GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha takim me të rinjtë: Në 30 vite kemi përfunduar në një xhungël me disa kafshë

16:28 - 15/01/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha takim me të rinjtë: Në 30 vite kemi përfunduar në një xhungël me disa kafshë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë një takimi me të rinjtë foli për ndryshimin dhe tranzicionin. Në fjalën e tij, kryedemokrati Basha u shpreh se kohët që po kalojmë janë të vështira sepese një grusht njerëzish nuk duan ti japin fund tranzicionit.

 “Dhe një herë faleminderit të gjithëve që jeni mbledhur në një ditë kaq të bukur, e bëni edhe më të bukur, në këtë takim tuajin, në një kohë të dhimbshme për demokratët dhe të dhimbshme për të gjithë shqiptarët. Janë kohë të vështira që po kalojmë, janë bërë edhe më të vështira, pikërisht sepse një grusht njerëzish nuk duan t’i japin fund tranzicionit. Çfarë do të thotë tranzicion?

Tranzicion do të thotë të kalosh nga një e kaluar diktatoriale drejt demokracisë, drejt lirisë, drejt hapjes, drejt dinjitetit të çdo njeriu ashtu siç e ka bërë Zoti. Drejt lirisë që me të vërtetë e garanton ligji siç tha Rei, por në fakt është një e drejtë natyrore me të cilën lindim, është e drejta jonë, na e ka dhënë zoti s’na e merr dot askush. E garanton ligji në mënyrë që liria ime mos të dëmtojë lirinë tënde. Këto janë përgjegjësisë e politikës, e cila përmes institucioneve të cilat ka përgjegjësinë t’i administrojë përmes votës së qytetarëve, duke përfaqësuar qytetarët, i bën këto ligje të funksionojnë, ose ndal funksionimin e ligjeve dhe e kthen vendin në xhungël” – tha Basha.

Teksa citon George Orwell, Basha thotë se në 30 vite kemi përfunduar në një xhungël me disa kafshë më të barabarta sesa kafshët e tjera.

“Dhe kështu kemi përfunduar në 30 vite, në një xhungël me disa kafshë më të barabarta se disa kafshë të tjera, për të përdorur Orwell, meqë jeni dhe studentë të gazetarisë. George Orwell, në “Fermën e Kafshëve”, një libër i famshëm tashmë për rininë shqiptare, përshkruan se si kishte një hierarki dhe megjithëse thuhej se gjithë kafshët ishin të barabarta, dukej derrat ishin më të barabartë se kafshë e tjera, i kishte zgjedhur derrat si simbol të le të themi të babëzisë.

Pse bëhet e gjithë kjo betejë? Pse bëhet gjithë kjo luftë? Në mënyrë që të qarkullohen elitat, që karriget mos të jenë të përjetshme. Politika nuk njeh karrige  të përjetshme, nuk njeh dinasti. Vet koncepti i politikës është ndryshimi. Të ndryshosh, do të thotë të përmirësosh. Të ndryshosh shpesh, do të thotë ta bësh perfekt ndryshimin” – tha Basha.

Etiketa: kafsheLulzim BashaTakimte rinjtexhungel

Lajme të lidhura

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008
Breaking Views

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit
Breaking Views

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…
Breaking Views

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Para
“Treshja e tranzicionit kërkon të më largojë”, Basha: Ne nuk i ikim betejës!

"Treshja e tranzicionit kërkon të më largojë", Basha: Ne nuk i ikim betejës!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”
Aktualitet

Shoferja humb kontrollin e mjetit, përfundon në kanalin me ujë tek “Ura e Dajlanit”

19:02 - 02/04/26

Një aksident ka ndodhur në zonë “Ura e Dajlanit” në Durrës, ku automjeti i 24-vjeçares ka humbur kontrollin dhe ka...

Lexo më shumë
Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

Nesër seanca/ Erion Veliaj padit ish-Presidentin Bamir Topi për dekretin e emërimit të prokurorit Ols Dado në 2008

18:30 - 02/04/26
“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

“Do ju vras”/ Djali mban peng prindërit, vetëplagoset pas ndërhyrjes së policisë

18:14 - 02/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

Emiriana Sako ngre rrogën e saj, shpërthejnë debate të forta në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Durrësit

17:25 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com