GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Bashkëpunim mes PD dhe PS? Vëllai i deputetit demokrat merr postin e drejtorit në ERE

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkëpunim mes PD dhe PS? Vëllai i deputetit demokrat merr postin e drejtorit në ERE
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i vendit, Edi Rama, në fillim të muajit tetor të vitit të kaluar pas ka lajmëruar ditën e zisë për energjinë elektrike dhe e faturoi vështirësinë në tregun ndërkombëtar,  dhe po në të njëjtën ditë, Partia Demokratike njoftoi planin me 7 pika për të dalë nga kriza.

Që në ditën e parë u reflektua dakordësia mes PD dhe PS, për sa kohë që nga ana e opozitës, asnjëherë nuk është kërkuar shkaktari i krizës, por si të menaxhohej ajo.

Kjo dakordësi publike është manifestuar edhe në bashkë menaxhimin e institucioneve kryesore të sektorit, ku familjarë të afërt të eksponentëve të rëndësishëm të PD-së, kanë pozicion drejtues.

Në datën 11 shkurt 2022, Enti Rregullator i Energjisë, me firmën e kryetari Petrit Ahmeti, dhe me numër protokolli 182/3 është bërë njoftim fituesi për pranimin në shërbimin civili për shtetasin Denis Rushaj, si drejtor në drejtorinë Juridike dhe Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve.

Në dokument  thuhet se Denis Rushaj është kandidat fitues me 95.8 pikë për pozicionin e drejtorit të Drejtorisë Juridike dhe Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve.

Denis Rushaj, është vëllai i deputetit të Partisë Demokratike, Alfred Rushaj. Ky i fundit, i prezantuar edhe nga Basha si eksperti për energjinë brenda grupit të tij, kjo edhe për faktin se ka mbajtur disa pozicione ne sektorin e energjisë.

Alfred Rushaj është një emër i njohur për demokratët, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në qeverinë Berisha. Ai ka shërbyer si Zëvendës Ministër i  Financave nga viti 2009 deri në vitin 2013 dhe si këshilltar juridik i Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë nga viti 2005 deri në vitin 2009.

Nga viti 1997 deri 2005 ka mbajtur disa pozicione menaxheriale dhe ekzekutive në Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare, ka qenë Kryetari i Bordit Mbikëqyrës të OSSH , Anëtar i Bordit të Drejtorëve të OST, Anëtar i Bordit të Drejtues për Agjencinë e Burimeve Natyrore, por ka mbajtur edhe pozicione të rëndësishme drejtuese në kompani të mëdha që operojnë në Shqipëri.

Së fundmi, Denis Rushaj rezulton të jetë edhe administrator dhe pronari i vetëm i shoqërisë me përgjegjësi të kufizuar BIG Machinery AL që nga data 22 shkurt i vitit 2019.

 

Etiketa: alfred rrushjAnëtar i Bordit të Drejtues për Agjencinë e Burimeve Natyroredenis rrushajEnti Rregullator i Energjiseoshe

Lajme të lidhura

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Para
“Beteja” Ukrainë-Rusi/ Kancelari gjerman: Po bëj gjithçka për të shmangur Luftën e Tretë Botërore

“Beteja” Ukrainë-Rusi/ Kancelari gjerman: Po bëj gjithçka për të shmangur Luftën e Tretë Botërore

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com