GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Basha: Xhafaj presion prokurorisë me urdhër të Ramës

në Politikë, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

“Solidaritet i kupolës mafioze” .

Reagimi i Lulzim Bashës erdhi menjëherë pas akuzave të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ndaj prokurorisë që ka kërkuar autorizim për arrestimin e Saimir Tahirit.

“Fatmir Xhafa është në konflikt interesi. Vepra e parë dhe e fundit që ai duhej të bënte si Ministër i Brendshëm, para se të jepte dorëheqjen, duhet të ishte arrestimi i vëllait, i cili kërkohet nga autoritetet italiane prej më shumë se një dekade si trafikant i dënuar i kokainës. Fatmir Xhafa është në konflikt të pastër interesi, ai nuk mund të rrijë asnjë ditë më si Ministër i Brendshëm”.

Nëse një ditë me parë Basha tha se Rama dhe Tahiri ishin duke bërë marrëveshje, të premten kreu i opozitës foli për pakt të arritur mes tyre.

“Xhafaj është një nga levat që Edi Rama po përdor për të bërë presion ndaj Prokurorisë dhe për të zbatuar paktin e tij, paktin Rama-Tahiri, ku Tahiri t’ia hedhë me sa më pak kosto, me qëllim që të mos dekonspirojë dosjet e tmerrshme që lidhin Edi Ramës personalisht  dhe familjarisht me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës, në veçanti, trafikun e kokainës”.

Kreu i opozitës paralajmëroi publikimin e të tjera informacioneve, ndërsa përsëriti thirrjen për largimin e Xhafës dhe të kryeministrit.

“Opozita është në kontakt të vazhdueshëm dhe ka informacione të besueshme të cilat shpresojmë dhe besojmë se do ti vihen në dispozicion publikut shumë shpejt”.

Sipas Bashës lidhja e tyre me krimin është e gjithanshme dhe se asgjë nuk do të ndryshojë nëse drejtimi i vendit nuk ndryshon.

“Kanë marrë miliona euro, rryshfete dhe dhurata për fushata elektorale dhe i kanë venë në dispozicion krimit, portet, aeroportet, policinë, qendrën operative të radarëve dhe çdo mundësi tjetër.

Ky është një narko-shtet dhe kjo është një kupolë mafioze.

Ndaj, deklarata e sotme e Fatmir Xhafës nuk është gjë tjetër veçse solidaritet i kupolës mafioze. Asgjë nuk do të ndryshojë pa ndryshuar drejtimin e vendit, pa larguar këtë kupolë mafioze”.

Sipas tij, largimi i Ramës dhe Xhafës dhe krijimi i një qeverie antimafia do t’i hapte rrugë një procesi drejtësie ku në bankën e të akuzarve qyetatarët do shihnin kokat e krimit të pandehur.

https://youtu.be/YdNEeS_Wt9I

Etiketa: BASHAdrejtesiakupolaXhafaj

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Para

Spanja merr nesër kontrollin në Katalonjë

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com