GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bashkëpunëtor në krimin horror/ Çlirim Dogani dyshohet se ishte në lidhje me vajzën e Anesti Ramës

10:57 - 26/07/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkëpunëtor në krimin horror/ Çlirim Dogani dyshohet se ishte në lidhje me vajzën e Anesti Ramës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja makabre në fshatin Frashëri të Fierit, ku Ermalinda Rama dyshohet se masakroi të atin mbrëmjen e 23 korrikut në bashkëpunim me 55-vjeçarin Çlirim Dogani.

Grupi hetimor ka dyshime të forta se Ermalinda ka qenë në një lidhje intime me 55-vjecarin, i cili është i martuar dhe me fëmijë në moshë madhore.

Më herët, mësohet se 26-vjeçarja ka qenë e fejuar 3 herë, por është ndarë, pasi babai i saj nuk ka qenë dakord.

Dyshimet janë se ajo i mori jetën të atit, 56-vjeçarit Anesti Rama, pasi e shihte si pengesë për lidhjen e re që kishte me 55-vjeçarin.

Çlirim Dogani ndërkohë ka mohuar të gjitha akuzat dhe pretendon se ndodhej në fshatin e tij, shumë larg vendit të ngjarjes kur ndodhi krimi.

Burime bëjnë me dije se Ermalinda shkonte herë pas here në fshatin Suk të Roskovecit, ku motra e saj është e martuar dhe jeton prej vitesh.

Në këtë zonë, konkretisht në Suk 1, Suk 2 dhe Arapaj (ku banonte edhe Çlirim Dogani), Ermalinda mësohet se punonte në serat e fermerëve vendas.

Dyshohet se pikërisht aty është njohur me 55-vjeçarin, me të cilin dyshohet se më pas ka nisur një lidhje dashurie.

VRASJA

Çlirim Dogani, nga fshati Arapaj i Roskovecit, u vendos në pranga ditën e sotme (26 Korrik) dhe dyshohet se ka bashkëpunuar me 26-vjeçaren, me të cilën kishte krijuar një lidhje dashurie, duke mbytur me tel Anesti Ramën.

Gjithashtu, sqaron policia, në krimin shokues janë përdorur edhe sende të forta dhe mjete prerëse.

“Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë ndalimin e shtetasit Ç. D., 55 vjeç, banues në fshatin Arapaj, Roskovec.

Nga kryerja e hetimeve dyshohet se ky shtetas ka bashkëpunuar me shtetasen E. R., në vrasjen e babait të saj nëpërmjet strangulimit (mbytje me tel), si edhe duke përdorur sende të forta dhe mjete prerëse”, informuan blutë.

Ndërkohë një ditë më parë (25 Korrik), në pranga është vendosur edhe bashkëshortja e viktimës, Valbona Rama pasi akuzohet se ndihmoi të bijën të pastronte trupin e viktimës për të fshirë gjurmët e vrasjes.

“Në vijim të hetimeve të kryera me qëllim dokumentimin e përgjegjësisë penale në lidhje me këtë ngjarje të bashkëshortes së shtetasit A. R., shtetases V. R., 53 vjeçe, të shoqëruar në Polici menjëherë pas ngjarjes, informojmë se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të 53-vjeçares, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetes”,”- informoi policia.

Vajza ka dëshmuar se i ati i saj ishte rrëzuar në banjë dhe se kishte ndërruar jetë, por kanë qenë mjekët që hodhën poshtë versionin e saj, në kontrollin e paraprak që i kanë bërë trupit të viktimës.

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika
Aktualitet

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë
Aktualitet

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26
Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim
Aktualitet

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia identifikon dy autorët dhe i shpall në kërkim

17:11 - 03/04/26
Para
Berisha: Regjimi po zbaton platformën e Çubrilloviçit ndaj shqiptarëve

E tmerrshme/ 65-vjeçari vret vëllanë dhe nipin, më pas ulet në kafe dhe pret policinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet
Breaking Views

Rama bën akoma fushatë me tapitë, detyrë kryebashkiakëve për legalizimet

20:30 - 03/04/26

Kryeministri Edi Rama kërkoi që bashkitë të hapin zyra të posaçme për ndihmë juridike në shërbim të kadastrës, me qëllim...

Lexo më shumë
Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

Ku përfundoi “qumështi toksik” për fëmijë? Dyshime për “asgjëssimin” nga AKU

20:18 - 03/04/26
Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

Shkodër/ Dy adoloshentë mbërrijnë të plagosur në spital, pas sherrit ku janë përdorur thika

20:15 - 03/04/26
Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

Incidentet në tribuna, FSHF reagon ashpër: 16 tifozë jashtë stadiumeve

19:39 - 03/04/26
Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

Plagosja në Kamëz, 30-vjeçarja ndodhej në shtëpinë e xhaxhait të saj, ja versioni i policisë

19:21 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com