GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Bashkëpunimi mes FSHF e Katarit, Duka pret në takim Ambasadorin Ali bin Hamad Al-Marri

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkëpunimi mes FSHF e Katarit, Duka pret në takim Ambasadorin Ali bin Hamad Al-Marri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka priti sot në një takim pune Ambasadorin e Katarit, z. Ali bin Hamad Al-Marri dhe Konsullen e Katarit në Tiranë, znj. Nada A. Rahman S.A Al Hashimi.

Ky ishte takimi i dytë mes Presidentit Duka dhe Ambasadorit të Katarit në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera që ka FSHF në mënyrë të veçantë me Ambasadën e Katarit. Ashtu si edhe në takimin e mëparshëm interesi i Ambasadorit ishte për të dëgjuar dhe për t’u njohur me zhvillimet e futbollit shqiptar, por gjithashtu për të bërë një prezantim të zhvillimit dhe të arritjeve që shtetit i Katarit ka realizuar në organizimin e finaleve të Kupës së Botës.

Presidenti Duka bëri një përmbledhje të gjithë zhvillimit të futbollit të fëmijëve, për djem e vajza, projektet madhore që kanë pasur edhe impakt të madh social siç janë “Topi Yt” dhe “Uniforma Ime” që konfirmojnë edhe një herë mbështetjen totale që FSHF jep për zhvillimin e futbollit, duke nënvizuar problematikat me infrastrukturën sportive dhe nevojën për zgjerimin e terreneve për të krijuar mundësi më të mëdha në përfshirjen e sa më shumë fëmijëve në futboll.

Nga ana e tij, Ambasadori i Katarit z. Ali bin Hamad Al-Marri është shprehur e gatshëm që përmes bashkëpunimit që mund të kryhet midis institucioneve të tjera shtetërore të Katarit të ketë një fokus të veçantë për futbollin në veçanti dhe sportin në përgjithësi në Shqipëri, duke e konsideruar FSHF-në një partner shumë të rëndësishëm dhe kyç në promovimin e këtyre investimeve.

Padyshim që ndër temat e diskutimi ishte organizimi i Kupës së Botës, ku Ambasadori bëri një prezantim të përgatitjeve të fundit dhe fazës finale për nisjen e këtij kompeticioni madhor dhe për rëndësinë që ky turne mbart jo vetëm për Katarin, por për të gjithë rajonin në tërësi.

U zhvillua një diskutim për pika konkret të bashkëpunimit ky Ambasadori i Katarit u shpreh i gatshëm për të ngritur grupe pune që do të diskutojnë për projekte konkrete bashkëpunimi të ndërsjelltë në fushën e edukimit të trajnerëve e stafeve teknike, por edhe në infrastrukturë.

Gjithashtu, në takim Presidentit Duka iu dhurua nga Ambasadori Al-Marri edhe topi origjinal i finaleve të Botërorit “Katar 2022”./fshf.org

Etiketa: AmbasadordukaKatari

Lajme të lidhura

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë
Sport

UEFA Nations League / Shqipëri-San Marino, kombëtarja zhvillon seancën e fundit. Ka një tjetër ndryshim në listë

21:03 - 05/10/26
Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim
Sport

Manaj paralajmëron San Marinon: Do ta mbyllim ndeshjen që në fillim

18:05 - 05/10/26
Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’
Sport

Trajneri i Kombëtares/ Maran për duelin ndaj San Marinos: Më bën të dridhem kur dëgjoj fjalën ‘e lehtë’

17:26 - 05/10/26
Para
“Marrin vajza nga showbizzi”, Hoxha tregon detaje nga jeta e bosave shqiptarë në Dubai

“Marrin vajza nga showbizzi”, Hoxha tregon detaje nga jeta e bosave shqiptarë në Dubai

Discussion about this post

TË FUNDIT

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?
Kosovë & Rajon

Serbia para zgjedhjeve vendimtare, a e pret edhe Vuçiçin fati i Millosheviçit?

09:08 - 06/10/26

Para 26 vitesh qytetarët e Serbisë rrëzuan autokratin Slobodan Millosheviç. Tani vendi ndodhet para zgjedhjeve vendimtare. Aleksandar Vuçiç, dëshiron të...

Lexo më shumë
Dënimi i ish krerëve të UÇK-së, Kuvendi i Kosovës miraton në parim ndryshimet për Gjykatën Speciale

Ditë vendimtare për Kosovën, çfarë ndodh nëse nuk e zgjedh sot Presidentin

08:45 - 06/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:20 - 06/10/26
Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

Kulmi i shkatërrimit urban të Tiranës, Parku Rinia tashmë do jetë nën hijen e kullës

08:18 - 06/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Sot dita e 117-të e protestës, qytetarët të vendosur deri në largimin e qeverisë: Rama, jep dorëheqjen!

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

08:13 - 06/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com