GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Bashkë Fitojmë” nxjerr emrat: Ja zyrtarët që po manipulojnë votat

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Bashkë Fitojmë” nxjerr emrat: Ja zyrtarët që po manipulojnë votat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka nxjerrë sot emrat e zyrtarëve të bashkisë së Elbasanit, që sipas Flamur Nokës po përgatiten për të manipuluar dhe për të blerë votat më 14 maj.

Në një deklaratë për mediat, Flamur Noka nxori me emër dhe mbiemër zyrtaret e përfshirë, ndërsa i ka bërë thirrje SPAK të marrë nën hetim personat, si zbatuesit e projektit të blerjes dhe tjetërsimit të votës në këtë bashki.

“I bëjmë thirrje të menjëhershme Partisë Socialiste, dhe drejtpërdrejt Edi Ramës që të tërheqë ekipin e hajdutëve të votës, pasi po monitorohen dhe nuk do të lejohen në skemën e tyre të vjedhjes. Ta harrojnë se demokratët dhe qytetarët e Elbasanit do të qëndrojnë duarkryq. Ta harrojnë se ata do të mund të tjetërsojnë fitoren tonë në Elbasan”, tha Noka.

DEKLARATA E PLOTE

Në panik se njerëzit i kanë braktisur dhe po i refuzojnë kudo, në çdo lagje të qytetit të Elbasanit, apo njëri administrative, Edi Rama ka urdhëruar Damjanin të bëjë gati platformën e vjedhjes dhe manipulimit të zgjedhjeve. Të refuzuar dhe të përbuzur ata kanë shpresën tek zbatimi i skemës kriminale, dhe të njohur, të vjedhjes së zgjedhjeve.
Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ disponon të gjithë të dhënat që zyrtarët e Bashkisë Elbasan, nën mbrojtjen e Damian Gjiknurit, po bëjnë gati grupin e gatshëm për blerjen dhe manipulimin e votës.

Personat e përfshirë në këtë skemë kriminale të shpërndarjes së parave koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ i ka identifikuar, ata janë publikë, ata janë drejtorë të Bashkisë Elbasan.
Me moton ‘paratë në këmbim të votave’ në Bashkinë Elbasan po hidhen në veprim me thasë në dorë:

Leli Kraja-Administrator i EcoAlb (shoqërisë që i shërben Inceneratorëve).
Andri Mehja-Drejtor i INUK, Bashkia Elbasan.
Ergys Kateshi-Drejtor i Doganës Elbasan
Gentian Darzeza-Punonjës i Bashkisë Elbasan.
Astrit Muzhaqi-Punonjës i Bashkisë Elbasan.
si dhe Mehmet Peqini.

Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ është kujdesur që në Elbasan të bëjë një fushatë të qetë, pa incidente dhe qytetare, ashtu siç kundër se është edhe kandidati ynë i dalë nga primaret, dhe pasi jemi të sigurt te fitorja e Luçiano Boçit.

I bëjmë thirrje të menjëhershme Partisë Socialiste, dhe drejtpërdrejt Edi Ramës që të tërheqë ekipin e hajdutëve të votës, pasi po monitorohen dhe nuk do të lejohen në skemën e tyre të vjedhjes.

Ta harrojnë se demokratët dhe qytetarët e Elbasanit do të qëndrojnë duarkryq. Ta harrojnë se ata do të mund të tjetërsojnë fitoren tonë në Elbasan.

Çdo njeri që implikohet në këtë skemë kriminale do të ketë përgjigje. I bëjmë thirrje të menjëhershme, institucioneve të ligjit dhe rendit të mos bëjnë spektatorin përballë këtyre skenave por të marrin përgjegjësitë që u ngarkon ligji.

I bëj thirrje SPAK të marrë nën hetim personat e mësipërm, si zbatuesit e projektit të blerjes dhe tjetërsimit të votës në Elbasan.

Neni 328/a e Kodit Penal e thotë qartë se; ‘përdorimi i pozicioneve publike në funksion të fushatave zgjedhore dënohet me burg’. Sikundërse shpërndarja e parave për të blerë votën, është krim elektoral dhe dënohet me burg.

Një gjë duhet ta ketë të qartë Edi Rama që e ka siklet të madh Elbasanin, ku brenda 10 ditësh ka ardhur 3 herë. Asnjë presion, asnjë shantazh asnjë blerje vote nuk do ta shpëtojë Edi Ramën dhe rilindjen nga humbja e sigurtë që e pret në Elbasan, më 14 maj. Edi Rama e di mirë, prandaj po vjen shpesh në Elbasan. E di mirë se shpresa për fitore i ka humbur dhe për të shmangur humbjen, po bën gjithçka për të tjetërsuar vullnetin nëpërmjet parave të korrupsionit.

Qytetarët e Elbasanit e kanë marrë vendimin. Luçiano Boçi do të jetë kryetar i ri i Bashkisë Elbasan mbrëmjen e 14 majit.

Fitorja nuk ndalet, të ruajnë dhe të bëjnë kujdes sepse nuk do të mund ta ndalojnë fitoren e Luçiano Boçit.

Etiketa: bashke fitojmeElbasanflamur nokaKryesore1Zgjedhje

Lajme të lidhura

Deputetja publikon fotot: Policia po godet protestuesit me zara hekuri
Aktualitet

Deputetja publikon fotot: Policia po godet protestuesit me zara hekuri

17:46 - 24/10/26
Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës
Aktualitet

Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës

17:11 - 24/10/26
Policia qëllon me plumb gome pedagogen
Aktualitet

Policia qëllon me plumb gome pedagogen

16:52 - 24/10/26
Para
Këngëtarja dënohet me 10 muaj burg pas shakasë për shkollat fetare

Këngëtarja dënohet me 10 muaj burg pas shakasë për shkollat fetare

Discussion about this post

TË FUNDIT

Deputetja publikon fotot: Policia po godet protestuesit me zara hekuri
Aktualitet

Deputetja publikon fotot: Policia po godet protestuesit me zara hekuri

17:46 - 24/10/26

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar pas përplasjeve gjatë protestës studentore në Tiranë, duke pretenduar se policia...

Lexo më shumë
Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës

Vajza shtrihet në mes të rrugës, policia e “mbyt” me gaz lotsjellës

17:11 - 24/10/26
Policia qëllon me plumb gome pedagogen

Policia qëllon me plumb gome pedagogen

16:52 - 24/10/26
Protesta në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve

Protesta në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve

16:30 - 24/10/26
Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese

Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese

16:15 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com