nxitja e sipërmarrjes dhe tekonologjisë e informacionit, ndërsa vuri theksin tek taksa 9% e cila sipas tij do çlirojë ekonominë nga kthetrat ku e kishte futur taksa progresive.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Synimi ynë është dhe mbetet që atë kemi shpalosur si program ta kthejmë së bashku në një program për shqiptarët. Dua të përmbyll prezantimin tim me disa ndërhyrje të shkurtra. Synimi ynë është asnjë pjesë e programit të mos mbetet në hije dhe rastësisë. Oferta jonë do jetë transparente. Të mos jetë një pusi për elektoratin por ta njohin dhe debatojnë dhe përmirësojnë. Ekonomia vuan në një lëngatë të shumëfishtë, për shkak të korrupsionit, një sëmundje shoqëruese që nuk ka pasur nivele si këtë dekadë. Është kthyer në gangren në ekonomi, shkak i ankthit në tregun e punës, me pasoja të rënda për rininë. Ekonomia vuan vendimmarrjet jo transparente.

Ekonomia shqiptare vuan nga burokratizimi i thellë pa transparencë me xhepa të shtuar për korrupsionin e madh, politiko financiar. Ekonomia vuan nga një sistem apo model që në çdo aspekt nuk favorizon por mbi iniciativën dhe është kthyer në një neopaternalizëm të një grushti klientësh politik që kanë zaptuar fushat e ekonomisë. Në majë të këtij sistemi qëndron një sistem jo transparent dhe shkaktari kryesor i informalitetit në ekonominë tonë për shkak të taksës progresive. Inkurajomë sipërmarrjen e lirë dhe iniciativën private, hapjen me tregjet rajonale dhe globale, qeverisë të vogël, kthim dhe mbrojtje të pronës.

Programi rekomandon një qasje nga lart-poshtë. Kërkon kreativitet dhe qartësi. Kërkon luftë kundër korrupsionit, me vendosmëri dhe llogari dhënie. Parimi i një qeverie, parimi i një dritare të vetme shërbimi mbështet qasja jonë reformatore. Bazohet tek një buxhet i konsoliduar sa i takon taksave. Parashikon zhdukjen e varfërisë ekstreme dhe mirëqenies së familjeve shqiptare.

Axhenda jonë sociale mund të mbështet vetëm mes vitalizimit, psh të turizmit shqiptar dhe nxitjes së një zinxhir vlerash siç është teknologjia dhe informacioni. Synojmë aftësimin e 25 mijë të rinjve shqiptare, për të mundësuar një shtresë profesionistësh të teknologjisë dhe informacionit me të ardhura mesatare 2000 euro në muaj. Është dhe synim politik që synon stabilitet social-ekonomik.

Synojmë rritjen e prodhimit, aftëson forcat në tregun e punës dhe rininë shqiptare dhe kthimin e ekonomisë në rrafshin e konkurrencës. Taksa 9% nuk është gjetje elektoral por qasje e mirëmenduar që do kthej perspektivën e munguar të sipërmarrjes shqiptare dhe do zhbën kaosin e krijuar nga taksa progresive.

Etiketa: BASHAprogram

Lajme të lidhura

PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit
Aktualitet

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!
Aktualitet

Gjermania paralajmëron ndërprerjen e bashkëpunimit me Policinë Shqiptare: Ka humbur besimi!

11:50 - 14/03/26
Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura
Aktualitet

Berisha mes demokratëve në Elbasan: Vera e ndryshimit, vitin tjetër do festojmë me dyert e Europës të hapura

11:04 - 14/03/26
Para
Stuhi dhe reshtje të shumta shiu në Itali,  përmbytet provinca e Brescias

Stuhi dhe reshtje të shumta shiu në Itali, përmbytet provinca e Brescias

Discussion about this post

TË FUNDIT

Fluks në Kapshticë nga emigrantët, pala shqiptare punon me 4 sportele
Aktualitet

Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin

15:46 - 14/03/26

Në pikën kufitare të Kapshticës, për shkak të vonesave nga pala greke për procedurat e kalimit, është bërë një radhë...

Lexo më shumë
Piramida online grabiti 20 mln USD/ Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë

Telefonata mashtruese nga “banka”! Ekspertët e sigurisë kibernetike: Mos jepni të dhëna personale

15:15 - 14/03/26
PS tenton të kufizojë gazetarët në Kuvend,  AGSH: Cënohet rëndë liria e shtypit

Liria e medias në Shqipëri mes presionit politik dhe pasigurisë së gazetarëve

14:45 - 14/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Sherr familjar në Korçë: dy vëllezër në pranga, gruaja e njërit nën mbrojtje

Braktis fëmijët dhe arratiset, shpallet në kërkim nëna 40-vjeçare

13:50 - 14/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com