GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha: Rama vjedh zgjedhjet, Meta thotë do rri 40 vite, Berisha sulmon shtëpinë e tij, vazhdohet kështu?

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Basha: Rama vjedh zgjedhjet, Meta thotë do rri 40 vite, Berisha sulmon shtëpinë e tij, vazhdohet kështu?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar këtë të shtunë një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të PD, në kuadër të zhvillimit të zgjedhjeve për kryetarin e ri. Në fjalën e tij para të rinjve, Basha tha se nëse të përjetshmit i lëmë në të njëjtat karrige, koha që rinia të marrëfatet e vendit nuk do të vij asnjëherë.

Për ta treguar këtë, Basha tha se Rama vjedh për herë të tretë zgjedhjet, Meta thotë do rri 50 vite, Berisha sulmon shtëpinë e tij dhe sipas tij, kështu nuk mund të vazhdohet.

“Por mirë themi një moment që ja lame, por në qoftë se i lëmë të përjetshmit në ato karrige kur do të hapen vendet për ju, kur do të hapen vendet siç tha Ariani, kur do të hapen vendet, kur do të qarkullojnë elitat, kjo pra është betëja, ky është çelësi i betejës. Edi Rama nuk e lëshon, vjedh për herë të tretë zgjedhjet dhe thotë o të vjedh edhe të katërtat edhe të pestat, për çfarë, për ta varfëruar më shumë këtë vend, për të përqëndruar më shumë pushtet dhe pasuri nga populli i cili varfërohet.

Ai tjetri thotë që do jem edhe 30 vjet apo 40 vjet të tjera bënë politikë që na doli dje në konferencë për shtyp, ky tjetri siç e the në vend që të shijonte pensioni politik dhe të kontribuonte me atë pjesë të trashigimisë pozitive e hedh të gjithën poshtë dhe i thërret njerëzit në një akt të pashembullt të sulmojë shtëpinë e tij, pse, për karrige, por në qoftë se këto karrige janë përjetësisht zëna nga këta tren njerëz apo qoftë edhe 13 sa ishte byroja politike para këtyre. Kur do t’i vijë radha rinisë? Kur? Asnjëherë! S’mund të jetë kështu, nuk duhet të jetë kështu dhe sa më takon mua nuk do të jetë kështu, por kjo nuk është diçka që unë mund ta bëj vetëm” – tha Basha.

Më tej Basha tha se qëllimi i tij dhe i gjithsecilit është që të është që të të ndërtohen instrumentet dhe të garantohet që gjithsecilit t’i jepet mundësi dhe t’i jepet në mënyrë të drejtpërdrejtë, jo përmes filtrave, jo përmes kë njeh.

“Ajo që mund të bëj dhe do ta bëj siç po e them këtu, sot, tani, do ta them dhe më vonë në Këshillin Kombëtar, është të ndërtojmë instrumentet dhe të garantojmë që gjithë secili prej nesh jush që e do këtë mundësi, t’i jepet kjo mundësi dhe t’i jepet në mënyrë të drejtpërdrejtë, jo përmes filtrave, jo përmes kë njeh e kujt i servilosesh e pjesë e kujt klani je, por përmes aftësive, dëshirës, vullnetit që keni për të kontribuar.

Në momentin që kemi arritur kjo dhe më besoni nuk do arrihet nga sot nesër. Edhe sikur ta kemi të gjithë këtë dëshirë prapë do kërkojë kohë, nuk do arrihet nga sot deri nesër, por do arrihet shumë më shpejt në momentin që e kemi vendosur si objektivin kryesor, ta dini që në këtë moment kemi në duart tona, në shtëpinë tonë, në Partinë Demokratike instrumentin e vetëm që e bën Shqipërinë si gjithë Europa. Se kjo është Europa, vend i mundësive, jo i patronazhit. Vendi i lirisë, vendi i qarkullimit të elitave, vendi i shpresave që lindin pikërisht nga mundësia e çdokujt për të realizuar për më të mirën që ka brenda vetes pavarësisht se biri apo bija e kujt është, pavarësisht se kë njeh e kë nuk njeh. Të gjithë zoti na ka bërë të barabartë, ligjet na garantojnë barazi dhe politika duhet vetëm të bindet dhe ta bëjë këtë realitet” – tha Basha.

Etiketa: Edi RamaIlir MetaLulzim BashaSali BerishaShtepiaviteZgjedhjet

Lajme të lidhura

Media gjermane: Në kulmin e protestave, Rama jep 4 mln euro për këngëtarin që lavdëron Hitlerin
Aktualitet

Gazeta zvicerane: Nuk ndalet zemërimi kundër Ramës, koncerti i Kanye West i kthehet në katastrofë politike

13:27 - 17/07/26
Tabaku kërkon llogari nga SPAK: Pse nuk po hetohen kompanitë e ndërtimit për pastrim parash?!
Aktualitet

Tabaku: Rënia e euros po dëmton prodhimin dhe bizneset, nevojitet strategji e re ekonomike

13:04 - 17/07/26
Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit
Aktualitet

Këlliçi: Organizata më e madhe në botë e qendrës së djathtë solidarizohet me opozitën dhe protestuesit

12:47 - 17/07/26
Para
Ishte në kërkim për trafik droge, arrestohet në Igumenicë 26-vjeçari nga Klosi

I shpallur në kërkim për trafik droge, arrestohet shqiptari në Athinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa
Aktualitet

Grabitet pika e “Vodafone” në Durrës, i riu kërcënon punonjësen dhe merr paratë nga kasa

16:32 - 17/07/26

Një grabitje është regjistruar këtë të premte në një pikë të shërbimeve të telefonisë celulare “Vodafone” në Durrës, ku një...

Lexo më shumë
Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

Arrestohen 17 zyrtarë për baste të paligjshme dhe manipulim ndeshjesh

16:20 - 17/07/26
Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

Alarm në New York para finales, retë e tymit mbulojnë qytetin pas zjarreve masive në Kanada

15:29 - 17/07/26
Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

Pakistani rishqyrton rolin e ndërmjetësit ndërsa konflikti SHBA-Iran zgjerohet

15:07 - 17/07/26
FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

FIFA nis hetimin për pankartën politike të Argjentinës pas ndeshjes me Anglinë

14:49 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com