GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bashkëpunëtor në vrasje, Italia kërkon ekstradimin e 26-vjeçarit shqiptar

22:08 - 27/11/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkëpunëtor në vrasje, Italia kërkon ekstradimin e 26-vjeçarit shqiptar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Italia ka nisur procedurat për ekstradimin nga Shqipëria të Mërgim Lazrit, 26-vjeçarit që akuzohet si bashkëpunër në vrasje.

Mërgim Lazri së bashku me një tjetër shqiptar, 32-vjeçarin Emirijon Margjnit, autori i krimit, akuzohen për vrasjen e një arkitekti të njohur italian, teksa tentuan ti vidhnin banesën në qershor të vitit 2021.

Lazri i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, i akuzuar për vrasje dhe për grabitje me armë, është arrestuar në nëntor të këtij viti në Shqipëri, gjatë një operacioni policor në vend dhe ndodhet në burg në pritje të ekstradimit.

Sipas raportimeve, mësohet se 26-vjeçari ishte në kërkim nga autoritetet italiane që nga 17 korriku 2023, kur u dënua me 16 vjet burg për bashkëpunim në vrasje.

I riu u identifikua që ishte në Shqipëri pas një aksidenti të rëndë që ai pësoi në janar të këtij vitit në rrugën e Arbrit, ku mbetën të vdekur tre persona, ndërsa ai dhe tre të tjerë u plagosën rëndë.

Prokurorët e çështjes deklarojnë se Lazri ishte jashtë vilës së arkitektit Roberto Mottura, i cili mbeti i vrarë nga bashkëpunëtori i Lazrit, Emirijon Margjni.

Ata donin të grabisnin shtëpinë e Motturës në Strada del Campetto 33, mbrëmjen e 8 qershorit të vitit 2021.

Viktima, i cili flinte në katin e parë të shtëpisë së tij me gruan dhe fëmijët, dëgjoi një zhurmë, u zgjua dhe vrapoi në katin përdhes.

Një përleshje ka ndodhur me Margjinin, i cili ka qëlluar me një plumb të kalibrit 22 në këmbë, duke i prerë arterien femorale.

Ndërkohë, Mërgim Lazri ndodhej jashtë me një makinë gati për të pritur arratisjen e bashkëpunëtorëve të tij.

Etiketa: ItaliaKryesore1Shqiptari

Lajme të lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë
Aktualitet

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Para
Lesi flet për goditjen e radhës nga SPAK: Do jetë “VIP” i opozitës

Nikoll Lesi: Brenda vitit SPAK godet një personazh të rëndësishëm të PS-së

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe...

Lexo më shumë
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com