GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha thirrje për organet e drejtësisë pas lirimit të “Niçes” të Shijakut: Paradoks! Ne kërkojmë ndëshkim

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha sulmon rivalët: Të dielën shqiptarët i kanë sytë te PD
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pas publikimit të raportit përfundimtar të OSBE-ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, doli në një konferencë për media, ku tha se ky raport konfirmoi “masakrën zgjedhore”.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Basha u ndal dhe te lirimi i disa prej pjesëtarëve të dosjes “339”, të vjedhjes së votave në Durrës, përkatësisht shtetasve Astrit Avdyli, Jasin Kala dhe Denis Llaftiu, pasi iu përfundoi afati i paraburgimit. Basha i bëri thirrje SPAK të ndjekë me përparësi dosjet e krimeve zgjedhore, si dhe të mos lirojë autorët e dosjes “339”.

“Detyrë e SPAK të ndjekë më përparësi dosjet e krimeve zgjedhore dhe të ndalë ping pong-un. Të mos lirohen autorët e dosjes 339, siç ndodhi dje, por të ndëshkohet kushdo, e në veçanti ortakët e krimit politik, që masakruan çdo standard zgjedhor dhe që zhbënë të drejtën e shqiptarëve për të zgjedhur të lirë.
Gjendemi përpara një paradoksi. Të gjithë ne, opozita, qytetarët, kërkojmë ndëshkimin e krimeve zgjedhore të 2021. Pikërisht në ditën që del raporti i ODIHR, lirohen pjesëtarët e dosjes 339. Është mision parësor i drejtësisë të bëjë detyrën e saj.

Raporti i ODIHR konfirmoi se 25 prilli nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët, as për ata që votuan partinë në pushtet, as për ata që zgjodhën opozitën. Një pushtet që buron nga zgjedhje të vjedhura nuk ofron asgjë përveçse krim, korrupsion, kapje të mëtejshme të shtetit. Kush do ta ndryshojë situatën? Këta që ja falën pasuritë e vendit një grushti oligarkësh, këta që japin çdo qindarkë me PPP për klientët e tyre, duke ja lidhur borxhin në qafë brezit të ardhshëm? Përgjigja është një dhe e vetme: Jo, kurrë! Këta nuk janë zgjidhja, por problemi. Zgjidhja është hapja e rrugës për zgjedhje të lira e demokratike. Ky raport i ndan në mënyrë të qartë palët në këtë përballje, nga njëra anë është regjimi, autorët e masakrës zgjedhore, dhe nga ana tjetër jemi ne, opozita dhe shumica e shqiptarëve, që nuk pajtohen me këtë model shkatërrimtar për vendin dhe të ardhmen tonë”, tha Basha.

Etiketa: KonferenceLulzim Basha

Lajme të lidhura

“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë
Aktualitet

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri
Breaking Views

“Nesër më shumë”/ Mbyllet protesta e 122: Pa rini nuk ka Shqipëri

21:57 - 29/09/26
Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama
Breaking Views

Thirrje SPAK-ut nga aktivisti: Dorëzo në Kuvend kërkesën për imunitetin e Ballukut! Nuk heqim dorë pa ikur Rama

20:10 - 29/09/26
Para
Çështja e Gërdecit, SPAK këmbëngul: Do ankimojmë rrëzimin e kërkesës për rihetim të Fatmir Mediut

Çështja e Gërdecit, SPAK këmbëngul: Do ankimojmë rrëzimin e kërkesës për rihetim të Fatmir Mediut

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 30 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:13 - 30/09/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.7 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

I mori makinën babait pa leje dhe aksidentohet, humb jetën 16-vjeçari dhe plagoset shoku i tij

08:11 - 30/09/26
Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

Industria përpunuese po tkurret me shpejtësi! Hyn në vitin e katërt të rënies, bashkë me bujqësinë

08:06 - 30/09/26
“Lironi shqipet”/ 97 ditë revoltë! Në orën 10:00 para gjykatës për protestuesit e arrestuar, pasdite para Kryeministrisë

Revolta nuk ndalet! Protestuesit nuk tërhiqen nga kërkesa për largimin dhe arrestimin e Ramës

07:41 - 30/09/26
Parashikimi i motit për këtë të dielë: Kthjellime dhe alternime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 30 Shtator 2026

07:32 - 30/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com