GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Bashkëqeverisja”, Rama ironizon Metën: E ktheu zotëria që është ende në presidencë, prisni sa të vijë ligji në Kuvend

17:13 - 02/12/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
“Bashkëqeverisja”, Rama ironizon Metën: E ktheu zotëria që është ende në presidencë, prisni sa të vijë ligji në Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ktheu ligjin për bashkëqeverisjen me argumentin se bie ndesh me Kushtetutën dhe në autonominë e pushtetit vendor, pasi sipas Metës kjo platformë krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndërmjet tyre duke shkelur sigurinë juridike.

‘Shkel Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit vendor. Krijon institucione paralele dhe mbivendosje kompetencash ndërmjet tyre duke shkelur sigurinë juridike. Centralizon më shumë pushtet tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri. Bie ndesh me Jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese. Bie ndesh me parimet e funksionimit te administratës shtetërore te sanksionuara në Kode dhe Ligje te tjera.’, argumentoi Meta.

Por kthimi i ligjit dhe argumentet e presidentit Meta duket se nuk e kanë bindur kryeministrin Rama, i cili ditën e sotme nisi “turneun” e fushatës së informimit mbi “bashkëqeverisjen”. Nga Elbasani, Rama theksoi se nga viti i ardhshëm e në vazhdim do të mbyllet çdo sportel, duke bërë kështu që qytetarët të jenë të detyruar të përdorin platformën E-Albania, për të marrë shërbimet e nevojshme. Madje Rama nuk nguroi as të ironizonte presidentin Meta dhe vendimin e tij për kthimin e ligjit, duke iu referuar si zotëria që është ende në presidencë.

“Ligji i ri përveç sanksioneve administrative përcakton dhe sanksione financiare për personat përgjegjës që nuk i janë përgjigjur qytetarit. Nuk ka pse qytetari të plotësoj dosje, është me ligj. Qytetari aplikon pa dalë nga shtëpia fare për licencë, të gjithë dokumente e shtetit ka për detyrë ti mbledh zyra që ka për detyrë të japë licencë.  Nëse qytetari nuk do të zvarritet, të mbajë radhë, e ka vetë në dorë. 95% e shërbimeve bëhen online. Dhe nëse ty nuk të vjen përgjigja në kohë sipas ligjit, ti ke në dorë që të vësh alarmin. E ke sot me ligj. Sa të vij ligji në Kuvend përsëri, i kthyer nga zotëria që është ende në presidencë, ti e ke me ligj që të kërkosh të drejtën tënde.”- u shpreh Rama.

Sipas Ramës, “bashkëqeverisja” do të zhdukte korrupsionin në zyrat e administratës. Ku qytetarëve iu mohohet pajisja me dokumentacionin e nevojshëm, kur duan të marrin një shërbim të caktuar. Por kjo nuk është hera e parë që sportelet e mbyllura premtohen nga kryeministri Rama, pasi në 2019 ai u zotua se do të bëjë revolucion në administrata, duke shprehur se thuajse të gjitha shërbimet do të merren online.

“Ka ardhur koha të bëjmë një hap të madh para dhe të nisim nga viti i ardhshëm në heqjen e të gjitha letrave dosjeve, dokumentave, për kërkesat e qytetarëve në masën mbi 90%, d.m.th. duke nisur nga viti i ardhshëm hyjmë në një fazë revolucioni që ka nisur në disa drejtime me shërbimet, po kjo fazë do të jetë një përmbysje e madhe, shumë shërbime nuk do të jepen më duke i kërkuar qytetarit të vijë në sportel, duke bërë varavingo, por duke i dhënë mundësinë të aplikojë online”, premtoi Rama në 2019-ën.

Etiketa: ElbasanKuvendiligji bashkeqeverisjesmetaRama

Lajme të lidhura

“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë
Aktualitet

Protesta kombëtare e opozitës, Alimehmeti: Diktaturat nuk hiqen me votë, por me përballje…

15:58 - 24/01/26
Protesta e PD-së/ Ambasada amerikane: Shmangni zonat e demonstratës
Aktualitet

Protesta e PD-së/ Ambasada amerikane: Shmangni zonat e demonstratës

13:45 - 24/01/26
Blushi: Pensionistët, më të varfër se në 2013, qeveria u ka borxh 1248 Euro në vit
Aktualitet

Blushi thërret qytetarët: Narko-regjimi do shkërmoqet nën këmbët e sovranit

12:45 - 24/01/26
Para
Si 20- vjeçari bashkëpunoi për të vrarë ish-deputetin Pashko Ujka, zbardhet shkaku

Si 20- vjeçari bashkëpunoi për të vrarë ish-deputetin Pashko Ujka, zbardhet shkaku

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Opozita të zgjohet, ky komb po vdes” – Alimehmeti shpall pajtim kombëtar për të rrëzuar Ramën në Tiranë
Aktualitet

Protesta kombëtare e opozitës, Alimehmeti: Diktaturat nuk hiqen me votë, por me përballje…

15:58 - 24/01/26

Partia Demokratike ka thirrur sot një protestë kombëtare në atë të cilën e quan si një nisje të një vale...

Lexo më shumë
Çështja “Bankers”/ GJKKO nxjerr nga qelia CEO-n kinez të kompanisë

Qinglong, Albtalent dhe GES/ Kush është rrjeti kriminal i “Bankers” që vodhi miliardat e naftës shqiptare

15:45 - 24/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti: Pse Shqipëria promovon të paaftët

Nga meritokracia te mediokriteti: Pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Manipulimi i votave në Kosovë/ Çfarë ka treguar rinumërimi deri tani?

Manipulimi i votave në Kosovë/ Çfarë ka treguar rinumërimi deri tani?

14:58 - 24/01/26
DETAJE/ Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës

DETAJE/ Si ndërroi jetë vajza e mitur e futbollistit të Tiranës

14:44 - 24/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com