GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha prezanton rezolutën për Ukrainën në OKB: Rusia duhet…

12:25 - 09/03/24
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha prezanton rezolutën për Ukrainën në OKB: Rusia duhet…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha prezantoi sot në OKB rezolutën që pritet të miratohet për konfiskimin e aseteve ruse dhe vendosjen e tyre në funksion të rindërtimit të Ukrainës.

Ai thekson se pati një mbështetje unanime të përfaqësuesve të vendeve aleate të Ukrainës, ndaj rezolutës dhe faktit se Rusia duhet të paguajë për dëmet e shkaktuara në Ukrainë.

“Përshëndetje të dashur miq. Ju përshëndes nga selia e Organizatës së Kombeve të Bashkuara këtu në New York.

Në New York kam patur një numër takimesh të rëndësishme mbi iniciativën time, si reporter në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës për konfiskimin e aseteve ruse. Dhe këtu pikërisht ka nisur zanafilla e kësaj iniciative me rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të Nëntorit 2022 dhe Marsit 2023.

Kam biseduar me përfaqësues të ndryshëm të përfaqësive diplomatike të vendeve anëtare, te të cilët kam gjetur një mbështetje të jashtëzakonshme. Kemi patur diskutime në praninë edhe të zyrtarëve të lartë të Ukrainës, të cilët po kështu kanë theksuar domosdoshmërinë për gjetjen e një zgjidhje sa më efikase, që do të transferojë fondet e federatës ruse të ngrira nga vendet anëtare, për t’u përdorur në dobi të Ukrainës, në dobi të rindërtimit të saj dhe të mbështetjes me të gjitha format dhe mënyrat.

Ka qenë një ditë pra shumë e frytshme në takime këtu në selinë kryesore të OKB-së në New York. Përmbyllet kjo ditë takimesh të rëndësishme. Përmbyllet një javë që nisi me lajmin e mirë në Paris, ku Komiteti i Çështjeve Ligjore miratoi dhe i hapi rrugën përfundimtare aprovimit të rezolutës në sesionin e përgjithsëm të Asamblesë Parlamentare në Prill. Java nisi, pra me një lajm të mirë në Paris. Mbyllet me lajm të mirë këtu në OKB, në New York, ku në emër edhe të Shqipërisë, pata nderin të paraqesë këtë rezolutë, e cila ka një rregull fare të thjeshtë: Agresori paguan! Vendos një precedent, me anë të të cilit çdo kush që ka synime agresioni kundër fqinjëve të vet, duhet t’i bëjë llogaritë mirë, sepse do të mbahet përgjegjës dhe nga ana financiare për dëmet e shkaktuara dhe për krimet e kryera.

Ju përshëndes nga New York-u dhe ju uroj një fundjavë të mbarë të gjithëve”, tha Basha.

 

Etiketa: BASHAokbUkraine

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës
Politikë

Aurel Bylykbashi zë vendin e Bujar Leskajt, emërohet drejtues politik i PD për qarkun e Vlorës

14:40 - 13/03/26
Para
VIDEO/ “Unë kur pëlqej dikë…”, Erjola flet me Romeon për Silvin

VIDEO/ “Unë kur pëlqej dikë...”, Erjola flet me Romeon për Silvin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com