GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Bashës iu vu ultimatum për Berishën”, Paloka: Nisim protestat, Rama ta ketë të qartë se…

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Bashës iu vu ultimatum për Berishën”, Paloka: Nisim protestat, Rama ta ketë të qartë se…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka ka folur pasditen e sotme në lidhje me raportin amerikan që tregon se Partia Demokratike ka marrë para nga Rusia në vitin 2017.

Paloka u shpreh se e gjithë kjo lojë ishte në interes të kryeministrit Edi Rama ndërsa shtoi se Lulzim Bashës i është vendosur ultimatum që të përjashtojë Berishën nga partia. Ai shtoi se Rama do ikë në shtëpi pas zgjedhjeve lokale.

“Rezulton se ishte ultimatumi që ambasadorja amerikane i kishte vendosur Bashës, largo Berishën ose… Nëse ty të vendosin ultimatum domethënë se ty të kërcënojnë me diçka. Po flas për marrje peng nga ambasadorja. Gjithë kjo lojë shkon në interes të Ramës. Me përjashtimin e Berishës. Kemi një grup parlamentar të përçarë. Të gjitha këto shkojnë në favor të Ramës.

Më mjafton rezultati. Kjo që po ngrihet ndaj PD është për t’i dhënë një dorë Ramës. Kërkoj që çështje të hetohet. Nuk besoj të ketë implikim rus në këtë nivel sepse nuk më ka dhënë njeri provat. Unë do besoj kryetarin e Partisë time. Kur futet DASH ne themi të hetohet pasi kaq sa na thuhet nuk është e mjaftueshme. Duhet të vërtetohet ka marrë apo jo ky zotëria para ruse. Nëse Basha paska marrë para nga Kremlini me dijeni të plotë për të realizuar këtë akt, për të shpërblyer ata që i ke marrë paratë.

Kjo shkon përtej përjashtimit nga PD, kalon në çështje penale. PD është parti që që kur lindi ishte pro perëndimore, pro amerikane. Dua ta theksoj se pjesa e dukshme është se Lulzim Basha ka rënë peng dhe ka zbatuar një linjë që është kundër PD me vetëdije të plotë. Faktet janë këto. Gjithçka është bërë për t’i shërbyer Ramës”, tha Paloka në emisionin “Kjo Javë” në News 24.

Ai u ndal edhe te aksioni opozitar duke thënë se nuk do të ketë më protesta si shëtitje në bulevard por me një qëllim të caktuar që kanë hap final zgjedhjet lokale dhe më pas rrëzimin e qeverisë.

“Ne kemi deklaruar se shtatori do të jetë ndezja e motorëve të opozitës për të filluar një betejë që synon rrëzimin e kësaj qeverie dhe krijimin e kushteve që shqiptarë të votojnë të lirë. Protestat janë pjesë e kësaj strategjie. 7 Korrik ishte një provë force për opozitën.

Tani është koha për një protestë pasi gjërat po shkojnë gjithnjë e me të zi. Protestat janë pjesë e strategjisë që ne kemi. Protestat do të jenë edhe simbolike si ajo te Inceneratori i Tiranës. Protestat e mëdha nuk do jenë më shëtitje në bulevard. Do të ketë një skenar tjetër. Nuk do ketë kthim në shtëpi pa u arritur diçka. Për të arritur një qëllim konkret. Synimi ynë i parë janë zgjedhjet lokale. Synojmë të fitojmë zgjedhjet lokale dhe çdo pjesë e strategjisë sonë do jetë në funksion të këtij pikësynimi”, deklaroi ai.

Etiketa: BASHAberishaKryesore1palokaprotestat

Lajme të lidhura

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund
Breaking Views

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!
Breaking Views

Historia prekëse e 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pas protestës kundër Ramës: Nuk heq dorë nga Shqipëria!

21:30 - 09/11/26
Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë
Breaking Views

Qytetarët përplasen me efektivët e policisë, refuzojnë gjobat për pjesëmarrjen në protestë

20:52 - 09/11/26
Para
Vendimi i pazakontë/ Njihuni me 4 qytetet e botës që i kanë thënë jo përdorimit të makinave

Vendimi i pazakontë/ Njihuni me 4 qytetet e botës që i kanë thënë jo përdorimit të makinave

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com