GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Mbërrijnë në GJKKO bashkëpunëtorët e Ballukut, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i plotë/ “Arrest në shtëpi” për Gjylin e Elezin, konfirmohet pezullimin nga detyra dhe bllokimin e pasaportës për Belinda Ballukun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Janë paraqitur në GJKKO ish-vartësit e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, ish-drejtuesi i KESH Erald Elezi dhe ish-kreu i ARRSH Gentjan Gjyli.

Elezi dhe Gjyli akuzohen për tenderin për tunelin e Llogarasë, çështje për të cilën u mor e pandehur edhe ish-zv/kryeministrja Belinda Balluku.

Gentian Gjyli ka mbajtur detyrën e kreut të Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH) ndërsa Erald Elezi ka qenë drejtor i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH).

Për të dy, SPAK ka kërkuar shpalljen fajtorë dhe dënimin e tyre me nga 1 vit e 6 muaj burg për shkelje të barazisë në tendera.

Ish vartësi i Belinda Ballukut, Evis Berberi u arrestua më 14 mars 2024. Sipas Prokurorisë së Posaçme, Berberi rezulton i përfshirë në raste korruptive me 8 tendera që kapin vlerën e 5 milionë eurove.

SPAK ka dyshime se Berberi, fillimisht si Drejtor i Efiçencës së Energjisë, ka zhvilluar tre procedura prokurimi me vlerë rreth 1.2 milionë euro që janë fituar nga kompania DAAM që drejtohej nga Valter Begaj, por që defakto sipas Prokurorisë, kompania zotërohej prej Berberit.

Po kështu, SPAK dyshon se në kohën që Berberi drejtonte ARRSH, e njëjta kompani ka fituar tre tendera të tjerë më vlerë rreth 1 milionë euro.

Hetimet e prokurorisë zbuluan gjithashtu se kjo kompani është përdorur për kalimin drejt saj të sasive të mëdha të parave, nga kompania tjetër, “Net Group”, e sipërmarrësit Begaj, përmes transaksioneve të ndryshme. Paratë e kaluara në favor të kompanisë “Daam”, janë përdorur për të blerë prona të patundshme në emër të kësaj shoqërie.

Këto veprime kanë ngritur dyshime për Prokurorët, se gjenden përballë një veprimtarie të pastrimit të parave.

Transaksionet nga “Net Group” drejt shoqërisë “Daam”, në zotërim indirekt nga Berberi, përkojnë, sipas hetimeve, me kohën kur shoqëria “Net Group” rezultoi fituese e disa tenderave të shpallur nga Agjencia për Efiçencën e energjisë dhe Autoritetit Rrugor, nën drejtimin e Berberit.

Etiketa: BallukubashkepunetoreGJKKO

Lajme të lidhura

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn
Aktualitet

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

21:35 - 02/11/26
Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai
Aktualitet

Tragjedia në Gjilan, Prokuroria: 27-vjeçari dyshohet se vrau foshnjën, më pas u vra nga babai

20:16 - 02/11/26
KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, synon të ulë stokun e dosjeve gjyqësore
Aktualitet

KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, synon të ulë stokun e dosjeve gjyqësore

20:10 - 02/11/26
Para
“Zëri i medias duhet të dëgjohet”, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë: Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari!

“Zëri i medias duhet të dëgjohet”, Ambasadori i OSBE-së në Tiranë: Gazetaria është institucion ku duhet të jepet llogari!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn
Aktualitet

Ish-prokurori: Të nisë hetim penal i thelluar për vizitën e ministrit Gogu në burgun e Fierit për të takuar Veliajn

21:35 - 02/11/26

Ish-prokurori Eugen Beci, i ftuar në emisionin Prime në News24 komentoi vizitën e ministrit të Drejtësisë Toni Gogu në burgun...

Lexo më shumë
‘Dritë në fund të tunelit’ për Partizanin, trajneri Karoglan i gëzohet fitores së parë përballë Teutës pretendente

‘Dritë në fund të tunelit’ për Partizanin, trajneri Karoglan i gëzohet fitores së parë përballë Teutës pretendente

21:08 - 02/11/26
Përplasja Veliaj-Rama, reagon PD: Hetim urgjent për aktin e kryeministrit…

Përplasja Veliaj-Rama, reagon PD: Hetim urgjent për aktin e kryeministrit…

20:56 - 02/11/26
“Do kalbesh në burg”/ Veliaj i dërgon në GJKKO kërcënimet që mori nga Rama përmes Toni Gogut

“Do kalbesh në burg”/ Veliaj i dërgon në GJKKO kërcënimet që mori nga Rama përmes Toni Gogut

20:47 - 02/11/26
UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën, më 7 nëntor

UEFA Nations League/ Programi i Kombëtares, trajneri Maran shpall listën dhe del në konferencë të shtunën, më 7 nëntor

20:33 - 02/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com